VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ART KULTURË

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 07:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
SOT NË LOS ANXHELOS MTV MOVIE AWARDS
E Djelë, 06.06.2010, 03:32pm

Në skenë Christina Aguilera e Snoop Dog me Katy Perry

Voal-online -Çmimi MTV Generation Award do t'i jepet aktores çmim OSKAR Sandra Bullock, për lidhjet e saj speciale me publikun e MTV. Shfaqja MTV Movie Awards 2010 do të jetë sot në Los Anxhelos dhe do të jepet drejtpërdrejt në kanalet e rrjeteve televizive.

Do të këndojë drejtpërdrejt Christina Aguilera, duke interpretuar për herë të parë singlin 'Not Myself Tonight', dhe Snoop Dog me Katy Perry.

Do të shfaqet videoja 'I like it', me Enrique Iglesias, nga kolona zanore e 'Jersey Shore', reality show e prodhuar nga MTV International.

OBJEKTIVE DHE KRITIKE - 60 VJETORI I RADIOS GJERMANE ARD
E Shtunë, 06.05.2010, 02:16pm
 

Logoja e ARD-së

Me 5 qershor 1950 stacionet e veçanta radiofonike gjermane u bashkuan në një stacion mbarëgjerman, ARD, (Allgemeine Rundfunkanstalt Deutschlands). Synimi ishte informimi serioz dhe i distancuar nga shteti.

Një vit më parë ishte themeluar Republika Federale Gjermane, e cila ashtu si ARD-ja kishte organizim federal, si rrjedhojë e shpërberjes së shtetit nazist. Për një kohë të gjatë teleshikuesit merrnin vetëm programet televizive rajonale dhe programin qëndror mbarëgjerman të ARD-së, sepse stacionet televizive private u lejuan për herë të parë në fillim të viteve 80-të.

Shuhet në moshën 82 vjeçare aktorja Esma Agolli
E Shtunë, 06.05.2010, 10:21am
 

Aktorja e mirënjohur e skenës shqiptare, Esma Agolli, ndërroi jetë mbrëmë në moshën 82 vjeçare. Familjarët thonë se Agolli humbi jetën pas nje infarkti kardiak orët e para të mengjesit të sotëm ne shtëpinë e saj në Tiranë.
Esma Agolli është një nga aktoret më të njohura të teatrit dhe të kinematografisë shqiptare. Karrierën e saj e filloi në vitin 1948, duke interpretuar rreth 60 role.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot në orën 16:00 në një ambient familjar, duke plotësuar kështu dëshirën e vet aktores.
Esma Agolli u lind më 1 korrik 1928 në Tiranë. Ajo ka luajtur shumë role në teatër dhe kinematografi, por rolet që spikasin janë "Mysafiri" në vitin 1979, Zonja Neriman te filmi "Përtej mureve të gurta" në 1979, "Fëmijët e saj" në vitin 1957, etj.
Esma Agolli mban titullin "Artiste e Merituar".

RUSI: KA VDEKUR POETI VOZNJESENSKI
E Martë, 06.01.2010, 02:34pm

 

Një kohë mik i Pastërnakut, ishte 77 vjeç

Voal-online -Ka vdekur 77 vjeç poeti Andrea Voznjesenski. Ishte mik i Boris Pasternakut dhe autor i poezive kritike kundër BRSS në vitet 1960 e 1970.

Voznjesenski, veprat e të cilit janë vën shpesh në skenë në teatër, kishte bërë udhëtime në gjithë botën, duke lexuar gjithandej poezitë e tij.

KAFEJA SI PRETEKST PËR IDENTITETIN SHQIPTAR

Nga FATMIR TERZIU


E Martë, 06.01.2010, 05:41am

 

RUSI: KA VDEKUR POETI VOZNJESENSKI
E Martë, 06.01.2010, 02:34pm
 

Një kohë mik i Pastërnakut, ishte 77 vjeç

Voal-online -Ka vdekur 77 vjeç poeti Andrea Voznjesenski. Ishte mik i Boris Pasternakut dhe autor i poezive kritike kundër BRSS në vitet 1960 e 1970.

Voznjesenski, veprat e të cilit janë vën shpesh në skenë në teatër, kishte bërë udhëtime në gjithë botën, duke lexuar gjithandej poezitë e tij.

KAFEJA SI PRETEKST PËR IDENTITETIN SHQIPTAR

Nga FATMIR TERZIU


E Martë, 06.01.2010, 05:41am
 

Kopertina e vëllimit me tregime "KAFEJA" i autorit Pierre-Pandeli Simsia

Kafeja është simbol. Simbol që lidhet me fate njerëzish në kohë, hapësirë e vend...

