BOLT RIKTHEHET PAS NJË VITI - THYEN REKORD
E Djelë, 08.03.2014, 02:32pm (GMT+1)
Usain Bolt është rikthyer në pistat e atletikës pas një pauze njëvjeçare dhe menjëherë arriti një rekord të ri.
Ai ishte pjesë e stafetës së Xhamajkës, në garën 4×100 metra, në Lojërat e Komonuelthit, që po zhvillohen në Glasgow.
Bolt, së bashku me Jason Livermore, Kemar Bailey-Cole dhe Nickel Ashmeade arritën kohën e re 37,58 sekonda. Përparësinë ndaj konkurrentëve, xhamajkasit e arritën pikërisht kur stafetën e mori Bolt.
Vendin e dytë dhe medaljen e argjendtë e fituan anglezët, ndërsa të tretët dolën Trinidad & Tobago.
www.voal-online.ch
|