VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PO PSE HIMARA? Nga ALEKO LIKAJ

                                                                                      

E Shtunë, 10.05.2024, 01:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

PO PSE HIMARA?

Nga ALEKO LIKAJ


E Djelë, 08.15.2010, 11:17am (GMT+1)

Himara perseri rrivjen ne qender te vemendjes. Debate, deklarata, ku ultimativet vijne serish pertej kufirit, parashikime... Kete here nuk kane qene shkak zgjedhjet, a diçka tjeter, por çeshtja çame, edhe pse si pretekst sherben nje vrasje per motive te dobta, te ndodhura ne qender te qytetit nga disa te rrij nga Vlora. Pak ore me pare, kryeministri i Shqiperise dhe njekohesisht kryetari I PD se, Berisha, priti ne nje takim te veçante dy deputetet e nje prej partive çame, ku i ftoi ne bashkqeverisje, por edhe u garantoi realizimin e disa kerkesave, si ato ne perkujtim te martireve nga genocidi grek, por edhe per politikat e tyre te perespektives, ku çamet kerkojne drejtesi dhe pronat ne shtetin helen. Kjo u dogji menjehere grekeve pertej kufirit, por edhe atyre qe jane brenda kufirit, dhe qe rine me veshe te ngritur, edhe pse kjo eshte normale ne politikat qe bejme brenda vetes sone. U duhej qe te beheshin te gjalle, madje edhe te kercenojne, ndaj paturpesisht shfrytezuan vrasjen e nje njeriu te thjeshte qe flet dy gjuhe ne ate treve, e cila eshte bere problematike ne dhjetevjeçarin e fundit. Natyrisht qe krimi eshte krim dhe i pangjyre, aq me teper kur behet fjale brenda etnise se nje vendi . Por halli eshte gjetke, tek presioni ndaj politikes sone, e cila ende nuk ka kellqe te ece, por maramendet, e neperkembet si foshnja qe nuk ngrihet dot. Eshte çeshtje personaliteti tek kjo klase e re, te cilen do ta vuajme pambarimisht. Zjarrit i hedh benzine Janullatosi. Kete e ben ne menyre te rrufeshme. Pa u medyshur aspak. Demek i vjen keq e reagon si ortodoks. Po sa vrasje jane bere ne ato zona, dhe ky njeri I "perendise ", nuk e ka ngritur zerin qofte edhe per anen humane?. Ky mjeran, qe nuk eshte gje tjeter ne shqiperi, veçse syu dhe veshi i qarqeve antishqiptare, kendon si kendezi ne maje te plehut. Bollano vjen me pas "hiresise". Jep tone etnike, sikur Himara te ishte Greqi brenda tokes sone, madje shume larg kufirit tokesor. Bollanistet bllokojne rrugen, thua sikur te ishim ne mesjeten e hershme. Mbajne me ore te tera femije e te moshuar qe kane ardhur ne ate treve me pushime, qe u kane sjelle para, e perfitime te pallogaritshme te sezonit turistik, me te cilat do te jetojne gjate vitit te qete, e pa kokeçarje, me shume se sa ato qe u jep Greqia. I kercenojne dhe i denigrojne ne mes te vapes dhe nates. Shteti hesht. Nuk di se çfare te beje. T'ja prishi greqise apo te bej detyren e tij per te cilen eshte votbesuar. Noktaun u plote. Kjo trembje do te konvertohet me nje mungese totale vitin tjeter turistik. Kush mund qe te niset serish per te bere pushimet ne Himare, kur do te ndjehet i terrorizuar, kercenuar dhe i torturuar ?. Sigurisht do te gjejne zgjidhje te tjera. Por treva do te kete me pak te ardhura sezonin tjeter...

Po keshtu duan « grekerit » e shqiperise

Te kthehemi tek ngjarja. Nuk ka qene presioni i disa banoreve te Himares, qe e ke bere policine e shtetit te kape menjehere autoret e ketij krimi banal, te cilet kane shtypur nje te pafajshem, sepse foli ne nje gjuhe tjeter. Por mund qe te jene edhe shkaqe e motive te tjera, te cilat do ti zbardhe organi i hetimit, edhe pse krimit i u vu sfondi etnik. Gjithesesi njerezit qe kryen kete vrasje duhet te ndeshkohen. Dhe kjo eshte me se normale ne nje shtet ligjor

Po pse Himara ?

