E Enjte, 05.02.2024, 01:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Ndahet nga jeta artisti i madh burimor Sali Mani
E Enjte, 01.07.2010, 12:58pm

 

 

Pas nje semundje të rëndë, ndahet nga jeta rapsodi i njohur, artisti i merituar Sali Mani. Kishte më se një muaj që luftonte me vdekjen në njërin prej spitaleve më të njohura të Detroitit.Ndonëse deri në castet e fundit ai fliste per projekte dhe ëndërra që mendonte t’i realizonte,vdekja si gjithnje e pabese, ndau nga familja dhe të afërmit shokun dhe mikun tonë të paharruar.

 

 

Sali Mani lindi ne Koplik te Malesise se Madhe ne vitin 1945. Që në moshë të re, i  frymëzuar nga traditat folklorike të zonës, Saliu filloi të përcillte me lahutë eposin e kreshnikëve.Zeri i tij terhoqi vëmendjen e malësorëve të cilët e inkurajuan këngëtarin e ri që të ishte i pranishëm dhe shumë i kerkuar ne dasma t e gëzimet e tyre. Udheve të artit dhe të këngës do të ecte Sali Mani gjithe jeten e tij, deri ne frymen e fundit. (Vetem dy muaj para se te nderronte jete,promovoi kengen e fundit:”Ku je mor djale”)

 

Shume shpejt emri i Saliut i kaloi kufijtë e Malesië dhe të Shkodrës,madje edhe të Atdheut.Ai u bë nje nder rapsodet me te degjuar ne mbarë trojet shqiptare. Duhet theksuar se ai nuk ishte thjesht rapsod i lindur dhe qe mesoi te luante disa instrumenta muzikore, por ishte nje muzikant i edukuar i cili krijonte, kompozonte dhe interpretonte, cilesi te cilat i perfeksionoi gjate gjithë veprimtarisë së tij mbi 50-vjecare. Disa breza këngëtarësh jo vetëm e njohën Salën, por mësuan nga përvoja e tij dhe shumë prej tyre interpretuan pjesë te krijimtarisë së tij. Ai be percjelles i traditave me te mira folklorike te Malesise dhe te trevave veriore te vendit.

 

 

Zëri i tij karakteristik  ngjante të ishte binjak me jehonën që përcjellin bjeshkët e Kelmendit, të cilave u këndoi me aq pathos, kishte gurgullimën e lumit të Cemit, brigjeve te të cilit shëtiti muza e këngëtarit poet. Derisa mbylli syte Sali Mani u bë simbol i këngës popullore rapsodike. Mbi 100 këngë mbajnë autorësinë e tij, ku mjaft prej tyre tashmë kanë zënë vend ne thesarin e krijimtarisë popullore shqiptare. Mjafton te pëmendim këngët: “Moj e mira nga Gjakova” “,Moj Kosovë mirese të gjeta”, ”Moj e mira bregut te Cemit: etj.

 

 

Per më shumë se 30 vjet Sali Mani ishe në krye të grupeve folklorike të Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe.Në të gjitha festivalet ai dhe grupet që ai drejtonte fituan cmime dhe mbi të gjitha admirimin e publikut te gjërë shqiptar.Kënga e Sali Manit do te çonte peshë zemrat e bashkatdhetarëve ne Kosove, Maqedoni, Malësi dhe jashtë kufijve etnikë shqiptarë. Ai do të bënte pjesë në ansamblet që përfaqësuan Shqipërinë në skenat nderkombëtare. Zeri dhe telat e çiftelisë së tij, që nuk iu nda deri në frymën e fundit, do të jëhonin në Gjermani, Zvicer, France, Egjypt, Amerikë etj.

 

Për kontributin e tij në kulturë dhe në art atij iu dha tiulli i lartë “Artist i Merituar” Vitet pas ndryshimeve demokratike sollën ndryshime edhe ne jetën e artistit.Ai sëbashku me familjen e tij iu bashkua vargut të gjatë të zogjve shtegëtarë ne kërkim të një jete më të mirë, duke u përplasur me vështirësi të reja dhe të papritura që do të linin jo pak gjurmë në jeten e tij madje edhe nw krimtari. Gjithësesi ai për asnjë cast nuk iu nda skenës. Duke jetuar mes bashkatdhetarëvë në Detroit për më shumë se dhjete vitë, Saliu organizoi dhe drejtoi mjaft veprimtari e koncerte,ku në përgjithësi përcillej malli dhe dashuria e thellë për Atdheun.

