SURGITE, MORTUI! - LE TE NGRIHEN TE VDEKUNIT! Nga SAMI REPISHTI
E Enjte, 05.07.2015, 04:16pm (GMT+1)
Ridgefield,CT.USA.- Kohet e fundit, shtypi gjerman ka trajtue "problemin" e nji nazisti 93 vjeçar, Oskar Gruening, "llogaritar ne Auschwitz" (1944).
Jehona e kesaj fushate ka perfshi Europen dhe ka arrijte edhe ne SHBA. Ne nji artikull-opinion te gazetares Anna Lauerbeck, editore e gazetes Tagespiegel, çeshtja "Gruening" trajtohet per efektin e saj ne popullsine gjermane, per menyren si e kaluemja naziste ka afektue opinionin publik gjerman, dhe per mundesite e nji kuptimi ma te mire te periudhes naziste ne Gjermani.
I pandehuni Gruening akuzohet si "...pjesmarres" ne vrasjen (murder) e te pakten 300.000 te internuemesh, shumica hebreje nga Hungaria. Gjate viti 1944, ai deshmoi zbritjen e kolonave nga treni, hymjen e te internuemeve ne kamp, ndamjen e tyne ne dy grupe: te fortit per pune te detyrueshme, dhe te pa aftit per denim me vdekje. Ai nuk reagoi. Ai nuk deshmoi per terrorin qe pau me syte e vet. Ai u mbulue me heshtje te plote...nga turpi, nga pesha e fajit, nga frika e denimit.
Gruening ashte keshtu nji tjeter ekzemplar i te ashtuquejtunit fenomen i "banalitetit te se Keqes" (siç e percaktoi Hannah Arendt); krime te perbindeshme, masive, jashte aftesise sone me kuptue e spjegue- siç ka qene rasti "holokaust"- gjate L2B, te kryeme nga individe medioker, pa asnji vlere intelektuale ose morale,, elemente robote qe veprojne simbas urdhenave te dhanun nga nalt, pa pyete, pa nevoje sqarimi te permbajtjes se urdhenit, pa deshiren me parashikue efektin shkaterrimtar te aksionit vrastar...!
Interesimi i popullit gjerman per kete gjykim u rrit edhe ma shume sepse ne te gjithe deshmine e tij, Gruening nuk zuni me goje fjalen "vrasje" (murder) por u shpreh se eliminimi i te internuemeve ka qene "i rregullte" dhe "i paster", nji akt rutinor qe konsumoj me precision 5.000 viktima ne dite". Vetem nji dite ai u prek kur nji roje SS vrau me dru nji femij qe vajtonte nga uria. Gruening u prek...! Ne spjegimin e tij ai deklaroi:"Mos harroni se ma ne fund, keshtu veprohej ne kampet e perqendrimit...!" Gjyqi kunder Gruening vazhdon ende. Popullsia gjermane reflekton mbi te kaluemen.... Ky gjyq ka nji randesi te posaçme sepse mund te jete i fundit. Qe nga viti 1945 e deri sot kane kalue 70 vjet. Por dalja e krimineleve para gjykatave gjermane detyron breznite tona me rishqyrtue: ç'fare na kujtojne krimet e djeshme, si regojme na sot, me qellim qe te mos perseriten neser?
Nga reagimi si rrjedhim i se kaluemes varet jeta e jone politike sot. Nga mesimet e marruna, na percaktojme trajektoren e edukimit te femijve tone. Gjermania ka qene dhe mbetet nji nga vendet ma te kulturueme ne bote. Por eksperienca naziste akuzon rande kulturen gjermane, dhe na tregon se edhe nji shoqeni mjaft e kulturueme gabon dhe rreshqet ne pellgun e krimit kolektiv. Kultura qe ngren nivelin tone si qenie njerezore, kultura qe mbjell ne zemrat tona idealin e njeriut te lire e me dinjitet, si epiqendra e gjthe veprimeve dhe qendrimeve tona, deshton para forces brute te legjoneve te djallit qe perfaqesojne "kulturen e vdekjes", siç e shohim sot, sidomos ne Lindjen e Mesme, ne qendren e ish qytetnimit arab....
Para se emnat, shifrat e tregimet e vuejtjeve tona te se kaluemes te marrin konotacione abstrakte, para se te bahen objekte diskutimesh akademike e mjete propaganda nga "donkishotet" e klasave politike cilado qofshin ato- na duhet te ndermarrim me vendosmeni te shumaneshme dhe pa sentimentalizmin e njeriut/qytetar, ne kete rast shqiptar- zbulimin e thelbit te karakterit tone, dhe te mentalitetit qe kemi formue e qe na drejton sot. Na duhet te njohim veten kur themi "une jam shqiptar!"
