E Mërkurë, 07.17.2024, 05:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
POLITIKANËT MË TË PASUR AMERIKANË

E Hënë, 03.02.2015, 09:41am (GMT+1)





1. Colin Powell

Pasuria neto: 45 milionë dollarë

Colin Powell është edhe një tjetër politikan i rrallë amerikan, i cili do të donte t'i shihte të dy partitë, Republikane dhe Demokrate, duke punuar së bashku, duke bërë kompromise, në vend të sulmeve kundër njëra-tjetrës. Ai është një gjeneral i pensionuar me katër yje, ish sekretar i shtetit dhe ka mbajtur poste të tjera të rëndësishme. Edhe pse ai tani nuk merret aktivisht me politikë, Powell ka mbetur në botën e politikës, si zëdhënës dhe mbështetës i kandidatëve të tjerë. Powell kishte qenë në qendër të vëmendjes së mediave kur e kishte mbështetur kandidaturën e Barack Obama-s për president, derisa Obama kandidonte kundër një kandidati të partisë së tij (Powell-it).


2. Hillary Clinton

Pasuria neto: 21.5 milionë dollarë

Hilary është bërë makineri e vërtetë politike përgjatë viteve. Ajo ishte zonjë e parë për dy mandate, më pas garoi kundër Obama-s në garën demokrate për të nominuarin presidencial në vitin 2008, e tani është kandidatja më e mundshme demokrate për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Shtypi e ka sulmuar atë së fundmi, duke thënë se femrat, pjesëtare të stafit të saj, ajo i ka paguar më pak se meshkujt.

3. John McCain

Pasuria neto: 21 milionë dollarë

John McCain ka qenë i pranishëm në të kaluarën në media për shkak se ishte kundërkandidat i Barack Obama-s në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008. Vendimi i tij që ta nominonte Sarah Palinin si kandidate për zëvendëspresidente i ka kushtuar shtrenjtë, meqë ai ende vazhdon që të kritikohet për të. Por, ai e "prishi" punën tash vonë edhe vetë, duke thënë se turpërohet nga vendimi i tij. Mediat sikur të kishin qenë duke e pritur këtë deklaratë, nuk e lëshojnë se nuk e lëshojnë nga goja.

4. Elizabeth Warren

Pasuria neto: 8.75 14.5 milionë dollarë

Njëra ndër arsyet pse nuk dihet me saktësi pasuria e senatores nga Masaçusetsi, Elizabeth Warren, ka të bëjë me faktin se kjo pasuri mund të përdoret kundër saj nga kritikët. Me gjasë Warren është e vetmja politikane nga kjo listë, e cila vazhdon që të dalë në ballinat e shtypit kryesisht vetëm për shkak të pasurisë së saj. Warren ka krijuar emër si luftëtare për të drejtat e qytetarëve të thjeshtë, kështu që kritikët e saj mundohen ta paraqesin atë sa më të pasur, duke u nisur nga logjika se, po të ishte ajo aq e shqetësuar për të drejtat e të varfërve, nuk do të bëhej kaq e pasur.

5. Presidenti Barack Obama

Pasuria neto: 12.2 milionë dollarë

Ja, i erdhi radha edhe presidentit të SHBA-së. Ai është e tepërt të thuhet, është vazhdimisht në TV dhe shtyp. Herë dëgjojmë kritika aq të rrepta në drejtim të tij, saqë na mbushet mendja se ai është djalli vetë, e herëve të tjera dëgjojmë aq shumë lëvdata për të, sa fillojmë të mendojmë se ai nuk është njeri, por engjëll.

6. Mitch McConnell

Pasuria neto: 9.8 milionë dollarë

McConnell është një republikan tjetër, i cili vazhdimisht është në emisione foljore, ku nuk përjashtohen as ato humoristiket. Por, shakatë mënjanë, McConnell e meriton tërë këtë vëmendje si politikan. Ai ka qenë aktiv në politikë me dekada të tëra, që nga vitet 1960. Aktualisht, ai është senator nga Kentaki.

7. John Boehner

Pasuria neto: 5 milionë dollarë

Do të ishte shumë vështirë t'i shikoje lajmet, e të mos e shihje John Boehner-in. Në fund të fundit, ai është kryetar i Dhomës së përfaqësuesve të SHBA-së. Boehner tash vonë ishte në lajme për shkak se ishte zemëruar me gazetarët, të cilët ia kishin bërë një pyetje relativisht të sinqertë, që kishte të bënte me qëndrimin republikan dhe demokrat rreth imigrantëve.

