VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KUSH E VRAU BEKIM FEHMIUN ?Nga HYS SHKRELI

                                                                                      

E Shtunë, 10.05.2024, 10:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KUSH E VRAU BEKIM FEHMIUN ?

Nga HYS SHKRELI

E Djelë, 06.20.2010, 07:57am (GMT+1)



Nje leter pa adrese

I bekuari Bekim.

Na thanë se ke vrarë veten. E pabesueshme. Ti, Bekim, nuk mund ta vrisje Bekim Fehmiun. Ai ishte i madh per t'u vrare. E deshe ti ate apo nuk e deshe, ai nuk ishte vetem i yti. Ishte edhe i joni.

Ti linde në një qytet tragjik, ku filloi një Lufte Botërore e disa të tjera Ballkanike.. Ti linde në një kohë të pakohë, kur shqiptarët nuk kishin film as ekran e as shtet të konsoliduar. Linde me shumë lindje shqiptare. Ishin ato lindje plot dhëmbje, disa edhe të pergjakshme. Ndaj u detyrove, njesoj si Uliksi, te rrugetosh e shperngulesh nga nje qytet ne tjetrin: Nga Sarajeva, Shkodra, Prizreni Prishtina....Udhëtove nga një kulturë ne tjetren, nga një front në tjetrin. Fole në shume gjuhe e, megjithate, disa nuk të kuptuan.

Ti zgjodhe të jetosh në një skenë e vend të turbullt. Kjo ishte beteja jote në te cilen ishe i gatshem per sulme e plagë. Ti nuk zgjodhe skenarin e jetes tende. Ate ta shkroi e imponoi koha e gjeneratës tënde.

Jeta jote ishte plot shkelqim e dallgë. Guxim e frikë. Sfida e fitore. I ngjante fatit te shqiptarit. I ngjante historisë tonë. Si komb, ne përherë ishim në luftë mbrojtese, ashtu siç ishe ti. Ndonjëherë, gjatë historisë, ne lidhem edhe aleanca te gabuara, mirëpo arritem edhe shkelqime në civilizimin evropian. Megjithekete, shpesh na bënë fajtorë. Ishim te akuzuar, ishim të abuzuar. Jo rrallë e zgjodhem tkurrjen si mbrojtje.

Ti jetove në Beograd, në kryeqytetin e vuajtjeve shqiptare: Aty ku ku shqiptaret i quajten sharraxhinj, njerëz me bishta, primitivë...Në qytetin ku shqiptarët përherë ishin të përbuzur e të nençmuar. Aty ku shpesh u sollen vendime të kobshme për shqiptarët.

Mirëpo, ti deshmove se ne nuk ishim njerëz me bishta por njerëz me njëqind shpirtëra. Nuk ishim sharraxhinjtë por vet sharra,: Ajo qe hapë udhë edhe aty ku nuk ka. U ngrite mbi urrejtjen e përbuzjen - në një yll hollivudian. Na bëre të ndihemi krenarë edhe atje ku s'na njihnin ose ku s'na donin. I munde përçmimet që iu bene kombit tënd. U tregove edhe armiqve të kulturës tonë se shqiptarët kanë talent, dhe mund të ngrihen edhe mbi kulturën e tyre. U deshmove atyre se ne kemi kulturë edhe për kulturën e tyre. U bëre idol i tyre e i yni.

Kritikët e tu te qortuan pse zgjodhe Beogradin si qytet tëndin akademik. Po çfare zgjidhje tjetër kishe? Ta studioje filmin në Prishtinë, Gjakovë, Ferizaj...? Kosova asokohe nuk kishte shkollë per ty....Ndoshta mund ta zgjidhje Tiranën. Po ta zgjidhje Tiranën, s'ka dyshim, rruga jote jetësore do të ishte tjetër. Mirëpo asokohe Tirana ishte e ndaluar për ty e për ne. Madje edhe kineastët më të njohur të Shqiperisë në ato vite, shkolloheshin në Rusi. Ndaj Beogradin, mbase, e pate një udhë të imponuar, nga rrethanat në të cilen jetove. Disa shtruan pyetjen e kundërt : Pse jo Beogradin?...Ne kishim intelektualë të shquar në të gjitha qendrat e Ballkanit. Nese kishim një Moisi në Vjenë, një Gjika në Bukuresht, një Luaras në Sofje, një Frashër në Selanik ...pse të mos kishim edhe një Bekim në Beograd ? Ne ate qytet jetuan dikur, e jetojnë edhe sot, me dhjetra mija shqiptarë. Në Beograd u shkolluan edhe intelektualë të shquar shqiptarë, nga Anton Cetta, Idriz Ajdeti e deri të Mark Krasniqi. Beogradi gjendet në Ballkan, e ky Ballkan u takon edhe shqiptarëve.

