E Enjte, 05.02.2024, 11:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
"Gëzuar ditëlindjen, Berlinale!"
E Enjte, 02.11.2010, 01:56pm

 

Në festivalin e 60-të të filmit në Berlin prezantohen këtë vit në programe të ndryshme 400 filma. Filmat ballkanikë sërish shumë të pakët, ndërsa ata shqiptarë mungojnë.

Liu arratiset në vitin 1949 nga ushtria e Mao Ce Dunit, nga Shangai në Taivan, dhe lë pas dashurinë e jetës. Tani ata takohen sërish. Kjo është historia e filmit "Tuan Yuan" që hap më 11.2. garën konkurruese në pallatin e Berlinales. Deri më 21 shkurt në Berlin do të shfaqen gjithsej 400 filma, prej të cilëve 20 garojnë për "Ariun e Artë", fituesi i të cilit do të shpallet më 20 shkurt nga kryetari i jurisë, regjisori gjerman Werner Herzog.

 

Wang Quan, i cili e pati fituar njëherë obeliskun në vitin 2007 me "Martesën e Tuyas", i jep festivalit në faqen e saj të internetit një përshëndetje të veçantë: "Gëzuar ditëlindjen Berlinale!"

 

2010-ta shënon 60-vjetorin e themelimit të festivalit

 

Drejtori Dieter Kosslick është i gëzuar që pikërisht me këtë rast do t'i tregojë botës një nga veprat më të rëndësishme të kinematografisë gjermane dhe botërore, filmin fantastiko-shkencor pa zë "Metropolis", prodhim i vitit 1927, i regjisorit Fritz Lang. "Do të jetë premiera e  parë pas 83 vjetësh me metrazh të plotë. Ekzemplari i fundit i filmit pa zë, që regjisori gjerman Fritz Lang e pati prodhuar në vitin 1927, u gjet një vit më parë në Buenos Aires," - thotë Kosslick. 

 

Por festivali i sivjetshëm ka edhe pika të tjera kulmore, si për shembull yjet e kinematografisë: Leonardo di Caprio, Ewan McGregor, Penelope Cruz, Rene Zewllweger e shumë e shumë të tjerë. Në garën konkurruese janë ndër të tjerë edhe Roman Polanski, i cili siç dihet nuk mund të jetë i pranishëm, pasi vazhdon të jetë i arrestuar në Zvicër, regjisori britanik Michael Winterbottom dhe njëri nga themeluesit e rrymës "Dogma", danezi Thomas Winterberg. Nga Ballkani debuton regjisori rumun, Florian Serban, dhe garon sërish Jasmila Zbaniç, e cila në vitin 2006 fitoi "Ariun e Artë" me "Grbavica"-n.

 

Mësuar me presione politike

Polanski i munguar mbizotëron Festivalin e Berlinit
E Martë, 02.09.2010, 06:24pm

Voal-online -Roman Polanski është në arrest shtëpiak në shaletin e tij zviceran, por regjisori polako-francez do ta mbizotërojë sivjet Festivalin e Filmit të Berlinit, ku filmi i tij i fundit "The Ghost Writer" (Shkrimtari fantazmë) do të shpaloset.

 

Interesi për filmin e 76 vjeçarit, një nga 20 pjesëmarrësit e konkurtimit për çmime në ngjarjen e 11-21 shkurtit, pashmangshëm është rritur që nga arrestimi i tij sensacional në shtator.

 

Polanski, fitues i çmimit Oskar për filmat "Chinatown" dhe "Rosemary's Baby", është duke u përpjekur tani të mos ekstradohet në SHBA lidhur me dënimin për marrëdhëniet e paligjshme të vitit 1977 me një vajzë 13 vjeçare. Regjisori i Festival, Dieter Kosslick,  me shpresë së veprimtaria e përvitshme që shënon tani 60 vjetorin të jetë e sukesshme, ka pohuar se regjisori nuk do të jetë të premten në qilimin e kuq të premierës botërore të filmit të tij. Nuk do të ketë as videomesazh të tij nga shtëpia në Gstaad.

 

Megjithatë pritet që The Ghost Writer të nxitë më shumë vëmendjen se qindra filma të tjerë që do të shfaqen në garë dhe jashtë garës në Berlin sivjet. Polanski e bazon trillerin e tij në romanin e Robert Harris dhe kryeminstri i trilluar britanik luajtur nga Pierce Brosnan është bazuar në figurën e Tony Blair.

Ka vdekur kompozitori jazz John Dankworth
E Djelë, 02.07.2010, 02:39pm

 

Voal-online –Sir John William Dankorth, kompozitori i famshëm jazz, që ka bashkëpunuar me Ella Fitzgerald, ka vdekur në Britaninë e Madhe në moshën 82 vjeç. E ka bërë të ditur BBC duke cituar agjentin e tij. Dankworth, saksofonist dhe klarinetist, ishte me të shoqen Cleo Laine një nga çiftet më të famshme në botë.

