VENDOSET ILEGALISHT NË NJU JORK BUSTI I EDWARD SNOWDENIT
E Martë, 04.07.2015, 03:40pm (GMT+1)
Një grup i njerëzve e kanë vendosur në mënyrë ilegale një bust të ish kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden në një park të qytetit të New Yorkut.
Nuk dihet se kush janë personat që e kanë bërë këtë, ndërsa busti 1.2 metra i Snowden është vendosur dje ndërsa ai është hequr disa orë më vonë.
Një faqe interneti e këtij qyteti e quajtur "Animal New York" ka shkruar se busti është vendosur nga një grup i vogël i artistëve që e adhurojnë Snowdenin.
Ish kontraktori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA), është në ekzil në Rusi.
Ai kërkohet nga zyrtarët amerikanë për shkeljen e Aktit të Spiunimit pasi iu ka dhënë disa mediave mijëra dokumenta sekret që ai i kishte vjedhur nga vendpunimi i tij, në qershor të vitit 2013.rel