E Mërkurë, 10.23.2024, 04:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
70 vjetori i lindjes dhe 17 vjetori i vrasjes të Xhovani Falkones, simbol i luftëtarit pa kompromis kundër mafies
E Hënë, 05.18.2009, 10:57am

Giovanni Falcone lindi në Palermo më 18 maj 1939 dhe e vranë më 23 maj 1992. Pas vrasjes së mallkuar, më 4 qershor u mblodh Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili doli me një rezolutë ku kërkonte forcimin e përkushtimit të grupit të punës italiano-amerikan, pjesëtar i të cilit ishte Falcone. As dy muaj më vonë, më 19 korrik, i takonte një tjetër hetuesi të binte nën goditjet e mafies. Paolo Borsellino vritej nga një autobombë në Palermo në rrugën D'Amelio. Ishte një nga periudhat më të errëta në historinë e Republikës Italiane.Falkone  ka luftuar sy për sy e ballë për ballë me mafian, dhe sot konsiderohet me plot kuptimin e fjalës  simboli i luftëtarit pa kompromis, një histori që nuk duhet harruar.

Malkolm Iks nga anonimati në lavdi dhe përjetësi
E Djelë, 05.17.2009, 10:27am

I shtati i 11 fëmijëve, Malcolm lindi më 19 maj 1925 në Omaha, në shtetin Nebraska të SHBA. Babai i tij, Earl Little, ishte një prift Baptist, ndërsa nëna e tij, Louise Norton, ishte një emigrante nga Grenada, në atë kohë ishulli i arqipelagut të Antileve i përkiste perandorisë britanike. Që të dy kishin qenë anëtarë të Universal Negor Improvement Association, lëvizjes panafrikane të çlirimit të zezakëve, themeluar në vitin 1914 nga politikani xhamaikian Marcus Garvey. Në atë kohë midis grupeve raciste më aktive ishte Ku Klux Klan, themeluar në vitin 1867 në Tenesi nga ish pjesëtarë të ushtrisë jugoriste, nxjerrë jashtë ligjit në vitin 1869 dhe rilindur në Xhorxhia në vitin 1915. Pikërisht kësaj organizate i njihet autorësia, më 1931, e vrasjes së babait të Malcolm, i fajësuar pse kishte predikuar në lagje ku ishin të ngujuar zezakët.

Skorseze sjell në ekran jetën e Sinatrës
E Premte, 05.15.2009, 09:25am
Kineasti amerikan, Martin Scorcese do të realizojë filmin e parë të xhiruar për ekranin e madh mbi jetën dhe veprën e këngëtarit legjendar dhe aktorit Frenk Sinatra, njoftoi sot revista e specializuar "Variety". Ky film i quajtur "Sinatra" do të realizohet nga studiot "Universal Pictures" dhe "Mandalay Pictures" me skenar të  Phil Alden Robinson. Projektit iu deshën shumë vjet për t'u realizuar, veçanërisht për të fituar të drejtën e ngjarjes dhe të muzikës, që mbahen nga shoqëria "Frank Sinatra Enterprises". Nuk u dha asnjë informacion mbi aktorin  që do të luajë rolin e Sinatrës. Një përshtatje televizive mbi jetën e Frank Sinatrës është xhiruar tashmë në 1992.  Ikonë e industrisë amerikane të zbavitjes së shekullit XX, aktori me sytë blu fitoi 11 çmime  Grammy dhe Oscar-in për rolin më të mirë dytësor në 1954 me filmin "Për sa kohë do të ketë burra" të Fred Zinnemann.
Njëqindepesëvjetori i Salvador Dalisë, gjeniut të pikturës sureale
E Djelë, 05.10.2009, 08:53pm

Koktej, pra përzierje, e sajuar bukur nga ndërthurja e gjenialitetit dhe delirit, piktorit të sureales dhe të botëve mitologjike, Salvador Daliu ka pasur një jetë të shënuar nga përçudnitë që nga fillimi i saj. Duke lindur në fakt tre ditë pas vdekjes së vëllait të madh, babai i tij mendoi se do të ishte mirë ta thërriste me të njëjtin emër, në mënyrë që ashtu të mos e harronte kurrë djalin e madh. Një rrethanë kjo pakëz „përkeqësuese“, e cila ka ndikuar gjithnjë në atë mungesë të barapeshës mendore që e ka karakterizuar gjithë jetën Salvador Dalinë. Salvador Dali lindi në Figueras të Katalonjës, Spanjë, më 11 maj 1904. Kur ishte në moshë ende të njomë ai ekspozoi disa nga punimet e tij në pikturë në sallën e teatrit bashkiak të qytetit të tij të vogël. Ekspozita e parë u prit me një vlerësim të lartë nga kritika e asaj kohe.