8. Chris Christie

Pasuria neto: 4 milionë dollarë

Nëse e përcillni kanalin TV MSNBC ose emisionin "Real Time" me Bill Maher-in, atëherë doemos do të dëgjoni diçka keq për guvernatorin e Nju Xhersit, Chris Christie. E tërë kjo filloi me skandalin politik të quajtur "Bridgegate", sipas të cilit të emëruarit politikë të Christie-t mbyllën korsitë në urën "George Washington", me qëllim të pengimit të trafikut kah Nju-Jorku. Por, akuzuesit nuk kanë dalë me shpjegime të qarta rreth motiveve të mundshme për një veprim të tillë. Edhe Christie përmendet si kandidat i mundshëm presidencial i republikanëve.

9. Ted Cruz

Pasuria neto: 3.5 milionë dollarë

Ted Cruz, senator shtetëror nga Teksasi, Cruz së fundmi është bërë lajm si kandidati më i mundshëm presidencial republikan nga Teksasi, bashkë me Scott Walker. Rick Perry dhe Jeb Bush ishin menjëherë pas tij. Ai ka deklaruar se të gjithë ata që i bëjnë pyetje të pakëndshme gjatë fjalimeve, janë operativë të paguar të administratës së Obama-s. Kjo është një shaka e tij, por ka amerikanë të tillë që e marrin si të vërtetë.

10. Rand Paul

Pasuria neto: 2.5 milionë dollarë

Rand Paul është senator nga Kentaki, që ka qenë goxha shpesh i pranishëm në lajme. Për ata që nuk e dinë, ai është mbështetës i "Tea Party". Ai është kritikuar për komentet rreth abortit dhe është i njohur edhe për komentet e tij paranojake, sikur: "Presidenti është duke bërë komplot kundër amerikanëve". Disa mendojnë se Paul mund të jetë kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

11. Lindsey Graham

Pasuria neto: 1.5 milionë dollarë

Graham, dorën në zemër, më shumë shihet në emisionet humoristike, sikur "The Daily Show" dhe shpesh "sulmohet" me pyetje nga partia e vet, për shkak se nuk është mjaft konservativ. Graham është i mirënjohur për prirjen e tij që të bashkëpunojë edhe me demokratët (ai është republikan), por jo në favor të luftës, por të paqes. Ai ka kundërshtuar edhe të ashtuquajturën "Tea Party".

12. Jeb Bush

Pasuria neto: 1.3 milionë dollarë
Jeb Bush shpesh shihet në lajme dhe familja e tij është një familje e mirënjohur dhe e dalluar. Bushët janë quajtur "dinastia më e suksesshme politike në historinë amerikane". Jeb së fundmi është gjetur në qendër të vëmendjes për shkak të të qenit pretendues serioz për t'u nominuar kandidat republikan në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.





Kandidatët për Presidentë të SHBA që nuk e fituan garën


Të tjerë politikanë Amerikanë


10 politikanët më të pasur në SHBA

The Top 10 Richest Politicians in the United States

10

10. Rick Scott $83 milionë

9. Bill and Hillary Clinton $85 million

8. Al Gore $100 million

8

7. John Kerry $193 million

7

6. Mitt Romney $255 million

5. Michael McCaul $305 million

5

4. Jon Corzine $375 million

SCHWARZENEGGER

3. Arnold Schwarzenneger $400 million


2. Darrell Issa $450 million

1. Michael Bloomberg $27 billion










www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VRASJA E NEMCOVIT - A MUND TË JETË KADYROV DORA E ZGJATUR E PUTINIT? (03.01.2015)
ZËRI I AMERIKËS - KUSH ISHTE BORIS NEMCOVI (02.28.2015)
NEMCOV - KRITIK I HAPUR I PËRZIERJES RUSE NË UKRAINË (02.28.2015)
TERRORISTI NORVEGJEZ BREIVIK - JA PSE I URREJ SHQIPTARËT (02.27.2015)
GAZETARI RUS FITON AZIL POLITIK NË UKRAINË (02.27.2015)
IDENTIFIKOHET 'JIHADI JOHN' (02.26.2015)
SEKRETARI I RI I MBROJTJES ASHTON CARTER (02.26.2015)
ARKIVAT E JUSUPOVIT, NJËRIT PREJ VRASËSVE TË RASPUTINIT, KTHEHEN NË RUSI (02.26.2015)
ANATOLY SOBCHAK - NJERIU QË RRITI PUTININ (02.25.2015)
ANGLI - GJAKU I WINSTON CHURCHILLIT DEL NË ANKAND (02.24.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lart]