 

Lindur në Woodgord, Essex, ai u rrit në një familje muzikanësh në Walthanstow, në rrethinën e tij në Highams Park dhe vijoi mësimet në Sir George Monoux Grammar School. Mësoi që në moshë të njomë violinën, pianon, kalerinetën, por pas moshës 16 vjeçare u përqëndrua kryesisht tek saksofoni alto.

 

Pasi studioi në Akademinë Mbretërore të Muzikës (Royal Academy of Music), ku interesat e tij për jazz-in u thelluan, ai kreu shërbimin në ushtri, pastaj filloi karrierën në skenën e jazz-it britanik. Komentet e Parker për Dankworth çuan në një tur të jazzmanit të ri britanik në një tur në Suedi me saksofonistin sporano Sidney Bechet.

 

Gjatë vitit 1949 ai mori pjesë në Paris Jazz Festival dhe luajti me Charlie Parker. Atë vit Dankwoth u shpall muzikani i vitit. Prej atëherë karriera e tij do të ishte e pandalshme dhe me shumë kulme.
Leonard Cohen shtyn turin pas fatkeqësisë fizike
E Shtunë, 02.06.2010, 09:23pm

 

Kantautori kanadez do t’i rifillojë shfaqjet më 15 shtator

 

 

Voal-online –Kantautori kanadez Leonard Cohen (Leonard Kohen) është detyruar ta shtyjë gjashtë muaj turin e tij evropian për shkak të një lëndimi. E ka tradhtuar shpina tek po bënte gjimnastikë.

 

Artistit 75 vjeçar mjekët ia kanë përshkruar një program fizioterapie nga katër deri në gjashtë muaj.

 

Turi, që parashikonte nëntë data dhe që duhej të fillonte më një mars në Francë do të fillojë më 15 shtator dhe do të mbyllet më 7 tetor.

Natyrisht, nëse gjithçka shkon më së miri, ashtu si ia urojnë adhuruesit.

Japonia e mbyll muzeun për John Lennon
E Enjte, 02.04.2010, 02:40pm

E vetmja ekspozitë zyrtare në botë kushtuar këngëtarit legjendar të Beatles

 

Voal-online –I mbyll qepenet më 30 shtator 2010 John Lennon Museum i Saitma, në rrethinën veriore të Tokios, e vetmja ekspozitë zyrtare në botë kushtuar këngëtarit legjendar të grupit Beatles, përuruar në vitin 2000 nga Yoko Ono.

 

Mbyllja e ekspozitës është lajmëruar sot nga Taisei Corporation, shoqëri ndërtimesh e ekspozitave, e cila në një komunikatë të befasishme, pa përmendur asnjë arsye të vendimit, shpall fundin e pranisë së muzeumit “në skadim të marrëveshjes dhjetëvjeçare me zonjën Yoko Ono”.

 

Sipas të dhënave nga burime të brendshme nga ana e mediave vendëse në dhjetorin e shkuar, vendimi për ta mbyllur muzeun ka lidhje me rënien e interesimit të publikut.

 

Në dhjetë vjet muzeu është vizituar nga rreth 550 000 veta.

Beyoncé mbretëreshë e natës Grammy (Fotogaleri)
E Martë, 02.02.2010, 01:10pm

 Voal-online -Diva soul, që vinte me 10 kandidatura në natën Grammy, ka çuar në shtëpi gjithësejt 6 shtatore në formë gramafoni (dhe është hera e parë që një femër ia arrin kësaj në një natë të vetme). Mbretëresha e R&B ka rrëmbyer çmimet për Këngën më të Mirë të Vitit, Këngën më të Mirë R&B e Interpretimin më të Mirë vokal femëro për këngën 'Halo',  Interpretimin më të Mirë R&B tradicional për "At Last" e Allbumin më të Mirë Bashkëkohor R&B për "I am... Sasha Fierce". Beyoncè (e cila pastaj në skenë ka kënduar dy sukseset e saj "If I weere a Boy' e 'You Outta Know') ka hyrë kështu në historinë e muzikës, ndonëse suksesi nuk është kompletuar me çmimin më të rëndësishëm të vitit, atij për Albumin më të Mirë të Vitit, të cilin e ka marrë këngëtarje e re, Taylor Swift, sapo mbushur njëzet vjet, që ka fituar me albumin e saj "Fearless".

Bigelow fitoi çmimin kryesor të Directors Guild of America për filmin "Hurt Locker"
E Djelë, 01.31.2010, 12:27pm

 

Voal-onine -Kathryn Bigelow është e para femër që fiton çmimin e regjisores më të mirë (best director award) nga Shoqata e Regjisorëve të Amerikës (Directors Guild of America) mbrëmë me trillerin e saj për luftën në Irak, "The Hurt Locker," një film me buxhet të ulët që po grumbullon çmime në prag të dhënies së çmimeve Oskar.

 

Fituesi i çmimit kryesor në Directors Guild of America awards ka fituar çmimin Oskar si regjisori më I mirë gjithnjë, përveç gjashtë rasteve, në 61 vitet e fundit.

 

Kandidaturat për çmimet Oskar do të shpallen të martën dhe "The Hurt Locker" pritet të ketë disa kandidatura, përfshirë kategoritë e filmit më të mirë dhe regjisorit më të mirë.