KATRANOSJE DHE TRIUMF

Tregim-humor nga THANI NAQO


E Djelë, 01.03.2010, 11:09am
      

 

Brenda një ore ai vizitoi disa nga libraritë e kryeqytetit, pikërisht ato për ku e adresuan njerëzit e tij. Pas dhjetë vjetësh emigrim vinte në Atdhe dhe u befasua me ndryshimet gjithandej. Po të mos kishte qenë i kushëriri, ai do të kishte humbur rrugëve të kryeqytetit. 

 

Nuk ishte më ajo Tirana e dikurshme që mbante mend ai.

 

Si të gjithë krijuesit, ndjeu padurimin për të parë fatin e librit të tij, të cilin e kishte botuar tre vjet me parë. 

 

Ç'e pyet, botimi i romanit i kishte kushtuar një djall e gjysëm! 

 

Ndërsa hynte dhe dilte nëpër librari, i tingëllonte në kokë klithma e së shoqes: 

"Unë s'po ble dot një fustan për të qënë, t'i kërkon të hedhish në plehra tre mijë dollarë!"  

 

Kurreshtja për të parë kryeqytetin iu shua shpejt dhe vëndin e saj e kaplloi çudia e rafteve të librarive që rënkonin nga tejngjeshja me libra.

 

 

 

Shitësit, sikur t'i kishte pjellë një nënë, krejt indiferentë me klientin, e kalonin kohën tek pragjet e dyqaneve ose shfletonin revista pornografike. Asnjëri nga librashitësit nuk e njihte dhe asnjëri nuk ngjalli interes për këtë fytyrë të zeshkët klientore të rrudhur, të rrahur nga erërat e diejt e mërgimit. Ai pati ndjesinë se ata me siguri e merrnin për ndonjë banor periferie, perimebërës a prodhues qumështi, i cili gabimisht kishte kapërcyer pragun e dyqanit të librave. Kjo ndodhte zakonisht në ditë shiu. Klientë të tillë periferikë stampoheshin para rafteve të librave, bënin gjoja sikur ishin në kërkim të ndonjë titulli por, në të vërtretë, ata përgjonin me bisht të syrit stacionin e autobusit, për t’u larguar në periferinë e tyre.

 

Mirpo kishte qëlluar që edhe nga njerëz periferikë, shitës vezësh, djathi, gjize ose perimesh dhe frutash, me shporta të zbrazura varur në krah, hynin rrëmujshëm dhe çkërmoqnin kasën e derës me to, vinin drejt banakut dhe lëshonin pyetje të mistershme që edhe një librashitës me diplomë universitare, nuk ishte dot në gjendje t’u përgjigjej atyre. Kërkonin libra sepse deshën të mësonin si luftohej karkaleci jeshil, për vrugun në të lashta, për kromën që prek gjethet e mollëve dhe bile, pyetjet shkonin deri " kërkoj librin si luftohen këpushat nën lëkurën e lopëve", apo për morrat dhe pleshtat e dhive e derrave, sikur libraritë e kryeqytetit të ishin hapur posaçërisht për literaturë veterinare. 

 

 

Kjo kategori klientësh kishte sy zhbirues nën vetulla kaleshe, ruanin rastin kur mbeteshin vetëm e përvetëm me shitësin dhe lëshonin mbi banak një dorë duhan të grirë hollë, tamam si lesh arapi dhe ia shkelnin syrin për pazar të menjëhershëm e fitimprurës për të dyja palët. Kishte edhe nga ata që ta rrihnin supin sikur njiheshe prej kohësh dhe të fusnin në kontrabandën e duhaneve të përziera. Dhe... Dhe kapje, si në ëndërr, një dorë të mirë...Domethënë, edhe ky periferik, nuk dihet çfarë fsheh nën lëkurën e zeshkët dhe "sot- mendoi librashitësi i librarisë numër katërmbëdhjetë- na paska bërë edhe banjë, koka i shkëlqen si pjepër Laknasi, qënka veshur edhe si për ditë feste...Ah, librashitësit mburren kur shesin një libër, por ata nuk lexojnë kurrë libra dhe nga kjo e keqe e madhe e mosleximit, nuk kanë për të kuptuar kurrë njeriun e kësaj bote moderne. Sot tek klienti i panjohur fshihet edhe fshatari, edhe qytetari, edhe emigranti i vëndeve nordike, more, prapa tij fshihet edhe një qerroz emigrant i tropikut, pjekur e xërxëlluar nën diellin e lakmuar nga e gjithë bota", mendonte librashitësi duke hetuar klientin e tij dhe u mbështet më mirë pas banakut, me dyshimin përfundimtar:

