FIFA - SUAREZ DUHET TË KËRKOJË TRAJTIM MJEKËSOR
E Premte, 06.27.2014, 08:31pm (GMT+1)
Sekretari i përgjithshëm i Federatës Botërore të Futbollit, Jerome Valcke, i ka bërë thirrje sulmuesit uruguajas, Luis Suarez, që të kërkojë trajtim, pasi ai është gjetur fajtor për kafshimin e kundërshtarit për të tretën herë me radhë.
Suarez ka kafshuar në supe italianin Giorgio Chiellini në ndeshjen midis Uruguajit dhe Italisë, e cila është zhvilluar të martën.
Si ndëshkim, FIFA i ka ndaluar atij pjesëmarrjen në të gjitha aktivitetet që lidhen me futbollin për katër muaj.
"Ai duhet të kërkojë trajtim. Herën e parë ishte incident, herat e tjera nuk mund të jetë", ka thënë Valcke.
Suarez, për kafshime është dënuar dy herë më 2010, pasi ka kafshuar mesfushorin e ekipit PSV Eindhoven, Otman Bakkal, gjatë lojës me Ajaxin, dhe më 2013 për kafshimin e Branisllav Ivanoviqit nga Chelsea.rel
www.voal-online.ch
|