VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJANga SKËNDER BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Shtunë, 10.05.2024, 12:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Enjte, 09.16.2010, 07:12am (GMT+1)

Në prag të atyre që do të ishin bisedime të reja, Kosova hyn pakashumë e ngrirë, përballë një kundërshtareje bukur të këndellur. Kosova hyn në bisedime të reja përballë autores së ngrirjes së saj, përballë Serbisë. Serbia hyn në bisedimet e reja, duke pasur në dorë butonin e mekanizmit ngrirës të Kosovës.

Kosova aktualisht është e ngrirë në shumë rrafshe njëherazi. Është e ngrirë në rrafshin e brendshëm, sepse një e treta e saj, veriu, nuk i kryen funksionet e sistemeve kryesore jetike të një organizmi, ndërsa pjesë të tjera të vendit, të banuara me serbë apo troje të tempujve fetarë, janë relativisht jashtë këtyre funksioneve.

Aktualisht Kosova është e ngrirë në raport me vendin nga më së shumti importon dhe ku nuk eksporton dot asgjë në mënyrë të ligjshme, por vetëm në të zezë, pra në raport me fqinjen e saj veriore. Fqinja veriore e Kosovës, Serbia, ndonëse një vend në krizë të gjithanshme, kryesisht ekonomike, arrin t'i bllokojë eksportet e Kosovës në territorin e vet dhe në Bosnjë.

Ende Kosova vazhdon të jetë e ngrirë në raport me Bashkimin Evropian, organizmin që mban në Kosovë një mision të sajin policor, EULEX. Kosovën nuk e njohin pesë vende të Bashkimit Evropian: Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qiproja. Dhe është ky organizmi që mëton t'i organizojë dhe drejtojë bisedimet e reja midis Kosovës dhe Serbisë. Është organizmi që prodhoi rezolutën e paraqitur nga Serbia në Asamblenë e Përgjithshme dhe të miratuar atje me aklamacion, pra pa u votuar.

Gjithashtu Kosova vazhdon të jetë e ngrirë në raport me bashkësinë ndërkombëtare, e cila vazhdon të ketë në Kosovë një mori misionesh ushtarake, civile, hibride të këtyre të dyjave, duke filluar nga UNMIK-u e duke mbaruar tek KFOR-i.

Në këtë kontekst, edhe populli i Kosovës është ende në gjendjen e pritjes dhe të vetëpërmbajtjes, duke shpresuar se çka u nis për mirë do të bitiset për mirë, pra pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës do të konsolidohen përfundimisht duke e bërë Kosovën anëtare të Kombeve të Bashkuara, çka ia hap kësaj dritën jeshile për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Tash në Kosovë është e qartë mirëfilli se nuk ka Evropë, nuk ka hapësirë veriatlantike për të, nëse nuk është pjesë e bashkësisë ndërkombëtare.

Me diplomacinë që ka ndërtuar dhe me shkallën aktuale të përfshirjes së diplomacisë mike e aleate, Kosova e ka praktikisht të pamundur ritmin e duhur të njohjeve të reja të cilat do të përshpejtonin anëtarësimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në këto kushte Kosovës i imponohet ta përqëndrojë investimin e saj në njërin nga të paktën këto dy drejtime:

Të dalë sa më urgjent nga inercia e periudhës së federatës dhe ta kthejë të gjithë infrastrukturën e saj të marrëdhënieve kryesisht drejt Shqipërisë dhe nëpërmjet Shqipërisë. Dhe shtimin e njohjeve të reja t'ia lerë kohës, duke investuar gjithçka në konsolidimin e brendshëm të shtetit dhe në zgjerimin gradual të këtij konsolidimi në rrafshin e jashtëm. Modele të tilla të suksesshme ekzistojnë plot në praktikën e derisotme botërore.

Të investojë tërësisht për shtimin e njohjeve të reja. Nëse kështu, atëherë Ministrinë aktuale të Integrimeve, krijuar me synim anëtarësimin e shpejtë në Bashkimin Evropian dhe NATO, Kosova ta nxjerrë nga trajta sibolike që ka, dhe ta shndërrojë përmbajtësisht në Ministri të Integrimeve Ndërkombëtare, duke ia dhënë asaj pjesën më të majme të buxhetit shtetëror dhe sponsorizimet më të majme nga kapitali vendës e i huaj mbështetës e përkrahës. Dhe kjo Ministri të merrej nëntëdhjetë për qind me shtimin e njohjeve të reja dhe anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizmat ndërkombëtare politike, ekonomike, kulturore, arsimore, sportive, humanitare e tjerë.

Vetëm kështu, duke dalë nga gjendja e fosilizuar drejt së cilës po e çojnë raportet me Serbinë dhe me Bashkimin Evropian, Kosova do të ishte në gjendje për çfarëdo bisedimesh të reja. Pra, duke qenë e konsoliduar de fakto në rrafshin e brendshëm dhe në rrafshin ndërkombëtar.

(Ky opinion është botuar tek Bota sot më 14 Shtator 2010)

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MYSLIMANËT DUHET TË BESOJNË TE SHBA-tëNga TARIQ RAMADAN, Washington Post (09.13.2010)
AZEMI, DISIDENTI I LINDURNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.12.2010)
BISEDIMET PRISHTINË-BEOGRAD DHE STATUSI I KOSOVËSNga FATON BISLIMI (09.12.2010)
FIDEL CASTRO: SISTEMI KOMUNIST KUBAN KA DËSHTUARNga FRANK SHKRELI (09.11.2010)
SHËRUESET E 11 SHTATORITNga NICHOLAS D. KRISTOF, New York Times (09.09.2010)
MIQËSIA ME VATIKANINNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.08.2010)
KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTARO-AMERIKAN (KKSHA) NDERON ME ÇMIMIN "DUART E SHPRESËS" ISH ZËVENDËS SEKRETARIN E SHTETIT AMERIKAN, AMBASADORIN NICHOLAS BURNSNga FRANK SHKRELI (09.07.2010)
NGA DO T'IA MBASH ZOTI TADIQ?Nga PATRICK MOORE (09.07.2010)
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANENga ELIDA BUÇPAPAJ (09.07.2010)
SUPER-E THYER, SUPER-E KURSYER, SUPER-FUQI?Nga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times dhe International  Herald Tribune (09.06.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]