GJENEVË - NIS PUNËN PËRSHPEJTUESI I GRIMCAVE CERN
E Djelë, 04.05.2015, 03:09pm (GMT+1)
Përshpejtuesi më i madh i grimcës është rikthyer në funksion pas një pauze dy vjeçare, kur ishte ndaluar për mirëmbajtje.
Shkencëtarët e Organizatës Evropiane për Kërkim Bërthamor, apo CERN, më 5 prill ka shkarkuar dy grimca përmes tunelit 27 kilometërsh të përshpejtuesit në fjalë, që gjendet në kufirin në mes të Zvicrës dhe Francës.
Përshpejtuesi ka luajtur rol të rëndësishëm në zbulimin e grimcës nënatomike apo "Grimcës së Zotit" që për një kohë të gjatë ka qenë eksperiment vetëm teorik, i pakonfirmuar në praktikë deri në vitin 2013.
Shkencëtarët premtojnë përplasje më të ashpra të grimcave me më shumë energji në eksperimentet që do të rinisin në muajin qershor.
Ata shpresojnë që të shohin për herë të parë materien e errët, që besohet se përbën shumicën e universit. rel
www.voal-online.ch
|