 

Bigelow mund katër regjisorë të tjerë, përfshiirë ish burrin e saj James Cameron, i cili kishte fituar një Golden Globe (Glob të Artë) këtë muaj për filmin me buxhet të stërmadh e tejet fitimprurës "Avatar."

Ka vdekur shkrimtari Salinger, vetmitari mitik i kullës moderne të ngujimit
E Enjte, 01.28.2010, 09:23pm

     Salinger i moshuar

 

Voal-online –Jerome David Salinge (Xherom Deivid Salinxher) ka vdekur sot në Cornish, New Hampshire, qyteza ku përshkoi pjesën më të madhe të jetës së tij tejet të veçuar. Ishte 91 vjeç. Autor i Catcher in the Rye, shkrimtari me romanin e tij – dalë më 1951 – ka përfaqësuar një mit për disa brezni djelmosash, do të mbetet gjithmonë një simbol i rebelimit, andrallave, për atë që do të kapërcente “zonën e hijes” nga fëmijëria në rini. Një mit i ushqyer edhe falë ekzistencës së tij misterioze; aureolës së fshehtësië, që natyra e tij pabesueshmërisht e rezervuar e krijoi rrotull tij.

 

Tepër të pakëta dhe të rralla informacionet rreth veprimtarisë së shkrimtarit. Edhe më pak dihet për jetën e tij private. I qartë mbetet fakti që Jerome David Salinger lindi në New York në janarin e vitit 1919.Dihet që mori pjesë në Luftën e Dytë Botërore, duke marrë pjesë edhe në zbarkimin e Normandisë. E më 1953, dy vjet pas zbulimit të tij si shkrimtar ai u largua nga New York-u në New Hampshire.

               Salinger kur ishte i ri

Këngëtarja yll Doruntina Disha intervistë ekskluzive gazetës norvegjeze "Dagbladet"
E Mërkurë, 01.27.2010, 02:58pm

Në fillim të kësaj bisede, vlen të permendim se Doruntina  ka qenë e dalluar ne mesin e publikut shqiptar në  Norvegji,  ku si e vogel qe nga mosha  4 vjeçare kur ka ardhur ne shtetin tonë, ajo, me recitime, këngë e vallëzim karak teristik i ka kënaqur bashkëkombësit e saj nëpër festa, veçarisht gjatë kremtes së 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit e të Pavarësisë së Shqipërisë.

 

Ajo është bija e intelektualit-Osman Disha nga Dibra dhe e nënës Fakete Disha, ekonomiste nga Gjakova e Kosovës. Babai i saj gazetar e komentator  sportiv  shumëvjeçar i Televizionit të Kosovës, tash korrespondent i RTK, nga Oslo,

 

Biseda fillon me nëntitullin-Ylli i ardhshëm:

Ka vdekur Jean Simmons, Ofelia më e mirë e të gjitha kohërave
E Shtunë, 01.23.2010, 05:09pm

 

Ka qenë një nga yjet e mëdhenj hollywoodiane të viteve 1950 dhe 1960

 

Voal-online –Aktorja angleze Jean Simmons (Xhinë Simons), 80 vjeçe,  Ofelia e paharrueshme përkrah Laurence Olivier në „Hamlet“ (1948), ka vdekur në orët e para të ditës së sotme, pas një sëmundje të gjatë në Santa Monica të Kalifornisë. Lajmin për vdekjen e saj e dha e para gazeta Los Angeles Times.

 

Jean Merilyn Simmons, lindur në Londër më 31 janar të vitit 1929, Jean Simmons, ka qenë një nga yjet më të mëdhenj hollywoodiane të viteve 1950 dhe 1960. Kur vazhdonte shkollën Aida Foster në Londër ajo u vu re nga një zbulues talentesh dhe u përfshi me rolin e motrës më të vogël të Margaret Lockwood' në komedinë "Give Us the Moon – Na e jep ne hënën“ (1944).

 

 

Por, para se të arrinte në Hollywood, karriera e saj kishte filluar shumë herët sa në kinema dhe në teatër. Nuk ishte as 20 vjeçe kur prekte kulmin me Ofelinë, duke qenë më e mira e të gjitha kohërave dhe partnerja më e paarritshme e Laurence Olivier.

  » Fragmente nga tregimi "ARTURI"Nga PIERRE-PANDELI SIMSIA
  » Shënime për librin "Një mijë Rubaira" të Habib SKËNDERITtNga Perikli Jorgoni
  » Lily Allen vullkanike
  » Pëllumbi, "Kulla" i humorit shqiptarNga DALIP GRECA
  » U hap stinori i çmimeve në Hollywood
  » Përkujtohet 90 vjetori i regjisorit Federico Fellini
  » Një album i "ri" i Jimi Hendrix
  » Pasha: Dhëntë Zoti të fitoj Eurovizionin
  » Shtëpitë e drunjta të Stambollit - Kryeqyteti i kulturës evropiane 2010 kujtohet për trashëgiminë e tij
  » Sandra Bullock triumfoi në People's Choice Awards



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]