E Premte, 05.17.2024, 07:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
NË LAJPCIG HAP DYERT PANAIRI I LIBRIT 2010
E Enjte, 03.18.2010, 12:45pm

"I gjithë qyteti feston panairin e librit"

 

Sot (18.03.) hap dyert panairi i librit në Lajpcig. Me gjithë vështirësitë e shkaktuara nga kriza ekonomike në panairin e Lajpcigut 2010 prezantohen rreth 2.000 shtëpi botuese nga 39 vende të botës.

 

Slogani i Lajpcigut "I gjithë qyteti feston panairin e librit" nuk është i ekzagjeruar, sepse në ndryshim nga panairi i librit në Frakfurt që është i orientuar më tepër nga biznesi, në Lajpcig aktivitetet që lidhen me panairin si dhe panairi vetë janë mjaft të afërta me publikun. Kudo në ndërtesat tradicionale të qytetit zhvillohen orë letrare me pjesëmarrjen e autorëve, seminare dhe aktivitete të tjera.

 

Por kohët që panairi i librit në Lajpcig numëronte vazhdimisht rritje të numrit të vizitorëve dhe të stendave të shtëpive botuese kanë marrë fund. Kriza ka bërë punën e saj edhe në këtë fushë thotë drejtori i panairit Oliver Zille duke shtuar:

NJË PUNIM KOMPLEKS ME VLERA, PËRMASA DHE HAPËSIRA SHUMËDIMENSIONALE

Recension nga Akademik Prof. Dr. NAMIK SHEHU, Sekretar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane, New York


E Mërkurë, 03.17.2010, 09:32pm


Libri a përmbledhja e studimeve “Guxim shqiptar“ e intelektualit, studiuesit dhe shkencëtarit Flori Bruqi konceptohet si një punim kompleks historiko-letraro-shkencorme vlera, përmasa dhe hapësira shumëdimensionale, të përfshira në tetë kapituj, me 45 tematika, dhe me 382 faqe; me materiale mjaft të zgjedhura dhe me interes, të studiuara dhe të përpunuara me kujdes të veçantë dhe të shkruara me vërtetësi reale, historike dhe kombëtare; në të cilën përmblidhet një game e gjerë dhe mjaft e larmishme e shumë fushave të jetës të së kaluarës dhe të së përditshmes, që kërkohen dhe janë të nevojshme të njihen, të mësohen dhe të përvetësohen nga gjithsecili,për t’u bërë pjesë e aktiviteteve të tyre në punë dhe në veprimtari.

ABBA DHE GENESIS NË HALL OF FAME TË MUZIKËS ROK
E Martë, 03.16.2010, 01:39pm

Voal-online –Grupi pop Abba u vendos në Rock and Roll Hall of Fame (Korridorin e Famës të Rokendrollit) të hënën (dje) në një ceremoni të shoqëruar me pjesë muzikore të grupit suedez, të grupit britanik rok Genesis dhe mjeshtrit reggae Jimmy Cliff.

 

Këngëtari dhe kantautori i grupit Abba, Benny Andersson, dhe vokalistja Anni-Frid Prinzessin Reuss ishin të pranishëm në ngjarjen e organizuar në hotelin Waldorf Astoria të Nju Jorkut, ku Abba, Genesis, Jimmy Cliff, the Hollies dhe the Stooges u vendosën zyrtarisht në korridor.

 

"Jam vërtetë i prekur nga ai partneritet i filluar dikur dhe që është i pranishëm këtu tek ne sonte,” tha Prinzessin Reuss, e njohur nga fansat e grupit Abba si Frida, përpara se ajo mënjanohej për t’ia lënë vendin ish të shoqit Andersson të luajë në piano hitin e tyre të viteve 1980, "The Winner Takes It All" kënduar nga këngëtarja amerikane Faith Hill.

