VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ART KULTURË

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 06:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Kanë: Hapet Festivali i Filmit
E Mërkurë, 05.12.2010, 04:34pm
 

Sot hapet Festivali i 63-të i filmit në Kanë, me 19 kandidime nga gjithsejtë 15 vende. Gjatë 12 ditëve të këtij festivali, filma të ndryshëm do të garojnë për Palmën e Artë, shpërblim ky që jepet për filmin më të mirë. Tim Burton, regjisor amerikan i filmave "Edward Scissorhands" dhe "Alice In Wonderland", do të jetë në krye të jurisë nëntëanëtarëshe.

Burton e ka quajtur "nder të madh" të kryesojë panelin gjykues, duke thënë: "Kur mendoni për Kanën, ju mendoni për kinemanë botërore". Dhe, në fakt, festivali i sivjetmë tregon më shumë se kurrë natyrën globale të industrisë së filmit.

Filmat e ofruar vijnë nga vende të ndryshme, si: Meksika, Korea e Jugut, Çadi, Tajlanda dhe Hungaria. Në listë është po ashtu një rritje e numrit të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në mesin e filmave më të pritshëm në konkursin kryesor është "Certified Copy", i regjisorit iranian, Abbas Kiarostami. Filmi, i pari i këtij regjisori i xhiruar jashtë Iranit, është vendosur në rajonin Toskanë të Italisë dhe paraqet një roamancë në mes të një tregtareje veprash artistike franceze, në rolin e së cilës është Juliette Binoche, dhe një shkrimtari anglez, të portertizuar nga William Shimell.

Kiarostami, një nga pionerët e lëvizjes së re kinematografike iraniane, ka kohë që është duke prodhuar vepra qëllimisht jopolitike. Megjithatë, "Certified Copy" ishte ndaluar menjëherë nga Qeveria iraniane. Federata Ndërkombëtare e Kritikëve të Filmit protestoi, në fillim të marsit, kundër arrestimit të regjisorit iranian, Kiarostami, dhe asistentit Jafar Panahi, vendndodhja e të cilëve nuk dihet ende.

Festivali i sivjetmë i Filmit në Kanë shënon një moment historik për Ukrainën, e cila këtë vit ka një film në konkursin kryesor për herë të parë – "My Joy" nga Sergei Loznitsa. Në film, një ngasës kamioni, Georgy, niset në një odisejadë nëpër krahinat ruse, që ndryshon jetën e tij në mënyrë të paparashikueshme.

MBRËMJE KUSHTUAR KADARESË NË BUKURESHT

Nga BAKI YMERI


E Martë, 05.11.2010, 05:48pm
 

Në foto: Ismail Kadare, Xhelal Maksuti (me syza), Bukuresht 1974

Ismail Kadare është bërë i njohur prej më shumë se tre dekadash në Rumani. Në vitin 1973 është botuar për herë të parë romani "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" përkthyer nga Foqion Miçaço, shqiptar bukureshtar me prejardhje nga Fieri, dhe nga ajo kohë romanet e tij janë botuar gjatë gjithë këtyre viteve duke gëzuar admirimin dhe vlerësimin e lexuesit dhe specialistëve të letërsisë në këtë vend. Një vit më vonë (1974), erdhi Kadareja për herë të parë në Bukuresht, duke qenë i shoqëruar nga Dr. Xhelku Maksuti, Foqion Miçaço dhe admiratorë të panumërt shqiptarë dhe rumunë. Këto ditë, Drejtorja editoriale e letërsisë artistike në Shtëpinë Botuese Humanitas, Denisa Comanescu, e ka mbartur shkrimtarin shqiptar në të gjitha Shtëpitë Botuese ku ka punuar, në Shtëpinë Botuese Univers, Polirom dhe tani në Humanitas. Redaktorja e letërsisë së huaj në Rumani, Denisa Comanescu, e mirënjohur në këtë cilësi, librat e botuar prej saj bëjnë pjesë në kolonën "Rafti i Denisës", duke qenë kësisoj një çertifikatë e fortë për lexuesin e letërsisë së huaj.

NËNË MOJ E IMJA

nga RUDYARD KIPLING


E Djelë, 05.09.2010, 01:12pm

Nëse do të isha i mbërthyer në majën më të lartë,

Nënë moj e imja, O nënë moj e imja!

Unë e di cila dashuri do më ndodhej ngat,

Nënë moj e imja, O nënë moj e imja!

Nëse do të isha i fundosur në detin më të thellë.

Nënë moj e imja, O nënë moj e imja!

Unë e di lotët e kujt do të vinin gjer atje,

Nënë moj e imja, O nënë moj e imja!