Evita Peron, si shkrepëtiu dhe si u shua një ëndërr argjentinase
E Enjte, 05.07.2009, 05:35pm
Eva Maria Ibarguren Duarte lindi më 7 maj 1919 në Los Toldos (Buenos Aires, Argjentinë). Nëna Juana Ibarguren ishte guzhiniere për llogari të Juan Duarte, prej të cilit do të kishte katër vajza e një djalë (Elisa, Blanca, Erminda, Eva e Juan). Por "El estanciero" (kështu ishte quajtur Duarte), nuk do ta çonte kurrë në altar për arsye të faktit se...kishte tashmë një familje. Madje të shumtë në numër. Kështu Evita rritet në këtë klimë paksa të dyshimtë me babain që nuk është një baba i vërtetë dhe duke pasur përditë përjetime gjendjesh plot keqkuptime në rrafshet vetjake me pjesëtarët e tjerë të familjes. Fatmirësisht, e gjithë kjo nuk duket të ketë ndikuar aq shumë në karakterin tejet të fortë të çupërlinës. Fakti që është fëmijë e paligjshme nuk peshon shumë mbi të sa peshon shpirtngushtësia e atyre që e rrethojnë.
Kur vdiste Napoleon Bonaparti
E Mërkurë, 05.06.2009, 04:49pm
ATSH- Napoleon Bonaparti, më vonë i njohur Perandori Napoleoni I-rë, ishte një udhëheqës ushtarak e politik i Francës që, me veprimet e veta, i dha formë politikës evropiane të shekullit XIX. Lindi në Korsikë më 15 gusht 1769. Stërvitur si oficer artilerie, ai shkëlqeu si ushtarak gjatë Republikës së Parë Franceze në fushatat ushtarake kundër Koalicionit të Parë dhe të Dytë (dy prej disa koalicioneve ushtarake të mbretërve evropianë kundër Francës). Më 1799 bëri një grusht shteti dhe e caktoi veten Konsull të Parë - pesë vjet më vonë e shpalli veten Perandor të Francezëve. Gjatë dekadës së parë të shekullit XIX i ktheu ushtritë e Perandorisë kundër çdo fuqie të madhe evropiane dhe dominoi në Evropën kontinentale përmjet një vargu fitoresh ushtarake, duke e ruajtur sferën e ndikimit francez me anë të lidhjes së aleancave të zgjeruara dhe caktimit të miqve e familjarëve si monarkë të vendeve të tjera evropiane, që i shërbenin si vasalë.
80 vjetori i Odri Hepbërn, engjëllit të ekranit të madh
E Djelë, 05.03.2009, 09:50am
Edda Van Heemstra Hepburn-Ruston, e njohur në art me emrin Audrey Hepburn (Odri Hepbërn ), lindi më  4 maj 1929 në Bruksel nga një bankier anglez me emrin John Victor Hepburn-Ruston dhe një baroneshë hollandeze, me emrin Ella van Heemstra. Duke qenë nga një familje e pasur, ajo vazhdoi kolegjin në Angli pastaj Anhem Conservatory, shkollën e baletit, duke ëndërruar që një ditë të bëhej balerinë, pra kërcimtare e madhe, po aq e famshme sa ishte në atë kohë Margot Fonteyn. Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, mjerisht, artistja e ardhshme do të vuante për një kohë të gjatë nga uria. Dhe thuhet se struktura e saj fizike, aq shtatlartë dhe e përpjesëtimeve të mrekullueshme, po aq e zhdërvjellët, ishte dëmtuar në mënyrë vendimtare kur vajza kishte qenë e detyruar të ushqehej vetëm me ushqime të varfëra. Legjenda tregon se për një periudhë kohë, ajo dhe familja e saj ushqeheshin vetëm me zhardhokët, pra, rrënjët e tulipanëve.
Elizë, gjeni dy vjeçe, inteligjente si Ajnshtajni
E Premte, 05.01.2009, 11:56am
Voal-online - Ishte pesëmuajshe kur ia ka ngulur sytë të atit e ka thënë „Baba“. Babait për pak sa nuk i ka rënë të fikët, por befasitë nuk kanë mbaruar me aq. Shtatëmuajshe është ngritur në këmbë e ka filluar të ecë. Dhjetëmuajshe vraponte. Njëmbëdhjetë muajshe dinte ta thoshte emrin e saj. Një vjeçe e dy muajsh dinte të numëronte deri në dhjetë. Një vjeçe e gjysmë dinte të numëronte deri në njëzet, dinte alfabetin përmendsh, recitonte poezi dhe ua thoshte emrat gjashtë kryeqyteteve. Tani, kur është dy vjeçe, njeh tridhjetë e pesë kryeqytete, dallon trekëndëshin barabrinjës nga një trekëndëshi dybrinjëshëm, di të numërojë edhe spanjisht dhe, kur një bashkëmoshatare, duke treguar një kafshë në një libër, tha se ishte një rinoceront, ajo e korigjoi sjellshëm: “Jo, nuk është rinoceront, është një dinozaur trebrirësh.” Ishte një nga ata që kanë jetuar para 70 milionë vitesh në Amerikën Veriore.
Penelopë Kruz 35 vjeçarja ikonë e vajzës së ëmbël e joshëse, gruas sensibile e misterioze, bukurisë së papërballueshme
E Hënë, 04.27.2009, 09:11am

