BRITANIA KËRKON QË RUSIA TË MOS E ORGANIZOJË KUPËN BOTËRORE NË FUTBOLL
E Djelë, 07.27.2014, 09:57am (GMT+1)
Zëvendëskryeministri britanik, Nick Clegg, sot u është bashkuar thirrjeve që Rusisë të mos i lejohet organizimi i Kampionatit Botëror në futboll në vitin 2018, pas rrëzimit të aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë në Ukrainë.
Zoti Clegg, lider i Partisë Liberale Demokrate, që është partnere në koalicionin qeveritar britanik të kryeministrit, David Cameron, tha se ngjarjet e sportit duhet të jenë pjesë e pakos së re të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë.
Mëtutje, në intervistën për gazetën londineze, Sunday Times, Nick Clegg tha se "Nëse ne nuk jemi të përgatitur të lëvizim, atëherë pjesa tjetër e botës do të dukej shumë e dobët dhe jo e sinqertë për protestat tona për sjelljen e Vladimir Putinit".
Kjo deklaratë e tij u bë pasi Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) i ka hedhur poshtë kërkesat e tilla të paraqitura nga disa politikanë gjermanë.
www.voal-online.ch
|