E Mërkurë, 07.17.2024, 06:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Ismail Kadare bisedë filozofike në kanalin e parë zviceran
E Shtunë, 03.21.2009, 01:10pm (GMT+1)

Voal-online Në kuadrin e programeve speciale kulturore, sot kanali i parë zviceran, në gjuhën gjermane, ritransmetoi emisionin e së shtunës, emisionin bisedor me shkrimtarin e shquar shqiptar Ismail Kadare. Emisioni "Sternstunde Philosopie: Ismail Kadare über Albtraum und Poesie - Gespräch mit Roger de Weck" ( Çast i madh filozofie: Ismail Kadare mbi ankthin dhe poezinë Bisedë me Roger Weck) nga ora 08:55 deri në orën 10:00 e mëngjesit, kishte si pikënisje botimin e librit "Der Raub des königlichen Schlafs" (Grabitja e gjumit mbretëror), në rubrikën romane të vogla dhe tregim (Kleine Romane und Erzählungen" nga shtëpia botuese Amman Verlag, 2008. "Totalitarizmi ikën, plagët mbeten: Jo të gjithë janë çliruar në brendsinë e tyre. Këtë e di Ismail Kadare. Ai është një ndër më të medhenjtë në botën e letërsisë, kandidat për Çmimin Nobel. Dhe vjen nga një vend i vogël: Shqipëria. Atje mbretëronte deri në fund të viteve 80 totalitarizmi i kulluar, një prej diktaturave më brutale të Europës. Ismail Kadare ka realizuar në këto rrethana kryevepra si "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" (Der General der toten Armee) apo "Kronikë në gur" (Chronik in Stein). Ai nuk ishte disident përkundrazi ishte në shkrimtar, i cili iu kushtohej veprave të tij, për të mos lejuar që krijimtaria e tij të dëmtohej çka do të ishte çmimi që ai nganjëherë do t'ia paguante regjimit të pamëshirshëm, në mënyrë që të mbijetonte dhe të shkruante. Kjo është një rrethanë për të cilën autori i rangut botëror është sulmuar shumë herë. Këto rrafshe janë theksuar në bisedën televizive, përqëndruar në temën e marrëdhënieve midis diktaturës dhe letërsisë, si dhe mbi ankthin dhe helmin që lëshonte totalitarizmi mbi krijimtarinë dhe jetën në përgjithësi.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Nga muaji prill Zvicra ndërpret azilin për kosovarët (03.20.2009)
Roxher Federeri në verë do të bëhet për herë të parë baba (03.13.2009)
Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës: Xehtarëve të Trepçës në 20 vjetorin e grevave të tyre historike (03.02.2009)
Zvicra i thotë po zgjerimit të qarkullimit të lirë me BE-në (02.08.2009)
Zvicër: Referendum për zgjerimin me Bullgarinë dhe Rumaninë të qarkullimit të lirë të personave (02.08.2009)
PAUL KLEE, PIKTORI GJENIAL BERNEZ I HARMONISË MUZIKORE TË NGJYRAVE (12.19.2008)
ZVICRA E PUSHTUAR NGA BORA (12.18.2008)
Prej 12 Dhjetorit në Zvicër hyn në fuqi marrëveshja e Shengenit (12.12.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lart]