 

 "Nuk ka më të ngatëruar se klienti që hyn në dyqanin ku shiten libra!" 

 

 

 

 

Ndërsa klienti vështroi me bisht të syrit librashitësin që kalamendej në mendimet e veta, kundroi një copë herë raftet e sipërme, u përkul për të parë librat në raftet e mëpshtme, kafshonte buzët, nënqeshte me ironi, shtrëngonte pëllëmbët pleksur prapa vitheve dhe, më së fundi, ai nxitoi për nga cepi i dyqanit. Kryqëzoi krahët para gjoksit dhe i dha kokës prapa. 

 

Njohu librin, romanin e shkruar me duart e mëndjen e tij, me kopertinën alla gjelbëroshe, sikur ai libër të qe dispensë e  fakultetit të agronomisë. Kopertina e librit linte përshtypjen se në të shkruhej për mënyrat e krasitjes së pjergullave të rrushit dhe pemëve frutore, ose si kryhen punimet për mbjelljen e të lashtave. Autori i romanit psheretiu, tundi kokën i pakënaqur sepse në atë çast iu duk se në librin e tij nuk vepronin karaktere letrarë, por si kultivoheshin livadhet natyrore, etj etj. etj.". 

    

 

Cilët nga këta apo këto hollivudiane do të donit t'jua uronin Vitin e Ri?
E Enjte, 12.31.2009, 05:57pm

 

Nëse nuk ia keni këputur gjumit në mesnatën që sjell Vitin e Ri, atë moment magjik do të donit ta përjetonit në mënyrë sa më të paharrueshme, të paktën në 365 ditët e ardhshme. Revista People ka propozuar disa nga emrat më në modë aktualisht në Hollywood:

 

Rachel McAdams Nuk do të ishte keq që të zgjidhnit aktoren kryesore të filmit Sherlock Holmes I sapodalë në kinematë amerikane dhe tejet fitimprurës. Pas një historie të gjatë me Ryan Gosling e pas një romance me Josh Lucas, McAdams, 31 vjeçe, është një single lady! Sytë e saj blu, goja si gonxhe dhe flokët e zes do të ishin fatsjellës për ju.

Anna Kendrick -Ajo është një yll në ngjitje. Loja e saj në Up in the Air i dha asaj kandidime nga Screen Actors Guilde dhe Golden Globe, duke e nxjerrë nga hija e partnerëve të Twilight -
Kristen Stewart e Ashley Greene – dhe në sferën e lartë të aktoreve elite të Hollywood.

Lady Gaga Bekuar nga sjelljet nazelie dhe bukuria natyrale, Gaga është një zgjedhje tjetër që ia vlen. Në moshën 23 vjeçare, Mbretëresha Pop në fron ka rrëmbyer zemrat e mendjet e kushedi sa milionë adhuruesve, ndonëse emri i saj real – Stefani Joanne Angelina Germanotta – ju shket të gjithëve nga mendja.
Edhe familja e saj ia ka harruar emrin e vërtetë.

Blake Lively Gossip Girl pa skurpull është duke komplotuar ikjen nga ekranini vogël prej shumë kohësh, duke luajtur pranë aktorit
Ben Affleck në filmin The Town, që do të dalë në muajt e parë të vitit të ri. Nëse jua lejon partneri i Gossip Girl , i fejuari i saj Penn Badgely, do të ishte mirë ta merrnit urimin e mesnatës prej saj.

