VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ADNAN JANUZAJ I PREMTON BESNIKËRI PËRJETË KOMBËTARES BELGE

                                                                                      

E Shtunë, 10.05.2024, 01:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
ADNAN JANUZAJ I PREMTON BESNIKËRI PËRJETË KOMBËTARES BELGE

E Hënë, 06.30.2014, 04:32pm (GMT+1)


BRAZIL - Adnan Januzaj ka injoruar për të disatën herë origjinën e tij, Kosovën. Talenti i Mançester Junajtid ka thënë dje për mediat belge (Voetbalkrant) se do t'ia kushtojë gjithë karrierën e tij përfaqësueses së Belgjikës, edhe nëse Kosova pranohet në FIFA dhe UEFA.

Pasi foli për debutimin me Belgjikën në Kampionatin Botëror, ai u zu ngushtë nga gazetari në fund, i cili e pyeti nëse do të luajë përgjithmonë për Belgjikën apo do të ndërrojë mendje më vonë, duke aluduar në momentin kur të pranohet Kosova me të drejta të plota në FIFA. Por, Adnani u përgjigj qetë, duke treguar që as që mendon për vendin e origjinës së tij.

"Sigurisht që unë jam shumë i lumtur në Përfaqësuesen e Belgjikës dhe për këtë mund të pyesni edhe futbollistët e tjerë. Unë jam gati t'ia kushtoj gjithë karrierën kësaj përfaqësueseje", deklaroi Januzaj, duke i dhënë një tjetër shuplakë të madhe pritjeve të shumta që ai një ditë të djersitë fanellën e vendit të tij. Edhe pse humbi 12 topa në 60 minuta lojë, Januzaj mendon se luajti mirë. Talenti kosovar mendon se debutimi i tij me Belgjikën në takimin kundër Koresë së Jugut ishte pozitiv.

"Unë u përpoqa të bëja gjithçka për ekipin. Të luash me 10 futbollistë kundër 11 nuk është aspak lehtë. Ne duhej të mbroheshim. Mendoj se kam kontribuar edhe në mbrojtje, ashtu siç bëri e gjithë skuadra. Them se jam paraqitur mirë", është shprehur Januzaj. Futbollisti i Junajtid foli edhe rreth pozicionit të tij në fushë, teksa u shpreh se nuk ka rëndësi se në cilën anë të fushës luan, sepse mendon që është i shkathët dhe rezultativ kudo.

"Majtas apo djathtas, nuk më bën përshtypje. Unë jam lojtar shumë i zhdërvjellët dhe mund të luaj kudo", përfundoi Januzaj. Paraqitja e tij nuk u vlerësua aspak pozitive nga ekspertë dhe gazeta të ndryshme belge.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FTESA E HAJVALISË PËR SUAREZIN BËN JEHONË NË BOTË (06.30.2014)
HOLLANDA MUND 2-1 MEKSIKËN DHE KALON NË ÇEREKFINALEDo të luajë me Kosta Rikën që eleminoi Greqinë (06.30.2014)
KUPA E BOTËS - BRAZILI MPOSHT KILIN ME PENALLTI (06.29.2014)
FIFA - SUAREZ DUHET TË KËRKOJË TRAJTIM MJEKËSOR (06.27.2014)
NË GJERMANI PATRIOTIZËM I TEPËRT GJATË BOTËRORIT? (06.27.2014)
PROGRAMI I NDESHJEVE PËR TETËSHEN MË TË MIRË TË BOTËRORIT (06.27.2014)
ADNAN JANUZAJ NË BOTËROR - DHE NË HISTORINË E MANCHESTER UNITED (06.27.2014)
FIFA DËNON SUAREZIN ME NËNTË NDESHJE (06.27.2014)
ADNAN JANUZAJ SHPRESON NË DEBUTIMIN E ËNDRRAVE NË BOTËROR (06.26.2014)
EDHE ZVICRA, FRANCA, NIGERIA NË 16-she (06.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lartë]