Penelopë Kruz Sançez (Penelope Cruz Sanchez ) ka lindur më 28 prill 1974 në Madrid të Spanjës nga një baba tregtar dhe një nënë parrukiere, pra flokëtare. E thirrur në mënyrë përkëdhelëse Pe, siç e thërrasin edhe në familje, ajo është rritur në kryeqytetin spanjoll së bashku me motrën Monika dhe vëllain. Cruz, përveç spanjishtes, flet kastelançe, frëngjisht, anglisht dhe italisht. Ajo ka fituar tri çmime Goyas, dy çmime European Film Awards, ka fituar çmimin e Aktores më të mirë në Kanë dhe çmimin BAFTA. Është femra e parë spanjolle që fiton çmimin Oskar dhe e dyta në gjuhën spanjolle që në vitin 1961. Përpjesëtimet e saj trupore shprehen në mënyrë shumë lakonike: Penelopë Kruz është e lartë 1 metër e 68 centimetër dhe e peshon 49 kilogram. Nisur nga të dhëna tejet premtuese, Penelopë qëkur ishte e vogël është parë si një balerinë e ardhshme shumë e talentuar. Aq shumë ishte përkushtuar ajo pas kërcimit saqë i braktisi studimet e larta në mënyrë që të përqëndrohej në kërcim dhe në lojë aktori.

Vaslav Havel nderohet me Çmimin Ndërkombëtar të Demokracisë
E Shtunë, 04.25.2009, 08:38am
Ish- presidenti çek Václav Havel, u nderua të premten (24.04.) me Çmimin Ndërkombëtar të Demokracisë Bon. Ministri i jashtëm gjerman Steinmeier, e quajti Havelin personalitet të madh të lëvizjes demokratike evropiane.Në një ceremoni të organizuar me këtë rast në Muzeun 'Koenig' në Bon, çmimi në formën e një skulpture qelqi dhe të shoqëruar nga 10 000 euro, iu dorëzua ish-presidenit Havel, nga kryetari i Shoqatës me të njëjtin emër (Çmimi Ndërkombëtar i Demokracisë - Bon), drejtori i përgjithshëm i Deutsche Welles, Erik Bettermann. Në praninë e rreth 200 mysafirëve nga skena politike, kulturore, ekonomike dhe mediale fjalën e nderimit për laureatin e mbajti ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier. 
  » Sheril Kol më e bukura e botës
  » Intervistë me Mishelë Pfaifer, bishttundëse e "Cheri" dhe "Personal Effects"
  » 35 vjeçarja Viktoria Bekam, artiste shumanshme dhe personalitet me ambicie të shumëfishta
  » Armaldo Kllogjeri tenori lirik që ka pushtuar operën
  » Princat e kaltër tani martohen me princeshat e kaltëra, Hirushet me Hirushët
  » Dakota Feining ose Xhudi Foster e re
  » Si e vrau Enver Hoxha Mustafa Gjinishin
  » Tirazhi i parë i "Gomorrës" ishte 5 mijë kopje, tani ka 2 milionë kopje tirazh në Itali, miliona të tjerë jashtë
  » Majk Tajson: Më vjen turp nga vetja
  » Kënga që 40 vjet më parë i kushtohej Brizhitë Bardosë



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lart]