PILOTJA UKRAINASE E NDËRPRET GREVËN E URISË PAS 3 MUAJSH
E Enjte, 03.05.2015, 02:30pm (GMT+1)
Shërbimi i burgut rus ku po mbahet pilotja ukrainase, Nadia Savchenko, njofton se e burgosura, pas tre muajsh grevë urie ka filluar të pij supë pule.
Agjencia e lajmeve, Interfax, e citon një zyrtar të këtij shërbimi duke thënë "sot, Savchenko është pajtuar që të përcjellë rekomandimet e mjekëve rreth shëndetit të saj dhe është pajtuar që të pij supë pule".
Savchenko thotë se ajo u kidnapua nga rebelët pro rusë në lindje të Ukrainës në muajin qershor dhe në mënyrë ilegale është dërguar në Rusi ku akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e dy gazetarëve që mbulonin konfliktin e Ukrainës.
Rusia nuk i ka pranuar kërkesat e perëndimit që ta lirojë Savchenkon.rel