Nuk mjafton leximi i tregimeve te vuejtjeve nen rregjimin diktatorial na qe kemi perjetue fashizmin italian, nazismin gjerman dhe komunizmin "internacionalist" (maske e pansllavizmit agresiv). Na jemi ngope me ushqimin e tyne helmues. Po, e kemi luftue! Po, e kemi perkrahe, e sidomos e kemi pranue me koke ulun per dekada te gjata. Para nji gjendje te tille, na detyrohemi moralisht me tregue mirenjohjen tone per te gjithe ata, vellazen e motra, qe gjeten guximin e duhun me luftue per lirine e vendit gjate pushtimeve te hueja, dhe per demokraci gjate dekadave te terrorit komunist. Keta heroj dhe heroina te diteve tona kane shpetue nderin dhe dinjitetin e mbar kombit tone!
Ata qe moren rrugen e turpit te bashkepunimit me okupatorin, ose qe sherbyen besnikerisht ne legjonet vrastare te "diktatures se proletariatit" duhen perbuze. Edhe historia e jone, e nji vendi te vogel, ashte nji monedhe me dy faqe; bashke me lavdine e fitueme duhet te skuqemi nga turpi i shnjerezimit ku kemi ra ne disa epoka. Bashke me duertrokitjet, na duhet te gjejme forcen morale me denue te kaluemen tone poshtenuese, me denue te gjithe ata qe zbriten kombin tone ne pellgjet e nenshtrimit, e te krimit politik. Duhet denue krimi, duhet pranue pergjegjsia, e duhet te punojme drejt rindertimit moral...ne se duem te pengojme vdekjen tone morale qe mund te vij nga amnezia e plote e se kaluemes.
Sot, viktimet e terrorit te çdo ngjyre luten: "Mos na harroni!"Sot, kriminelet, ustallaret e ferrit e terrorit komunist kercenojne me perseritje te terrorit, ne vend te kerkimit te faljes se krimit te kryem. Nga leximi i procesit te kriminelit nazist Gruening, m'u kujtue spjegimi i komandantit te kampit te perqendrimit komunist ne Saver,Lushnje, (emni nuk me kujtohet), pellgu i zi ku humben jeten qindera e qindera femije, sidomos femije, gra e pleq te gjithe qytetare te pafajshem. Sot, ai jeton i qete (ne se jeton akoma) aty ka ku ka qene ma pare, dhe flet, pa pike turpi e pa bremje ndergjegjje per vuejtjet e torturat e ushtrueme mbi viktimet e kampit: "Ashtu ishte koha!...Na kishim urdher....Ç'te beja une?...Te kundershtonja?"
Ky ashte kulmi i banalitetit qe karakterizoi mediokritetet e pushtetit te terrorit. Dhe "e keqja" zhvillohet "normalisht" deri ne masaker kolektive, deri ne çfarosje. E pamundura bahet e mundur nga banaliteti i roboteve te indoktrinuem, pa mend pa zemer ne kampet e internimit per te pafajshmit per 45 vjet me rradhe te mbyllun ne kasolla prej balte me mure prej kashte...!
Jo, o vella katil: mos kundershto! Zbato me perpikemeni urdhenat e marrun nga nalt, vrit, shndero, rrah me drue, ngordhe me uri, moho sherbimet mjeksore, mos lejo arsimimin e femijeve, pengo vizitat familjare, ...dhe mos harro "plotesimin e normes" ditore dhe ndeshkimin e te dermuemit, te lodhunit nga mosha e smundja qe nuk plotesojshin "normen", ...ne vend qe te punosh ne nji ferme ose fabrike ku buka fitohet me djerse e ndershmeni...! Kriminale!
Jo, o vella katil: mos kundershto! Per turpin tand e te kombit qe ti i perket...! Sepse ti , bashke me kryekriminelet e piramides shtetnore jetoni sot jeten e qete...e jo ne kasolle balte. Asgja nuk ngjau ne te shkuemen! "E kaluara e kaluar, e shkuar...! Harrojeni, e te fillojme perseri...! Dhe ndoshta behemi edhe deputete , edhe ministra, pse jo? Shqiptare jemi ne...bijte e kesaje toke..." ne vend qe te punojshe ne ndertim, ne arsim, ne shendetesi aty ku buka fitohet me djerse e ndershmeni Groteske!
Sot, kercenime te fshehta e te hapura u bahen viktimave akoma te frikesueme nga jeta e veshtire per dekada te gjata, viktimave qe nuk kane guximin me kerkue banesat e tyne te sekuestrueme 70 vjet ma pare...Absurde!