Nëse do të isha i rrënuar me trup e me shpirt

Unë e di lutjet e kujt do më ngjallnin përsëri,

Nënë moj e imja, O nënë moj e imja!

 

Mother O' MINE

 by Rudyard Kipling

Nostalgji kam për Kopështin Boboli
Nga Endri VELA


E Enjte, 05.06.2010, 12:04pm








Sikur të isha poliglot, unë do kisha folur me të gjithë ata. Ata ishin australianë, hollandezë, iranianë. Ndërsa unë isha shqiptar.Vija nga një vend i vogël dhe  ende nuk isha mësuar me kapacitetin bukurues të kopshtit Boboli.

Ne qëndruam gjatë atje...Mes formave nyjzëuese te pemëve, ne u habitëm dhe e lamë veten per një kohëzëgjatje të lartë në habinë tonë. Diku, lugëtia, afër mureve të kopshtit, përngjante me natyrën e pastër shqiptare.



ÇMIMI NOBEL DHE KADARE

Nga REMZI LIMANI


E Shtunë, 05.01.2010, 05:04pm
 

Nëse ia kemi dalë të shkruajmë një libër, kemi ndezur një dritë në errësirën e njerëzimit. I nderuari Kadare ndezi shumë drita për të ndritur errësirën tonë shekullore. Tani, falë gjenialitetit krijues të këtij shqiptari të famshëm, letërsia shqipe është më afër se kurrë nën llamburitjen e dritave të skenës ndërkombëtare në fushën e letërsisë moderne.

Shpeshherë të arriturat e një njeriu e ndritin një botë të tërë. Dhe, për mrekullitë e shumta të cilat dalin nga mendja e krijuesit, shoqëria e kësaj bote, të cilës i takojmë edhe ne, ka menduar se krijuesitë janë njerëz të veçantë dhe për këtë ata duhet të vishen me petkun e të merituarëve. Së këndejmi, në këtë kuptim, na habit fakti se çka po ngjet me çmimin Nobel dhe me shkrimtarin tonë më të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare. Ky njeri, tashmë me një reputacion ndërkombëtar në fushën e letërsisë, i përkthyer në mbi dyzet gjuhë të botës, veçmas në ato gjuhët kryesore që i flet bota e qytetëruar, sikur mbeti peng i politikës së një kohe të mbrapsht… Merreni me mend – tash e dy decenie, ky njeri i cili arriti në panteonin e letërsisë botërore, radhazi propozohet për çmimin Nobel dhe asnjëherë deri më tash, nuk arriti të vishej me petkun e nobelistit. Madje-madje, siç dihet, u propozua edhe nga vetë shteti i Francës, por sipas rregullave të mbrapshta dhe për mua tepër ironike, ai u refuzua me një arsyetim banal, sepse ai po shkruaka shqip dhe se shteti i Francës nuk mund ta nominoj një shkrimtar. i cili nuk shkruan në gjuhën e atij shteti nga i cili propozohet.

NGJARJE ARTISTIKE E VITIT PËR SHQIPËRINË

Nga EDLIRA DEDJA, Presidente e "Opéra sans Frontiêres"


E Mërkurë, 04.28.2010, 08:21pm

Dy yjet e lirikës shqiptare, ERMONELA JAHO dhe SAIMIR PIRGU takohen si protagonistët kryesorë te¨operës "Traviata" në "Royal Opera Haus Covent Garden" të Londrës në datat 11, 14, 19, 21 e 24 maj 2010

Në 17 janar të 2008, pas debutimit të parë të Ermonela Jahos në Covent Garden, mediat londineze shkruan ditën e nesërme: "Brava Ermonela Jaho; Netrebko u can go home now" (Të lumtë Ermonela Jaho; Netrebko mund të kthehesh tani në shtëpi..)

Pas "Idomeneos" në "Opernhaus" të Zurich-ut në shkurt 2010, mediat zvicerane shkruan:

« …Saimir Pirgu është një nga yjet e rinj të skenës lirike: Tenori që debutoi përpara pak kohësh në MET (Metropolitan Opera-New York) dhe këndoi "Idomeneon" në Zurich me Harnoncourt-in ishte një sensacion: bukuria e timbrit të tij ishte në funksion të lojës teatrale dhe përmbante të gjitha aspektet e poezisë e teatrit me një itensitet të llogaritur si duhej. Zëri i tij lirik të kujton Tito Schipa-n dhe nëqoftëse e ruan formën e tij vokale, vetëm qielli mund të jetë limiti i tij. Nga Idomeneo, tenori shqiptar 28-vjeçar do të ngjitet në muajin maj në skenën e Covent Garden-it me rolin e Alfredos te "Traviata…"

Nuk ka se si të mos ndihesh mirë pasi lexon keto komente në shtypin e huaj për dy artistët e mrekullueshëm shqiptarë: Ermonela Jaho e Saimir Pirgu. Ecuria e karjerës së tyre artistike marramëndëse do t’i bashkojë kësaj radhe në njërën prej tribunave më të rëndësishme ndërkombëtare të artit operistik, në "Royal Opera Hause Covent Garden" të Londërs, si dy protagonistët kryesorë të operës "Traviata" të Giuseppe Verdit.

