NDESHJET E BOTËRORIT 2014 FILLOJNË SOT
E Premte, 07.04.2014, 06:35am (GMT+1)
Ndeshjet e çerekfinaleve të Botërorit
Ndeshjet e botërorit 2014 rifillojnë sot, të premten, një ditë pasi një tragjedi në një nga qytetet pritëse braziliane mori dy jetë njerëzish.
Fuqitë evropiane të futbollit Franca dhe Gjermania përballen në ndeshjen çerekfinale në Rio de Janeiro.
Franca e ka mundur Gjermaninë në katër nga gjashtë ndeshjet e tyre të fundit, por Gjermania fitoi Kupën e Botës në vitin 1998. Gjermania nuk e kishte fituar kupën që nga viti 1990, kur ish-Gjermania Perëndimore mori titullin.
Ndeshja tjetër çerekfinale e së premtes në Fortaleza vë pesë herë kampionen e botës, Brazilin, përballë Kolumbisë, e cila kurrë nuk e ka fituar këtë kupë dhe sot luan ndeshjen e parë çerekfinale në historinë e Kapionatit Botëror të Futbollit.
Ndeshjet e sotme vijnë një ditë pasi të paktën dy vetë u vranë dhe 19 u plagosën kur një mbikalim i papërfunduar u shemb në një rrugë në qytetin e Belo Horizonte.
Zyrtarët thonë se disa automjete janë bllokuar nën rrënojat.
Belo Horizonte është qytet pritës i Kampionatit botëror dhe një ndeshje gjysmë-finale do të zhvillohet atje të martën e ardhshme.za
www.voal-online.ch
|