VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - VDEKJA E POETITNga SKËNDER BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 01:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Hënë, 09.06.2010, 07:07am (GMT+1)

Sapo kam marrë lajmin e vdekjes së poetit Jamarbër Marko. Jamarbëri është bir i Petro Markos. Me shkrimtarin e adhuruar dhe familjen e tij jam miqësuar në pleqërinë e Petros. Kishte botuar romanin "Nata e Ustikës". Ishte një botim rehabilitues ndaj autorit, pasi romani kishte shumë vite në dorëshkrim. Unë shkruaja kritikën e parë për romanin. Më vonë i kam marrë intervista Petros, i kam bërë vizita familjare.

Pse Petro Marko i burgosur nga Zogu, i burgosur nga Italia fashiste, burgosej edhe nga Enver Hoxha dhe dënohej me vdekje gjithë jetën, dënohej me vdekje të familjes së tij gjithë jetën? Petro më përgjigjej ndaj një pyetje përafërsisht kështu të formuluar: "Ua them të gjithëve: Mua më ka urryer Enver Hoxha!"

Ky do të ishte titulli i intervistës sime me Petron, botuar në "Drita". Ishte gjëmë e madhe nëse të urrente një sekretar partie i fshatit apo i bllokut, pa le më të të urrente vetë Sekretari i Parë. Prandaj Petro Marko do të burgosej, prandaj Petro Marko do të ndalohej, prandaj Petro Marko nuk do të rehabilitohej asnjëherë plotësisht. Dhe do ta ndiqte i njëjti mallkim edhe pas vdekjes.

Me Petron i pinim kafet në shtëpinë e tij. Perimetri i jetës së tij, prej shumë e shumë vitesh, ishte ngushtuar deri në kafen përballë apartmentit të tij, tek Arbëria, ose pak metra larg shtëpisë, tek klubi i Gazetarëve. Pothuaj e gjithë jeta familjare, i gjithë komunikimi i tyre me botën ishte brenda një perimetri të tillë të ngushtë. Ishte një ngujim i detyruar frymëzënës nga regjimi më hakmarrës dhe nga paranojaku më hakmarrës në krye të tij.

Nuk ishte e vështirë, pra, të hakmerreshe me Petro Markon dhe familjen e tij. Ishin një familje artistësh. Në kohën e ndalimit të tij të kushedisatë, Petro Markos ia burgosnin të birin dhe ia dërgonin në Spaç. Jamarbër Marko ishte gazetar i ri dhe poet i ri. E kishte në gjak antiskematizmin. Burgosja e të birit ishte më shumë se burgosje për Petro Markon. I biri dënohej me hekura, i ati dënohej me vdekje të shpirtit.

Ardhja e pluralizmit e gjente familjen e Petro Markos plot me plagë. Më e rënda dhe më e liga nga plagët ishte se iu ishte atrofizuar, iu ishte mbytur çdo reagim shërues ndaj këtyre plagëve. Ndihma e parë urgjente për ta shpëtuar këtë familje artistësh do të ishte nxjerrja e saj nga ky status. Petroja dhe familja e tij ofronin miqësi e çiltërsi tek të gjithë. Mjerisht nuk iu shpërbleheshin dhe nuk iu shpërblyen.

Petro Marko do të përfshihej në proceset e pluralizmit. Pa e fshehur gëzimin, më tregonte se kishte marrë pjesë në hartimin e platformës së Partisë Republikane. Vetë do të largohej në përvjetorin e parë të pluralizmit. Vitet e fundit kishte vuajtur shumë nga shëndeti, kishte bërë edhe një operacion për prostat jashtë shtetit. E priste vdekjen. Dhe ua kishte lënë amanet familjen të gjithë miqve të tij.