Dihet se në këtë skenë lirike europiane kanë lënë gjurmët e tyre të pashlyeshme emrat më të mëdhenj të artit operistik, që prej vitit 1892, në kohën kur ky teatër hijerëndë me kolonat klasike e formën ballore të stilit neoklasik, mori emrin dhe rëndësinë që ka edhe sot. Në skenën e tij kaluan Maria Callas, Luciano Pavarotti, Carlo Bergonzi, Elisabeth Söderström, Lisa Della Casa, Mary Collier që interpretoi "Toskën" më mbresëlënëse, Joan Sutherland, etj.

PARIS: BABAI I SARKOZISË HAP EKSPOZITË PIKTURE
E Shtunë, 04.24.2010, 02:35pm

Pesëdhjetë vepra të babai të presidentit, edhe një portret i Karla Brunit

Voal-online -Hapet nesër në hapësirën Cardin të Parisit një ekspozitë me piktura të Pal Sarkozy, babait të presidentit të Republikës Franceze.

Ekspozita, ku ndër protagonistë e mëdhenj është Carla Bruni dhe të tjera gra të fuqishme, do t'ia paraqesë për herë të parë publikut parisian pesëdhjetë vepra të stilit surealist-erotik të realizuara nga Sarkozy babai bashkë me artistin gjerman Werner Hrnung.

Në skenë edhe një portret i zonjës së parë (premier dame) Carla Bruni-Sarkozy, e fiksuar ulur pranë një pianofortoje.

TRAGJIZMI I DY POPUJVE

Në romanin "Qyteti me dy kate" të shkrimtarit PIRRO LOLI

Nga ALUSH AVDULI


E Shtunë, 04.24.2010, 02:23pm

Në qoftë se historia do të ishte e kthjellët, ky libër nuk do të ishte shkruar. Ngaqë akoma perspektivat ushqehen me tru luani, libra të tillë do të rrezatojnë gjatë...Edhe pse kohët si gjarpërinjtë kanë çaste të bukura ndërrimet e lëkurës. Aq më shumë kur drejtësia është vonesë. Zgjidhjet janë të qullëta, si të ziera. Sa ngjarje u zhvilluan ndryshe nga interpretimet e qorrollisur. Është hipokrizia planifikim i vetvetes në përftesa dinake.

Janë epshet kombëtare për harta dhe histori. Po sikur në mitrën e së sotmes të rritet heshtja që do të lind e vdekur?!.. Kjo do të jetë tragjedia e radhës. Më tej me pikëllim të zbardhur do vështrojmë fantazmën e së vërtetës të pagëzuar si histori. Ne akoma na torturon kompleksiteti se armiqtë që nuk mund të fitohen, janë njerzit e të njëjtit gjak. Për këto arsye ‘‘Qyteti me dy kate’’ na trazon shpesh kujtesën e ndjenjave.

Sa për etimologji: ‘‘Qyteti’’është rrënja boshtore e mbiemrit të përbashkët Lejlekbin. ‘‘me dy kate’’, ndarja, shtesa, toka dhe nëntoka, cilësitë e veçanta të Sagapinëve e Genarbinëve. Popuj të një gadishulli që i mundon identiteti i lashtësisë. Historia e njërit adhuron sinekdok-ën, pa eufemizëm. Dy popuj, protagonistë të sëmurë për vdekje në një lojë groteske. "Thua ku fillojnë çlirimtarët e ku mbarojnë pushtuesit. Koha në krizë, kur pjesa niset për plotësim tek e tëra. Roman dramatik me ngjyrime tragjike. Kohë artistike. Dendësi ngjarjesh, imagjinatë ekspresive dhe oksimoroni. Që në faqet e tij të para griset perdja e dramës: Dekor i pështjelluar, gri . Befas në doganën e një vendi fqinjë shfaqet një personazh atipik, ( unë ose ti) i çuditshëm, emblematik, i vetquajturi

TRAGJIZMI I DY POPUJVE

Në romanin "Qyteti me dy kate" të shkrimtarit PIRRO LOLI

Nga ALUSH AVDULI


E Shtunë, 04.24.2010, 02:23pm

Në qoftë se historia do të ishte e kthjellët, ky libër nuk do të ishte shkruar. Ngaqë akoma perspektivat ushqehen me tru luani, libra të tillë do të rrezatojnë gjatë...Edhe pse kohët si gjarpërinjtë kanë çaste të bukura ndërrimet e lëkurës. Aq më shumë kur drejtësia është vonesë. Zgjidhjet janë të qullëta, si të ziera. Sa ngjarje u zhvilluan ndryshe nga interpretimet e qorrollisur. Është hipokrizia planifikim i vetvetes në përftesa dinake.