ADRESA "PIKË COM" MBUSH 25 VJET

nga Radio Evropa e Lirë


E Hënë, 03.15.2010, 09:55pm


Sot mbushen plot 25 vjet nga ditëlindja e “Pikë com”, emrit të adresës, me të cilën shumë njerëz e përkufizojnë internetin.

Një prodhues i kompjuterëve në Shtetet e Bashkuara, i quajtur Symbolics, e regjistroi “Symbolics.com”, që ishte faqja e parë e “Pikë com”.

Fillimisht, adresa ishte e ngadalshme për t’u hapur. Deri nga mesi i viteve ‘90, pak njerëz kishin kompjuterë dhe shumë vështirë e kishin ta dinin se çfarë ishte “Pikë com”.

Disa nga prodhuesit më të njohur, si Apple, i regjistruan emrat e tyre vetëm disa vjet pas Symbolics. Por, sot “Pikë com” njihet si pjesë e fabrikës së më shumë se 1.6 miliardë përdoruesve të internetit.

Njerëzit shkojnë në faqet “Pikë com” për të blerë, për t’u lidhur me njerëzit tjerë, për t’u zbavitur, mësuar, informuar dhe për të shkëmbyer ide.

Për çdo ditë regjistrohen rreth 100 mijë faqe “Pikë com”.

Rreth 86 milionë faqe janë aktive, ndërsa miliona faqe tjera “Pikë com” kanë lindur dhe janë zhdukur gjatë 25 viteve të kaluara.

Symbolics, kompania e parë që e zbuloi “Pikë com”, tash është blog për pronarin e një firme, i cili blen dhe shet faqe të ndryshme “Pikë com”.

Adresa “Pikë com”, fillimisht u menaxhua nga Departamenti i Mbrojtjes, pastaj nga firma Network Solutions, e cila u ble nga VeriSign.

Bashkë me adresën “Pikë com”, në vitin 1985 u krijuan edhe “Pikë edu”, "Pikë gov”, "Pikë mil”, "Pikë org” dhe “Pikë net”.

Gjithashtu, disa adresa dallohen edhe për nga emrat e shteteve, për shembull “Pikë ru” është për Rusinë, “Pikë ir” për Iranin, apo “pikë af” për Afganistanin.

Në vitin 2009, adresat më popullore ishin “Pikë com”, “Pikë cn”, “Pikë de”, dhe “Pikë net”.

Një ndryshim i madh vitin e kaluar ndodhi me futjen në përdorim të emrave me alfabet cirilik, arab apo kinez.

STUDIOJA FOX DO TA RIVËJË FILMIN "AVATAR" NË QARKULLIM KËTË VERË
E Premte, 03.12.2010, 04:09pm

Voal-online –Bëhuni gati për "Avatar"-plus.

 

James Cameron dhe Fox janë në diskutime për rivënien e "Avatar"-it, para së gjithash në kinematë tredimensionale (3D), nga fundi i verës - dhe, në mënyrëm torturuese, me skena shtesë që janë lënë jashtë në katin e dhomës së prerjeve nga ngutja për ta vënë filmin në qarkullim më 18 dhjetor.

 

Vendimi për një rivënie në qarkullim duket se nxitet nga ndjesia se, edhe pse "Avatar" është filmi më fitimprurës i të gjitha kohërave, producentët kanë kuptuar se mund të fitonin edhe shumë më tepër para nëse do të kishin përfshirë në film skena në digital dhe Imax 3D të cilat kishin humbur kur Disney nxori "Alice in Wonderland" (Liza në botën e çudirave) në 3D më 5 mars.