Të kritikuan pse nuk u shpërngule... Pse nuk e leshove Beogradin, atëhere kur edhe intelektualë serbë u larguan në shenjë proteste për politikën e luftën qe u udhehoq e drejtua nga ky qytet?... Vendimi yt, mbase ishte protesta jote. Apo lufta jote kundër tkurrjes shqiptare! Ne u shperngulëm në të kaluaren, me mija, nga Bujanovci, Nishi, Beogradi...Mjaft na shperngulën. Ndoshta është koha te rrijmë e mbijmë aty ku duam - për të deshmuar praninë tonë në të katër anët e Ballkanit.

Gjithnjë deshiruam te të shohim në nje film shqiptar, mirëpo kjo nuk ndodhi. Sigurisht, nuk ishe kundër filmit shqiptar, mirëpo ishe kundër provincializmit primitiv shqiptar i cili nganjëherë preku kulturën tonë. Ne kishim heronj e role për ty, mirëpo nuk kishim filma për ty. Sepse ti ishe më i madh se filmat qe bënim. Kosova nuk mund te të ofronte atë qe nuk e kishte. Ndaj na kritikove e te kritikuam. Donim te të shihnim të përsosur - doje të na shihje më të mirë. Kritikat, ngado qe erdhen, nuk ta humben madhështinë. Ti mbete vigan në artin tënd e kulturën tonë. Kosova nuk ka intelektualë për të gjykuar apo hedhur...

Jeta jote ishte një rrjetë sfidash. Ti rrenove ose kaperceve shumë mure. Vizitove Shqipërinë në një kohë të turbullt shqiptare, kur të tjerët e kishin te ndaluar. E theve kështu murin shqiptaro-shqiptar për te dëshmuar burimin e gjakut tënd. Shkove në France dhe, me suksesin tënd në Kanë, theve murin filmik midis Evropës Komuniste dhe Evropes Perendimore, të cilat i kishte ndarë lufta po i bashkonte arti. Më vonë, me filmat tu, theve edhe murin kulturor midis Evropes Lindore dhe Holivudit...Edhe atje ishe shqiptar. Deshen të ta ndryshojne emrin, për shqiptim më të lehtë, ose qellime komerciale, mirëpo ti nuk pranove. Emri yt kishte kuptim vetëm në gjuhen tënde. Mbete Bekim Fehmiu, në çdo ekran ku zure jetë. Ti hyre në Holivudin e Gjon Bellushit në kohen kur akoma nuk dihej se edhe ai ishte shqiptar. Pas Elena Qiriqit, ti ishe i pari emër shqiptar në dyert e Holivudit.

Bekim...Ti, nuk e vrave Bekim Fehmiun. Nuk mund ta vrisje. Nuk kishe fuqi vrasësi, per ta vrarë Bekim Fehmiun. Dikush apo diçka, vetem u dha fund dhëmbjeve e vuajtjeve te trupit tënd. Shpirti yt gjallëron e inspiron

Ty apo trupin tënd e vrau koha e ligë, koha e dhunës, koha e kobit, të cilen e sollen ata qe deshen një Ballkan tjetër.Ty te vrau dëshpërimi, vetmia, zhgenjimi, politika...Ty të vranë ata që plagosën Evropën, ata qe ngulfatën Ballkanin, ata që dogjen Kosovën, ata që shpërndanë vdekje, nga Kroacia e deri në Kosovë. Ty të vrau shovinizmi serb, primitivizmi Ballkanik, dhuna mbi humanizmin, urrejtja midis njerëzëve,.. Ty të vranë armiqtë e artit tënd. Ata të gjithë sëbashku nuk mund te të vrisnit me një plumb, ndaj të vranë me zymtësine, me errësirën e tmerrin që krijuan rreth teje.