Janë epshet kombëtare për harta dhe histori. Po sikur në mitrën e së sotmes të rritet heshtja që do të lind e vdekur?!.. Kjo do të jetë tragjedia e radhës. Më tej me pikëllim të zbardhur do vështrojmë fantazmën e së vërtetës të pagëzuar si histori. Ne akoma na torturon kompleksiteti se armiqtë që nuk mund të fitohen, janë njerzit e të njëjtit gjak. Për këto arsye ‘‘Qyteti me dy kate’’ na trazon shpesh kujtesën e ndjenjave.

Sa për etimologji: ‘‘Qyteti’’është rrënja boshtore e mbiemrit të përbashkët Lejlekbin. ‘‘me dy kate’’, ndarja, shtesa, toka dhe nëntoka, cilësitë e veçanta të Sagapinëve e Genarbinëve. Popuj të një gadishulli që i mundon identiteti i lashtësisë. Historia e njërit adhuron sinekdok-ën, pa eufemizëm. Dy popuj, protagonistë të sëmurë për vdekje në një lojë groteske. "Thua ku fillojnë çlirimtarët e ku mbarojnë pushtuesit. Koha në krizë, kur pjesa niset për plotësim tek e tëra. Roman dramatik me ngjyrime tragjike. Kohë artistike. Dendësi ngjarjesh, imagjinatë ekspresive dhe oksimoroni. Që në faqet e tij të para griset perdja e dramës: Dekor i pështjelluar, gri . Befas në doganën e një vendi fqinjë shfaqet një personazh atipik, ( unë ose ti) i çuditshëm, emblematik, i vetquajturi

SHTEGTAR ME TURMËN E BRENGAVE

Nga BAKI YMERI


E Martë, 04.20.2010, 10:57am
 

(Remzi Limani, «Tinguj të humbur», botim i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, Bukuresht 2010)

ËSHTË GJETUR NJË FOTO E PAPARË E ARTHUR RIMBAUD
E Premte, 04.16.2010, 06:06am

 
ËSHTË GJETUR NJË FOTO E PAPARË E ARTHUR RIMBAUD
E Premte, 04.16.2010, 06:06am
 

Paraqitet në Sallonin e Librit Antik që hapet sot në Paris

Voal-online -Një foto e paparë e Arthur Rimbaud (Artur Rembo) e shkrepur në fillim të viteve 1880 në Aden të Abisinisë është gjetur nga dy librarë francezë.

Bëhet fjalë për të vetmen shkrepje që e portretizon poetin e famshëm 'të mallkuar' kur ishte trembëdhjetë vjeç. Fotoja, paraqitur në Sallonin e Librit Antik që hapet sot në Paris, është gjetur brenda një llotarie me nja tridhjetë shkrepje të tjera të blera nga dy librarët, Jacques Desse e Alban Causse' në një kinkaleri.

PARISI FESTON 100 VJETORIN E WILLY RONIS
E Enjte, 04.15.2010, 03:43pm

  » PARISI FESTON 100 VJETORIN E WILLY RONIS
  » AGJENCITË E LAJMEVE KËRCËNOJNË ME BOJKOTIM FESTIVALIN E KANËS
  » DYLAN THOMASMOS SHKONI KAQ BUTË NË KËTË NATË TË DLIRË
  » Artisti shqiptar dhe ariu i Berlinit
  » NJË LETËR PËR FISNIKUN ALEKSANDËR PROSI!Nga DR. PËRPARIM KABO
  » "Një ditë do t'i sjellim edhe shqiptarët!"
  » PORTRET NË PERËNDIMIN E DIELLIT (Rreth krijimtarisë së Vilhelme Vranari - Haxhiraj)Nga METO HOXHA, poet
  » HISTORIA KUR BIE KËMBORA DHE MËRZEN MËRZIARecension nga KRENAR ZEJNO
  » I VENDOS SKULPTURAT MBI NJË AJSBERG TË ARKTIKUT QË PO SHKRIN
  » IKONA E NJË GRUAJE QË VJEN NGA BURGJET DHE INTERNIMETNga ETLEVA BREGU, studente, Gjermani



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]