VANESSA PARADIS DHE JOHNNY DEPP DO TË JENË SIMONE DE BEAUVOIR DHE I DASHURI I SAJ
E Mërkurë, 03.10.2010, 04:19pm

 

Voal-online -Do të jenë më në fund së bashku në ekranin e madh Johnny Depp e Vanessa Paradis: bashkuar në jetë prej dhjetë vitesh, dy fëmijë, çifti do të jetë protagonist i filmi 'My American Lover' (I dashuri im amerikan) i regjisorit Lasse Hallström, regjisor me të cilin Depp ka xhiruar filmin 'Chocolat'. Filmi do të tregojë historinë e gjatë të dashurisë midis shkrimtares veprimtare të lëvizjes franceze për të drejtat e femrave dhe shkrimtarit amerikan Nelson Algren

 

REGJISORJA IRANOAMERIKANE SHIRIN NESHAT DHE ROMANI "PALLATI I ËNDËRRAVE" I ISMAIL KADARESË
E Djelë, 03.07.2010, 06:12pm

“UNË, DISIDENTJA IRANIANE DHE MËRGIMTARJA E PËRJETËSHME, JU KËRKOJ: NDIHMOJENI REGJISORIN E BURGOSUR JAFAR PANAHI”

 

Shirin Neshat: "Jam në tratativa për të marrë të drejtën për të përshtatur për ekranin e madh romanin “Pallati i ëndërrave" të Ismail Kadaresë: më pëlqen për mënyrën si e pasqyron pushtetin e shtetit mbi idndividin; dhe bën të kuptosh absurditetin e fanatizmit religjioz.”

 

Bisedë me Shirin Neshat, videoartiste me famë ndërkombëtare. Në kiinematë italiane po del filmi i saj, çmuar me Luan të Argjendë në Venecia. Regjisoria shprehet për “revolucionin jeshil”: “Sa emocion të shikosh gjithë atë guxim femëror.” Dhe për artistët që kanë përfunduar në burg, si kolegu i saj Panahi, thotë: "I druhem çdo masakrimi.”

 

Mërguar nga Irani i saj, ajo, Shirin Neshat, ka një jetë të tërë: "Isha shtatëmbëdhjetë vjeçe kur u largova nga vendi im - tregon videoartistja dhe regjisorja, Luan i Argjendë në Venecia për filmin Donne senza uomini (Gra pa burra) – babai im më dërgoi jashtë për të studiuar, besoja se do të kthehesha. E ndërkaq do të vinin Revolicioni Islamik i Khomeinit, pastaj lufta me Irakun. Kështu jam ‘braktisur’ në Perëndim: dhe ajo largësi me vendim tim ka zgjatur përgjithmonë.” Duke e transformuar në një qytetare të botës, në një disident të përjetëshëm, e cila nga shtëpia e saj në New York ndjek me vëmendje ndodhitë në Teheran, arrestimet e kolegëve të saj kineastë. Si Jafar Panahi: "Jemi duke kërkuar, me Amnesty International, ta lirojmë nga burgu: por e vetmja mënyrë për t’ia arritur është që të merret me këtë gjë Hilary Clinton."

REGJISORI I MOHON LIDHJET E TIJ ME IZRAELIN NË PRAG TË NATËS SË OSKARËVE
E Djelë, 03.07.2010, 05:15pm

Voal-online –Bashkëregjisori araboizraelit i filmit “Ajami”, një film i kandiduar në kategorinë e filmit në gjuhë të huaj, tha të dielën (sot) se ai nuk duhet parë si një përfaqësues i Izraelit – “një vendi që nuk më përfaqëson mua” – në Academy Awards.

 

Thëniet e Scandar Copti-t, në një intervistë dhënë nga Los Anxhelosi për Radio Izraelin, janë dënuar nga ministërja e Kulturës e Izraelit, e cila tha se ishte e trishtuar që një filmbërës i cili i pranoi fondet e qeverisë për filmin po e kritikonte vendin e tij.

 

“Filmi teknikisht e përfaqeson Izraelin,” tha Copti. “Unë nuk e përfaqësoj Izraelin. Unë jam një qytetar i Izraelit, por unë nuk mund ta përfaqësoj një vend që nuk më përfaqëson mua.”