 

Chace Crawford Është beqari më në modë në Hollywood. Motra e tij, Candice, mori famë më shpejt si Miss Missouri USA më 2008. Crawford, 24 vjeç, ka lindur në Texas, por e bëri kolegjin në Malibu, Kaliforni, çka e çoi drejt fatit hollivudian. Dikur u ngatërrua me Carrie Underwood. Por ndarja aq e përfolur e vë prapë në listën e beqarëve.

John Mayer E konsiderojnë të zgjuar, por rëndësi i japin bukurisë së tij. Ka sy të bukur, zë të magjishëm dhe është harrakat. Është 32 vjeçar dhe është parapëlqyer nga bukuri të tilla si Minka Kelly,
Jennifer Aniston e Jessica Simpson.

George Clooney Po, aktualisht është i fejuar me italianen Elisabetta Canalis.
Por magjinë nuk e humb kurrë. Në moshën 48 vjeç, Clooney është më i zënë me filma se kurrë (Up in the Air, The Men Who Stare at Goats). Është njeri që nuk i mungon kurrë humori.

 


Taylor Lautner Është më i riu. Bëhet 18 vjeç më 11 shkurt. Ka pasur partnere në sheshet e xhirimeve
Jessica Alba, Jennifer Garner, Jessica Biel, Taylor Swift dhe Patrick Dempsey, në komedinë Valentine's Day).

Mary J. Blige dhe Queen Latifah nguten për thyerje rekordi në People's Choice
E Mërkurë, 12.30.2009, 12:11pm

Voal-online -Mary J. Blige do të këndojë dhe Queen Latifah do të marrë pjesë në numrin muzikor gjithyjesh, kur javën e ardhshme, ceremonia e People's Choice Awards do të hapë stinorin e dhënies së çmimeve të Hollywood-it, që kulmon me dhënien e çmimeve Oscar.

 

Organizatorët thanë se çmimet, të zgjedhur drejtpërdrejt nga fansat, kanë tërhequr 60 milionë vota, çka përbën një tjetër thyerje rekordi në uebsajtin www.peopleschoice.com.

 

Votimi për komedinë e re favorite televizive dhe showt drama do të mbetet hapur deri natën e showt më 6 janar 2010.

 


Aktorja yll e "New Moon", Taylor Lautner, aktorët Steve Carell e Sandra Bullock, këngëtarët Mariah Carey, Carrie Underwood e LL Cool J do të jenë në mesin e famozëve që marrin pjesë në shown People's Choice Awards, që do të jepet drejtpërdrejt në nga Los Anxhelosi nga rrjetet televizive të CBS.

 

Producenti ekzekitiv i showt, Mark Burnett, tha se show do të jetë një kuti me befasira të panumërta dhe me numra të pafundëm artistikë.

 

Veprimtaria People's Choice Awards vlerëson artistë të muzikës, filmave dhe televizionit më të parapëlqyerit nga fansat e këtyre fushave.

 

Romanca "Twilight" ka kandiditurat më të shumta, shtarë, në kategorinë e filmave, ndërsa Sandra Bullock iështë aktorja favorite. Taylor Swift dhe Britney Spears janë në mesin e garuesve për muzikën.

Ngjarjet kryesore të muzikës në vitin 2009
E Hënë, 12.28.2009, 05:42pm

Grupi amerikan i hip hopit, The Black Eyed Peas pati një vit të suksesshëm. Hiti i tyre Boom Boom Pow i dha grupit vendin e parë në Shtetet e Bashkuara për 12 javë me radhë. Ndërsa kënga I Gotta Feeling nga albumi që është kandidat për çmimin Grammy, The E.N.D ishte një hit edhe më i madh duke qëndruar në vendin e parë të klasifikimit për 14 javë me radhë.

 

 

 

 

Beyonce pati gjithashtu një vit të suksesshëm falë rinxjerrjes në treg të albumit të saj I Am Sasha Fierce. Por ishte kënga Single Ladies me të cilën bota ra në dashuri. Kënga ka marrë tre kandidatura Grammy dhe vidioja muzikore ka fituar mjaft çmime në mbarë botën.

 

 

 

Lady Gaga pati gjithashtu një vit fenomenal. Artistja eksentrike shiti 4 milion kopje të albumit të saj The Fame dhe versioni i zgjeruar The Fame Monster pati gjithashtu sukses të madh.