"Kafe, kafe me bollëk... Oohhhh!" Kështu shkruan Pierre-Pandeli Simsia në brendësi të tregimit të tij "Kafeja", nga i cili ka marrë emrin edhe vëllimi më i ri i tij me të njëjtin titull. I vë theksin këtyre fjalëve për të shpënë lexuesin më larg dhe për të afruar një risk ndjenjash e emocionesh kohore në hapësirë tjetër: "Sa i pasur po i dukej ai dyqan ku nuk mungonte asnjë mall." Dhe më pas në lidhjen me kafen, Pierre-Pandeli Simsia shton: "Kafe, fruta dhe fara të thata, pije të ndryshme alkoolike dhe freskuese të panjohura…" Por gjersa të gjitha këto ekzistonin karakterit të shkrimtarit Pierre-Pandeli Simsia "Mendja i rrinte tani vetëm tek i ati. Po i dhimbsej më shumë se kurrë. Donte të blinte kafe e t'ia dërgonte që atë çast. Po ku do ta mbante? Si do t'ia dërgonte? As vetë nuk e dinte se ku do shkonte atë ditë të parë të mbërritjes së tij në atë shtet të huaj…"

ARKITEKTURË: SHBA, GLASS HOUSE NË PYLL
E Hënë, 05.31.2010, 06:15am

E arkitektit Philip Johnson të Kënektikatët, kryeqytet i modernizmit pranë Nju Jorkut

Voal-online -The Glass House, shtëpia prej xhami e arkitektit të madh Philip Johnson (Filip Xhonson), prej pak kohësh e hapur për publikun, është perla e New Canaan (Nju Kanan), kryeqytet i modernizmit pranë Nju Jorkut. Është një kub elegant prej xhami në mes të hektarëve të pyllit, me mobilje origjinale të Van Der Rohe. Shtëpia e arkitektit të vdekur më 2005 (autor i kopshtit të galerisë Moma dhe rrokaqiellit Sony dhe At&t në Manhattan) karakterizohet edhe nga biblioteka, galeria dhe muzeu.

"WOYZECK" NË SKENËN E AKADEMISË SË ARTEVE NË TIRANË
E Shtunë, 05.29.2010, 03:58pm

Trupa e protagonistëve të pjesës teatrale "Woyzeck" në skenën e Akademisë së Arteve, Tiranë.

Akademia e Arteve të Bukura në Tiranë vuri në skenë pjesën teatrale "Woyzeck" të dramaturgut gjerman Georg Büchner. Nga publiku u vlerësua kombinimi i situatave të tendosura dramatike me detaje humori. Tek shikuesit në sallën e Akademisë së Arteve të Bukura kishte një vëmendje të madhe gjatë shfaqjes së "Woyzeck", pasi dialogu mes aktorëve ishte një përzjerje gjuhësh. Bëhej një pyetje në gjermanisht, p.sh., dhe përgjigja vinte në italisht. Më pas komunikimi vijonte në frengjisht apo shqip.

SADIK KRASNIQI NË GJUHËN RUMUNE

Nga BAKI YMERI


E Shtunë, 05.29.2010, 11:46am

ARKITEKTURË: SHBA, GLASS HOUSE NË PYLL
E Hënë, 05.31.2010, 06:15am

E arkitektit Philip Johnson të Kënektikatët, kryeqytet i modernizmit pranë Nju Jorkut

Voal-online -The Glass House, shtëpia prej xhami e arkitektit të madh Philip Johnson (Filip Xhonson), prej pak kohësh e hapur për publikun, është perla e New Canaan (Nju Kanan), kryeqytet i modernizmit pranë Nju Jorkut. Është një kub elegant prej xhami në mes të hektarëve të pyllit, me mobilje origjinale të Van Der Rohe. Shtëpia e arkitektit të vdekur më 2005 (autor i kopshtit të galerisë Moma dhe rrokaqiellit Sony dhe At&t në Manhattan) karakterizohet edhe nga biblioteka, galeria dhe muzeu.

"WOYZECK" NË SKENËN E AKADEMISË SË ARTEVE NË TIRANË
E Shtunë, 05.29.2010, 03:58pm

Trupa e protagonistëve të pjesës teatrale "Woyzeck" në skenën e Akademisë së Arteve, Tiranë.

Akademia e Arteve të Bukura në Tiranë vuri në skenë pjesën teatrale "Woyzeck" të dramaturgut gjerman Georg Büchner. Nga publiku u vlerësua kombinimi i situatave të tendosura dramatike me detaje humori. Tek shikuesit në sallën e Akademisë së Arteve të Bukura kishte një vëmendje të madhe gjatë shfaqjes së "Woyzeck", pasi dialogu mes aktorëve ishte një përzjerje gjuhësh. Bëhej një pyetje në gjermanisht, p.sh., dhe përgjigja vinte në italisht. Më pas komunikimi vijonte në frengjisht apo shqip.

