BLERIM XHEMAJLI I KËNAQUR ME INTERESIMIN NGA SEVILJA
E Enjte, 08.07.2014, 07:41pm (GMT+1)
Mesfushori shqiptar i Napolit, Blerim Xhemaili, ka pranuar se është i kënaqur që ka arritur të tërheqë interesim nga klubi spanjoll Sevilla.
28 vjeçi, që Napolit iu bashkua në vitin 2011 kishte problem të gjente vend në ekipin startues, në sezonin e kaluar.
Ai përpos një kalimi në Sevilla është i përfolur edhe për shumë skuadra tjera evropiane.
"Tani luaj për Napolin dhe do të jap gjithçka për këtë klub", ka thënë Xhemaili për Disky.
"Interesimi nga Sevilla? Është tërheqëse që skuadra të rëndësishme të monitorojnë pavarësisht faktit që s'keni luajtur shumë. Tregon që ata dinë për kualitetet e mija. Jam në klub të madh dhe kemi shumë lojtarë të rëndësishëm dhe kuptoj se mund të luajnë vetëm 11".kd
www.voal-online.ch
|