KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 09.07.2010, 07:52am (GMT+1)
Ibrahim Rugova, presidenti i parë i Kosovës,
ideologu i pavarësisë dhe vizionari më i madh modern Perëndimor shqiptar, posa
Kosova u çlirua mbështeti ndërtimin e Katedrales së Nënë Terezës. Dhe dalja e
fundit e Rugovës në publik ka qenë më 26 Gushtin e vitit 2005, së bashku me
Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi, kur vendosi gurëthemelin e
katedrales. Atë ditë, që përkon vetëm katër muaj e pak nga dita e vdekjes së
tij, ai duke e vendosur atë gur do të thoshte: "Sot është një ditë e madhe
për Kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën, sepse po e bekojmë gurin e themelit të
një tempulli të shenjtë, që i kushtohet Nënës së dashur shqiptaro-kosovare dhe
Nënës së Njerëzimit - të lumturës Nëna Tereze - asaj që lartësoi nderin e
Kosovës dhe të shqiptarëve në gjithë planetin duke i afirmuar vlerat tona dhe
duke ndihmuar gjithë njerëzimin." Gurëthemeli i Katedrales përkonte me 95
vjetorin e lindjes të Nënë Terezës. Pesë vjet më vonë katedralja me themele të
përuara nga Presidenti Ibrahim Rugova do të mbaronte së ndërtuari.
Kosova duhet t'i kishte ndërtuar me kohë Katedralet e saj, mund të kishte
ndërtuar një Katedrale për Skënderbeun, një Katedrale për Konstandinin e Madh,
një Katedrale për Pjetër Bogdanin. E njëjta gjë edhe në Shqipëri. Por kjo ishte
e pamundur pasi atje diktatura komuniste ikonoklaste i kishte shkatërruar dhe
shkallmuar vendet e kultit, ndërsa të gjithë klerikët i kishte varur në litar
apo rrasur deri në vdekjen e tyre nëpër burgje. Në të njëjtën mënyrë kishte
vepruar edhe regjimi pushtues në Kosovë. Edhe sot e kësaj dite Serbia vazhdon
të ndërtojë në Kosovë kisha ortodokse, ndërsa katedralja e Nënë Terezës është e
para e këtij lloji. Kultura dhe besim katolik është pjesë e kulturës tonë
kombëtare, është pjesë e trashëgimisë sonë kulturore. Shqiptarët sot janë me
shumicë myslimane, bashkë me autoren e këtij shkrimi, por ky fakt nuk mund ta
ndryshojë historinë, se kalimi në fenë e re ka qenë i vonshëm. Përpara se të
konvertoheshim në myslimanë kemi qene katolikë, dhe përpara se të
bëheshim katolikë kemi qenë paganë. Dhe Katedralet janë monumente të besimit e
të kulturës që më mirë se librat e vërtetojnë historinë.
Më ka rënë rasti të vizitoj disa nga katedralet më të famshme të botës. Kam
vizituar Katedralen e Sant Patrikut në New York, atë të Milanos, të
Strasburgut, të Këlnit, të Fraiburgut, Katedralet e Baselit, Bernës, Katedralen
e Shën Pjetrit në Romë, e ndërtuar në periudhën e Rilindjes së vonë Italiane,
dhe në të gjitha herët kam mbetur e befasuar nga gjenia e artistëve, arti i të
cilëve është hyjnor që të bën të besosh se përjetësia ekziston. Zakonisht
Katedralet ku ndërthuret stili gotik me atë romak, ku përzihen periudha e
Mesjetës me të Rilindjes, janë vende liturgjie dhe lutjesh, por janë edhe
vende pelegrinazhi, si pjesë e trashëgimisë kulturore të qytetërimit
evropian, si monumente të kulturës Perëndimore. Kush viziton sot Katedralen e
Shën Pjetrit në Romë, një nga arsyet e forta për ta bërë këtë vizitë është për
të parë nga afër të gjallë mrekullinë e Mëshirës të Mikelanxhelos, një
kryevepër e artistit të Rilindjes italiane punuar mrekullisht në mermer. Në
Katedralen Kelnit buzë lumit Rin, më e madhja në Evropë, të mahnit stili gotik,
ndërsa katedralja e Milanos ka shërbyer si frymëzim për Persy Shelley, Alfred
Lord Tennyson, Markt Twen etj. etj.
Katedralja e Nënë Terezës, që nga dita e vendosjes të gurthemelit të saj nga
Ibrahim Rugova, do të duhej të ndërtohej brenda disa muajsh, do të duhej
të ishte madhështore dhe e krahasueshme me Katedralet më të famshme të botës,
si ato të përmendura më sipër, dhe ai gur themeli që vuri Rugova nuk do të
duhej të kthehej kurrsesi në pretekst për të nisur një fushatë makabre kundër
tij, ndërsa ishte në shtratin e vdekjes, duke shpifur sikur Rugova e merrte
këtë nismë sepse ishte konvertuar në katolik, kur Rugova e ndërmerrte këtë
nismë nga pozitat e një burrështeti me përmasa evropiane.
Kundërshtarët diabolikë të Rugovës bëjnë sikur harrojnë se figurat e shquara të
katolicizmit shqiptar, janë në fakt figurat më autentike të ruajtjes dhe
konservimit të identitetit tonë kombëtar, si një nga kombet më të lashta të
Evropës.
Në këtë kontekst, trashëgimia katolike kristiane e shqiptarëve nuk ka se përse
të fshihet, përkundrazi ajo do të duhej të evidentohej me kohë, dhe meqë
diktatura dhe pushtuesi nuk na e kishte lejuar, atëhere e kemi për detyrim
moral që të përmbushim ato boshllëqe, të shkaktuara me qëllim nga ata që kishin
ndërmarrë kundër nesh fushata shfarosëse apo ata që e kishin kthyer Shqipërinë
në tokë të ndaluar për Nënë Terezën e shqiptarët i kishin ndërsyer në fushatat
vëllavrasëse të luftës të klasave. Andaj ndërtimi i Katedrales të Nënë Terezës
duhet të jetë vetëm fillimi i këtij rizgjimi, që në fund të fundit është
shprehja më kuptimplotë e tolarancës së shqiptarëve.
14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË
PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJPROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJKATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E
PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET
E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN
FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI
I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJUNIFIKIMI
I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM
EVROPIANO-KOMBËTAR Nga
ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA
NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ELIDA BUÇPAPAJ
|