Keta malesore te mbledhur ne kete treve pergjate luftimeve te Skenderbeut me turqit, dhe pas vdekjes se tij, por edhe prurjet e vazhdueshme nga zona si « Lumi i Vlores », Kurveleshi e kryesisht nga zonat te tjera labe perreth, sot gjenden te konvertuar ne greke. Po ç'greke jane keta lumezinj qe nuk e njohin aspak detin qe e kane tek bregu ?. Ne historine tone nuk kemi asnje detar e zhvillim te tille pergjate Adriatikut dhe Jonit me perjashtim te ulqinakeve te cilet kane qene edhe pirate e detare te zot. Fakti se asnjehere edhe sot nuk ekziston ne ato brigje asnje flote civile, qofte edhe peshkimi tregon se keta te pagdhendur malesor shqiperie, nuk kane asgje te perbashket me greket qe kane qene dhe jane detare, e histotikisht mjeshtra te vertete ne kete zanat. Madje Himara as di ta gatuaj peshkun e prodhimet e detit, pavrsisht se sot kane mesuar bijte e saj ne restorantet greke, pasi shkelen token greke si refugjat pergjate viteve 90 te.

Kam qene ne kete zone ne vitet e diktatures. Me zuri dreka ne qytet. Kerkova peshk ne restorant pasi vija nga nje qytet qe e ka larg detin. Me nxorren nje pjate me disa peshq te skuqur me miell, si ato te lumit tone, Shkumbinit. Ky eshte, me thane. U kerkova ne se ishte i fresket, dhe me thane qe kishte ardhur mbreme nga Vlora. Ishte zene ne mengjez. Gatim tjeter nuk kishin. Presh e rradhiqe, e spinaq me bollek . Po tani keta malesore qe jetojne ne troje me emra te formuara kryesisht nga emra katolike, jane titulluar greke, sikur te jete nje grade e asgje tjeter. Marrin pension greqie, dhe per te mos humbur privilegjet qe i gjen me shumice edhe nga administrata e vendit, e mbushur me bollanot kurveleshas, jane te detyruar qe te flasin edhe ne shtepi, pa le ne rruge vetem greqisht. Ata qe nuk e dine e mesojne urgjentisht. Me thonte para ca ditesh nje i afermi im qe eshte nga « Lumi i Vlores » dhe qe ka nje prej djemeve te tij me pune ne Himare, qe nga diktatura. Kur shkoj tek djali degjoj nusen e tim bir qe te flasin greqisht, qe te dy jane nga i njejti fshat. U morren me dashuri. U them, mire qe ne rruge flisni greqisht me gjitonet e te njohurit tuaj, por ne shtepi ku s'ka njeri tjeter dhe perpara femijve, flisni nje gjuhe qe nuk eshte e juaja ?

Rri baba me tha nusja. Duam qe te jetojme. Po mos te flasim greqisht, na i presin qe te gjitha. Flakemi dhe nuk gjejme as edhe pune. Nuk i dilet pastaj jetes. Si ne ka plot familje ketu qe kane ardhur edhe pas nesh...

Eshte vertet dramatike ta mendosh se si tjetersohet njeriu keshtu. Nuk eshte i sigurte ne vendin e tij.

Po ku eshte shteti ?

Ku jane qeveritaret te cilet marrin para nga taksapaguesi shqiptar ?

Pse klasa politike shqiptare ka rene sqoke e ngroh vezet si nje pule e çoroditur qe mezi ka gjetur nje furik ?

Keto jane pyetje qe nuk marrin pergjigje. Dhe kur nuk ka pergjigje, ka Himare, ka greke te "importuar" politikisht, qe jo vetem bejne presion, por edhe terrorizojne rregullisht te udhehequr nga batakçij te te gjitha ngjyrave, te cilet perendi kane vetem parane, dhe ate qe u a jep atyre.

Himara ... nje dhimbje, nje kale troje e shekullit njezet.

Aleko Likaj

Bordo France

Aleko LIKAJ

http://aleko-likaj.blogspot.com/

ALEKO LIKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (2)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUSHTET PËR TË DALË NGA KRIZA - PUSHTIMI I POLITIKËSNga FRANCESCO GIAVAZZI, Corriere della Sera (08.14.2010)
FUQIA RUSE ËSHTË E KUFIZUARNga MELIK KAYLAN, Wall Street Journal (08.13.2010)
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.12.2010)
FUQIA AMERIKANENga JOSEPH S. NYE (08.12.2010)
POLITIKA E BANKROTITNga PATRICK MOORE (08.11.2010)
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.10.2010)
LETER Z. FAREED ZAKARIA, DREJTUES I PROGRAMIT FAREED ZAKARIA GPS GLOBAL PUBLIC SQUARE (GPS) NË CNN Nga ILIR HYSA, New York (08.10.2010)
A ËSHTË MË E LEHTË TË FITOJMË BETEJËN PËR NJOHJE APO ATË PËR ZHVILLIM ? NGA FATON BISLIM (08.09.2010)
KUÇEDRA SHMANGET VETËM NË ASAMBLENË E PËRGJITHSHMENga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.08.2010)
AMBASADA AMERIKANE NË TIRANË NDERON DY ISH ZYRTARË TË SAJ"Ranë për idealet e lirisë dhe demokracisë"Nga FRANK SHKRELI (08.07.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]