Ti besove se kultura është mbi politikën, mirëpo politika shpesh e dhunoi kulturën. Ti besove se arti është mbi ndasitë midis njerëzëve, mirëpo njerëzit krijuan kufij gjaku. Ty të vrau rrënimi i kalasë tënde të paqës. Ty të vrau lufta pa luftëtarë. Të vrau paqja qe nuk ishte. Të vrau koha e pakohë. Të vranë ...apo besojnë se të kanë vrarë!

Ti jetove në dy brigjeve që nuk takoheshin dot, sepse urat rrënoheshin çdo ditë. I besove kohës në të cilen jetove, mirëpo ajo të zhgenjeu ty e ne. Zgjodhe heshtjen si armë kundër armiqve tu, zgjodhe izolimin si protestë, mbylljen si mburojë. Ishin këto armë shumë njerëzore e të civilizuara për armiqët e tu primitivë.

Ti vendose ta bësh këtë luftë i vetmuar. Megjithëkëte ne ndjehemi fajtorë: Të lamë të vetmuar, atëherë kur më se tepërmi kishe nevojë për miq. Ne të kishim ty në ekran, mirëpo ti nuk na kishe pranë.Te kërkojmë ndjesë.

Ti e le Kosoven, si Uliksi Penelopën, për të luftuar për artin tënd...Kosova të priti me vite. Po kthehesh nga Troja jote në Kosove - hi e shpirt, yll e famë. Vdekja jote na e kujton kohën kur kolosë të kulturës tonë vinin në arkivole nga dheu i huaj...

Ti le porosi të kremohesh. Ndoshta pse trupi yt ishte në flakë prej vitesh. Ndaj varri yt nuk do të jetë në Beograd as në Prishtinë, në Tiranë as Holivud. Varri yt do të jetë në qiell, atje ku pushojnë yjet. Sepse ti ishe një yll. Atje të pret Aleksander Moisiu e emra të tjerë shqiptarësh të bekuar. Në historinë tonë nuk është hera e parë që yjet shqiptarë lindin ose ngritën në dhe të huaj. E rëndësishme është qe ata shkelqejnë mbi tokën e tyre. Ne, jo rrallë u kemi dhënë krijuesë e heronjë edhe kulturave tjera, ashtu siç bën bota e civilizuar.

Ti ishe një shkolle e Moisive të rinj. Familja jote ishte një universitet shqiptar: Tempulli i Ibrahim Fehmiut. Sot familja jote jemi ne, të gjithë - adhuruesit e filmit tënd.

Thanë se jetove 74 vjet...Themi se jetove më mija vjetë e do te bësh edhe shumë jetëra tjera, në të katër anët e botës, kudo qe do të arrijnë filmat tu. Prizreni ta dha djalërinë ti po ia jep emrin: Bekimin.

Ti, nuk po i kthehesh tokës së Kosovës, ajo ka varre tepër. Po i kthehesh qiellit të Kosovës. Engjujt e artistet jetojnë në qiej. Prej sot, ai qiell ka një yll më tepër. Të gjithë ata që ëndërrojnë Olimpin tënd, le të shikojnë kah ai yll.

Të qoftë i kaltër Qielli i Kosovës! Qoftë e pafund bota e artit tënd! Qoftë i ndritshëm ylli yt në atë qiell!

Hys Shkreli, banon në Nju-Jork dhe është i vëllai i Azem Shkrelit, poetit të madh të letërsisë shqipe të shekullit XX.

HYS SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (2)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSHNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.20.2010)
TË DALIM PËRFUNDIMISHT NGA INERCITË E TRASHËGUARA PREJ LUFTËS SË FTOHTËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.18.2010)
MË MIRË VONË SE KURRË - SHEMBULLI BRITANIKNga FRANK SHKRELI (06.16.2010)
15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ (06.16.2010)
KOSOVA, VIKTIMË E BASHKIMIT EVROPIAN PA PRIVILEGJNga PATRICK MOORE (06.16.2010)
I PAEPURI PROFESOR SKËNDER LUARASIKujtime nga NAUM PRIFTI (06.15.2010)
PRANGOSJA E KRIMIT ËSHTË SHPRANGOSJE E SHOQËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.15.2010)
"The Wall Street Journal": SUKSESET E POLITIKËS SË JASHTME TË OBAMËSNga JAMES RUBIN, ish ndihmës Sekretar Shteti në administratën Klinton (06.15.2010)
A NUK ËSHTË IRONIKE?Nga MAUREEN DOWD, New York Times (06.14.2010)
KOSOVA E EMANCIPUARNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.09.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]