Sheiku Mansur deklaron: "Kakàështë tashmë lojtar i Manchester City"
E Djelë, 02.01.2009, 04:48pm (GMT+1)
17 janar - Voal-online - Marrëveshja e shekullit u arrit, Kakàu shit nga Milan dhe u ble nga Mançester Siti. Lojtarit do t'i jepen 500 mijë Euro për javë, ndërsa skuadrës së Milanit iu dhanë 115 milionë Euro. Pas kësaj pati shpërthim kritikash. Sir Alex Ferguson tha se "Nuk bëhet kështu me skuadrat", ndërsa tifozët e Milan protestuan kundër shitjes. Thonë që edhe Gallaini nuk është dakord për këtë shitje. Por përpara ofertës legjendare të sheikut Mansour, ofertë që ka arritur në kohë krize ekonomike, askush nuk mund të kthehet prapa. Milan do të marrë 115 milionë Euro, ndërsa Kakà15 milionë Euro në vit. Këtë ofertë ardhur në kohë krize, nuk mund ta kundërshtojë as vetë Kryeministri i Italisë. Sipas disa mediave arabe, Mansour i kishte treguar disa miqve të tij se e "kishte futur macen në thes" marrëveshja do të shpallet të djelën. Mansour - tregon Arabian business i kishte shpjeguar bashkëpunëtorëve të tij se Manchester City do t'i paguajë skuadrës Milan 150 milionë dollarë (rreth 115 milionë euro) për ta pasur Kakànë skuadrësn e tij. Nëse marrëveshja do të hyjë në fuqi siç flitet, ky do të jetë rekordi i ri pas atij të 2001, kur Real Madrid, i pagoi 75 milionë euro Juventus-it për të pasur Zinedine Zidane.
|