Një nga shkrimtarët më të shquar shkrimtarë, Petro Marko linte një vepër të madhe prapa, një pasuri të madhe nga edhe familja do të kishte të drejtë të përfitonte. Dhe të jetonte e lumtur, e pasur, edhe sikur të merrej thjesht me qeverisjen e të ardhurave nga vepra e Petros, që nga vepra aq e adhuruar nga rinia si "Hasta la Vista", tek romani aq kozmopolit "Qyteti i fundit", deri tek "Shpella e piratëve", aq e dashur për fëmijët, e deri tek veprat e fundit të lëna në dorëshkrim. Një nga piktoret më të talentuara, Safo Marko, gruaja e Petros, po ashtu ka në opusin e saj një krijimtari tejet të pasur. Në duart e dikujt tjetër kjo krijimtari do të kishte qenë tejet fitimprurëse.

Harrimi, mospërkrahja, indiferenca do të ishin dënimi modern për familjen e Petro Markos. Kjo luftë e re do të kishte çmimin e saj. Tranzicioni do të kishte trashëgimi kryesore nga regjimi komunist paranojën, do të kishte trashëgimi kryesore paranojakët. Ky do të ishte mallkim për shqiptarët. Do të ishte mallkim i veçantë për familjen e shkrimtarit, tashmë treanëtarëshe.

Më i brishti i nga e gjithë familja, ndoshta më i brishti nga të gjithë shqiptarët që kanë jetuar në Shekullin XX dhe do të jetojnë në Shekullin XXI, Jamarbër Marko, legjendari Madu, do të mbetej poet dhe do të shndërrohej në një roman të pashkruar, në kërkim të autorit edhe për kushedi sa kohë. Do të përgatiste tri vëllime poetike, do t'i botonte dy prej tyre, "Rastësisht me dashje" (1995) dhe "Pro nobis" (2001). Botimi dhe suksesi do t'i kenë sjellë sadopak këndellje shpirtërore. Mjerisht, nuk i ka sjellë as komoditet minimal, nuk i ka sjellë as mbijetesë.

Kështu do të dorëzohej luftëtari i madh, trashëgimtari në linjë mashkullore i Petro Markos. I vetmi shqiptar, i vetmi i ri shqiptar që shpallte pa mëdyshje dëshirën për t'ua hequr shqiptarëve qafe ai me duart e veta diktatorin, Jamarbër Marko ishte i armatosur me armën më të pafajshme, metaforën poetike. Këtë e kishte në gen. E kishte në gen edhe për të mos i bërë dot keq askujt. Mjerisht as atij që e meritonte, armikut personal të babait të tij, Enver Hoxhës.

(Ky opinion është botuar me 7 Shtator tek Bota Sot)

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AMERIKA PAS IRAKUTNga ROGER COHEN, New York Times (09.04.2010)
Në kërkim të lideritRUGOVA I RI SHKAKTON FURTUNË NË KASTËN E VJETËR TË LDK-SËNga ELIDA BUÇPAPAJ (09.03.2010)
Përvjetori i një Lëvizjeje që Tronditi BotënTRIDHJETËVJETORI I KRIJIMIT TË LËVIZJES SOLIDARNOSHQNga FRANK SHKRELI (09.02.2010)
IRAKU - FUNDI I NJË LUFTE TË PAPËRFUNDUAR(Çfarë tha dhe çfarë nuk tha Presidenti Obama në fjalën e tij të 31 Gushtit 2010) Nga ILIR HYSA, PhD Candidate, New York (09.01.2010)
FATI I UKSHIN HOTITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.31.2010)
Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitareVENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORENga ELIDA BUÇPAPAJ (08.31.2010)
ÇKA TASH, HERR VESTERVELENga PATRICK MOORE (08.31.2010)
NËNË TEREZA: NDERI I KISHËS KATOLIKE DHE KRENARIA E KOMBIT SHQIPTARNga FRANK SHKRELIFJALIM ME RASTIN E 100 VJETORIT TË LINDJES SË NËNË TEREZËS (08.30.2010)
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRINga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.30.2010)
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.29.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]