E gjithe kjo katrahure nuk sherohet me fjale e fjalime. Duhet aksioni! Ne vendet europiane ku "pastrimi" i krimineleve ka perfundue me sukses, popullsia e çlirueme ban hapin e dyte, perpjekjen me qetesue ndergjegjet e trazueme me akte bamirese, ndihme per te tjeret: te vorfen, emigrante, azil politik, mundesi me rifillue nji jete te re etj. Por shqiptaret qe i ka lane mbrapa zhvillimi i shpejte europian (e te kenaqun me "supen ideologjike"), per nji rindertim moral duhet "pastrimi" i shoqenise nga elementet toksike te kriminalizuem dhe frika qe ata ende shperndajne.
"Ligji mbi dosjet dhe lustracionin", ashtu si u paraqit ne Kuvend me 30 prill 2015 nuk duket se synon "pastrimin", kondita kryesore per nji proces qe na qeteson ; nji domosdoshmeni per nji periudhe te re ne historine tone, dhe hymjem ne fazen e dyte te procesit, humanizimin e shoqenise sone shqiptare dhe pyetjen "perse" ngjau katastrofa e jone? Me spjegimin e arsyes se katastrofes vjen mirekuptimi dhe qetesimi i shpirtenve tone qe sot ne Shqiperi jetojne akoma te trazuem.
Ligji i ri i "dosjeve" per "lustracion" nuk permbushe kete mision. Me pushtete ne duer te caktueme e te akuzueme per fryme absolute, te zhytun ne krim e korrupsion qe kontrollojne jeten publike te vendit, nuk ndertohet as shteti, as shoqenia civile e paster shqiptare. Ligji i ri konfirmon sundimin e "personit", te "titullarit" te nji dikasteri qe vendos cili "zyrtar" mund te hetohet e cili jo pa arsyetim ligjor!- Ky ashte nji shantazh i turpshem, i hapun, qe do te kthej "zyrtaret" ne sherbetore besnike te "titullarit"...ashu si jane sot deputetet partiake te Kuvendit, "kukulla" te kryetareve te partive perkatese... e jo te zgjedhun nga populli...individe qe shiten e blehen, si dhente ne tregun e fshatit...!
Ashte patetike me lexue ne shtypin shqiptar se Kuvendi i Republikes se Shqiperise percaktohet si nji grumullim ku "...gjysma e Kuvendit, ne mos me shume, perbehet nga njerze pa asnje kontribut politik e publik, por jane ca tregetare, kontrabandiste, biznesmene qe vijne edhe nga bota e krimit, e kriminele safi qe ende nuk kane shperlare dosjet e tyre dhe nuk dine ende ke emer te perdorin si zyrtare, per shkak te llagapeve qe mbanin kur trafikonin droge e prostitucion!" Fatkeqsi kombetare!
Vitet kalojne. Shumica e ish te persekutuemeve kane vdeke pa i pare "dosjet" Familjet e tyne vazhdojne jeten e mjerimit, vorfenise e harreses nga "bota e re", jete qe filloi me 1945 dhe vazhdon edhe sot 70 vjet ma vone Shume nga ata qe mbijetojne nuk kane as fuqine e duhun, as aftesine praktike me imponue hapjen e dosjeve dhe lustracionin e ndershem, nji kerkese elementare per sherimin kombetar....
Keshtu, ata jane "te denuem" me ba nji ekzistence pa drejtim, pa mjete, pa shprese per nje te ardhme me dinjitet, per vete dhe per femijte e tyne. Ndersa ata qe "sundojne", qe drejtojne institucionet tona shtetnore, shkruente gazetarja Luljeta Progni ne Panorama "...kane frike nga e kaluara, kane frike se humbasin pushtetin e trasheguar, kane frike se u rrenohen bizneset e ngrituna pa te drejte mbi asetet kombetare, kane frike nga demokracia, kane frike nga e verteta...!
Sot, edhe une kam friken time. Me 30 prill 2015, ne rruget e Durresit, falangjistet pro-fashiste u perpoqen, me pengue fushaten elektorale paqesore te kandidatit te opozites, veprimtari qe na kujton Shen Petersburgun ne 1917, Romen e vitit 1922, Nurembergun e viteve 1932-33. Fashizmi si kult i dhunes qeveritare, pavaresisht nga ngjyra, nuk do te kaloje ne Shqiperi. Nuk besoj se do te kene sukses, keto grupe rrugaçesh qe kerkojne kthimin e se kaluemes diktatorjale. Po ata mund te kene sukses ne pergatitjen e nji tragjedie te re shqiptare!
Atehere, ndoshta te vdekunit do te ngrihen nga varret e te shpetojne te gjallet qe sot kane vdeke...! =======================================================
SAMI REPISHTI
|