SADIK KRASNIQI NË GJUHËN RUMUNE

Nga BAKI YMERI


E Shtunë, 05.29.2010, 11:46am
 

Në foto Sadik Krasniqi

Loti i jetës, pesha e mërgimit dhe drita e atdhedashurisë

Në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, këto ditë e pa dritën e botimit në Bukuresht një libër i ri i një autori shqiptar me banim në Gjermani, Sadik Krasniqi. Loti i jetës së tij del në gjuhën rumune, në përkthim të autorit të këtij shkrimi, duke patur për autor të parathënies kritikun Marius Chelaru, ndërsa në kuadrin a pasthënies, për poezinë e tij jepen fragmente nga shkrimet e Pal Sokolit, Ferdinand Lahollit dhe Shefqet Dibranit. Çdokush e din faktin se gjithmonë ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë mërgimi si një plagë e dhembshme e shoqërisë njerëzore. Sadik Krasniqi shkruan për Kosovën dhe ekzilin e shpirtit të mërgimtarëve tanë. Në 100 faqet e kësaj vepre me vlerë defilon zemërgjerësia e madhe e autorit ndaj atdheut dhe nënës së tij, ndjeshmëria e një shpirti të ndritur, ide okulte (të fshehta) dhe ide të mbështjella me metafora. "Ditën e mbaj në zemër/ tmerrësisht të bekuar/ në etje për takim/ duke ia ruajtur fshehtësinë vatrës".

NJË LETËR FISNIKUT "TEATRI KOMBËTAR"

Nga DR. PËRPARIM KABO


E Shtunë, 05.29.2010, 06:53am
 

I nderuar fisniku "Teatri kombëtar", shifrat thonë se më 28 të majit 2010 ju mbushni 65 vjet aktivitet. Ndokush do të përpiqej të na korigjonte dhe të shtyhej të thoshte, jo vite aktiviteti por vite jetë, duke e shëndruar këtë datë simbolike në datë të lindjes! Jo i dashur teatër, unë nuk mund kurrë se si t’a pranojë një formulim të tillë. Është e provuar se ç’do teatër ka më shumë se një moshë. Një e tillë është ajo universale që daton qysh atëherë kur antropologjia mitike përpara se të votonte për politikën, ajo duartrokiste për performimin teatror, dhe filozofët e politikanët e kohës, ligjëbërësit dhe mbajtësit e prangave të burgjeve ishin të "dënuar" të shkonin në një shfaqje teatri ku kuptonin se liria që vjen nga arti teatror mëkonte qyetari dhe jo thjesht shtetas.

PAOLO COELHO, 'MICK JAGGER I LETËRSISË'
E Mërkurë, 05.26.2010, 06:50pm
 

Del biografia e firmosur nga gazetari brazilian Fernando Morais

Voal-online -Përveç se misticist dhe spiritualist, Paulo Coleho (Paulo Koelho) është edhe 'Mick Jagger (Mik Xhegër) i letërsisë'. Kështu e përcakton shkrimtarin Fernando Morais në biografinë e botuar këto ditë.

Janë pothuaj 600 faqe kushtuar autorit të "Alkimistit" firmosur nga gazetari brazialian ('Luftëtari i dritës - Jeta e Paulo Koelhos) që shpalos një ekzistencë të përshkuar nga sfidat dhe eksperiencat ekstreme. Shkrimtari ishte arrestuar nga diktatura dhe ka kontribuar edhe në revolucionin e rokut në Brazil.

  » JOLANDA GUAZZONI NË SHKRIME DHE KUJTIMENga ELSA DEMO
  » MCCARTNEY JEP KONCERT PËR ÇIFTIN OBAMA
  » ROBERTO SAVIANOS I JEPET ÇMIMI I LARTË I GAZETARISË
  » FESTIVALI 2010 - FILMI GJERMAN NË KANË
  » LETËRSIA DHE PSIKOLOGJIANga FLORI BRUQI
  » E QESHURA ËSHTË ARMA E PUSHTETITNga Jorida Pasku
  » FLAMURI I DËSHIRAVENga BAKI YMERI
  » MIJËRA VETË IA DHANË LAMTUMIRËN E FUNDIT ARTISTES SË FAMSHME LINA HORN
  » FESTIVALI I KANËS ME SHUMË FILMA TË HUAJ
  » "ROBIN HOOD" HAP KANËN



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]