 

Komentet e tij iu bënë jehonë shumë ankimeve të qytetarëve arabë, të cilat përbëjnë më shumë se një të pestën e popullsisë së Izraelit, se ata vuajnë nga diskriminimi sidomos në dhënien e fondeve.

 

“Ajami” është një subjekt krimi dhe dhunë vendosur në zonën kryesisht të populluar me arabë të Jaffa-s, pjesë e Tel Avivit, filmi i tretë me radhë që kandidohet për Oskar në kategorinë e filmit në gjuhë të huaj që nag vitit 2007.

 

Copti e bëri regjinë e filmit me izraelitin hebrej Yaron Shani.
GÃœNTER GRASS FLET PËR STASIN: UNË DHE IME SHOQE ISHIM TË SPIUNUAR DHE TË NDJEKUR
E Enjte, 03.04.2010, 01:52pm

Intervistë Nobelit gjerman. Një libër i Kai Schlueter shpjegon sesi shkrimtari i madh ishte në shenjestër të shërbimeve sekrete nga RDGJ që në vitin 1960: “Idetë e mia i bezdisnin më shumë se idetë e konservatorëve. Prandaj ma kishin frikën. Armiku numër një i regjimit ishim ne socialdemokratët e Perëndimit.”

 

Voal-online -"Idetë e mia i bezdisnin më shumë se ato të konservatorëve. Sepse armiku numër një i RDGJ-së ishim ne socialdemokratët.” Njëzet vjet pas rënies së Murit, Nobeli Günter Grass rievokon spiunazhin maniakal të orkestruar kundër tij nga shërbimet e Lindjes.

"Po, unë, Günter Grass, që nga viti 1960 jam spiunuar nga STASI, edhe nga shkrimtarë që e informonin. E mora vesh shumë më vonë, tani ky libër tregon gjithçka. Ishte një ngulmim fanatik i komunistëve ortodoksë: unë intelektuali socialdemocrat iu kallja atyre frikën, sepse i thoshja jo Murit dhe censurës, druanin se idetë e mia i jepnin jetë një tjetër ideje të majtë, si më 1968 Pranverën e Pragës.” Në shtëpinë e tij të vogël në Behlendorf, këtu midis Lybekut dhe Haburgut, dëgjojmë Nobelin për letërsi si flet rreth librit të Kai Schlueter, që po del nga botuesi Ch.
Links, "Günter Grass im Visier, die Stasi-Akte", pra "Günter Grass në shenjestër të STASIT“.

 

AGIM SULAJ DHE FENOMENOLOGJIA E SHPIRTIT TË TIJ ARTISTIK

Nga LAURETA PETOSHATI, javorja NACIONAL, Tiranë


E Mërkurë, 03.03.2010, 11:33am

“- Jam shqiptar, aq sa jam dhe evropian apo qytetar i botës,”

Nga piktori Agim Sulaj

  » JIMI HENDRIX I PAPARË E RIPËRTËRIN LEGJENDËN
  » NJË POETE SHKODRANENga EDUARD M. DILO
  » Silvana  Braçe rrefen per NACIONAL jeten mes Italise dhe Shqiperise si dhe ata qe e mbeshteten ne TVSH
  » TUBIM I LIDHJES SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË NË HAIDELBERG TË GJERMANISË, PROMOVIM LIBRASH DHE PËRKUJTIM I FLAKËS SË JANARITNga ASLLAN DIBRANI
  » TË DENJË PËR ARINJ - FITUESIT E FESTIVALIT TË 60-TË NDËRKOMBËTAR TË FILMIT NË BERLIN
  » AL PACINO ZËVENDËSON ROBERT DE NIRON NË FILMIN POLICESK
  » DANIELLE CAMPBELL, YLLI I RI I DISNEY-T
  » LAMTUMIRË KËNGËTARIT TË 'MY SHARON', DOUG FIEGER
  » RINGJALLET METROPOLIS
  » LADY GAGA I BËN NDERIME ALEXANDER MCQUEEN-IT



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]