 

Këngëtarja e re e muzikës country Taylor Swift mund të mos jetë artistja e preferuar e vitit për repistin Kanye West por kjo nuk e ndaloi albumin e saj Fearless të ishte më i shituri për vitin 2009.

 

 

 

 

 

19 vjeçarja mori 8 kandidatura Gramy në kategoritë nga albumi më i mirë tek artistja më e mirë e vitit në ceremoninë e çmimeve të muzikës Country, duke u bërë artistja më e re të marrë kaq vlerësime.

 

 

 

Surpriza më e madhe e vitit në industrinë e muzikës ishte Susan Boyle. Britanikja 48 vjeçare u bë e njohur brenda një nate falë konkurimit në shfaqjen Britain’s got Talent dhe duke u bërë më e klikuara vidio në YouTube.

 

Albumi i saj " I Dreamed A Dream" ishte në krye të klasifikimeve në Britani dhe Shtetet e Bashkuara dhe është në rrugën e duhur për ta përsëritur këtë sukses në mbarë botën.

Myslimanët shiitë e kremtojnë me madhështi festën e Hashures


E Djelë, 12.27.2009, 12:58pm

 

Voal-online –Myslimanët shiitë sot festojnë ditën e Hashures. Hashurja është dita e dhjetë e muajit Muharrem, kur, sipas traditave islame, nipi i Profetit Muhamet, Imam Hyseni u vra në betejën e vitit 680. Kjo festë kremtohet me madhështi në Irak dhe në vende të tjera me bashkësi fetare myslimane shiite, përfshirë Afganistanin, Azerbaixhanin, Bahreinin, Iranin, Libanin, Pakistanin, Arabinë Saudite dhe Sirinë. Edhe myslimanët syni e përkujtojnë vdekjen e Imam Huseinit, por jo në ato përmasa.

 

Miliona shiitë bashkohen sot në vendet e shenjta dhe në xhamitë anembanë Irakut për festën e Hashures, ndërsa forcat irakiane të sigurisë rrinë në gatishmëri për mbajtjen e rregullit dhe të rendit.

 

Në këtë ditë me zë të lartë këndohen këngë tradicionale të Hashures në Bagdad dhe në Qytetin e Qerbelasë (Kerbala), qendër e vendit më të rëndësishëm të shenjtë kur myslimanët shiitë përkujtojnë rënien e Imamit Husein.

 

Diktatori Saddam Hussein kishte vënë kufizime të rrepta në pelegrinazhet e Qerbelasë, por që nga rrëzimi I tij më 2003 festa e Hashures kremtohet me shumë madhështi.

 

Nja 20 000 pjesëtarë të forcave të sigurisë të Irakut kanë formuar kordone rrotull Qerbelasë, qarkullimi i automjeteve është ndaluar dhe 1 000 snajpera janë vendosur në çatitë e ndërtesave. Pelegrinët e vlerësojnë pozitivisht përforcimin e veçantë të rendit këtë ditë.

 

„Është e vështirë të arrish në vendin e festimit, por është më mirë se të krijohen incidente,“ iu ka thënë reporterëve të Reuters pelegrini Mohammed Abu Sajad, në Qerbela.

 

Pelegrinët kanë mbushur rrugët kryesore që të çojnë në tempullin e shenjtë me kubenë e florinjtë të Imam Hysenit dhe Imam Abazit, duke kryer rituale tradicionale që shprehin pikëllimin për rënien e Imam Hysenit në fushën e betejës të Qerbelasë.

 

Kjo temë është trajtuar edhe në poemën e madhe epike të poetit tonë kombëtar Naim Frashëri, me titullin „Qerbelaja“.

 

Ndërkohë në ditën e Hashures në Teheran janë njoftuar përleshje të dhunshme.

 

Faqet e internetit të opozitës në Iran raportojnë se forcat e sigurisë kanë hapur zjarr gjatë demonstratave antiqeveritare në Teheran, kurse një uebsajt njoftoi se tre persona janë vrarë.

Raporti për të vrarët, të cilin e bëri publik uebsajti proreformator Rah-e-Sabz nuk ka mundur të verifikohet nga burime të pavarura.

Më herët, dëshmitarët thanë se policia dhe forcat e sigurisë përdorën shufra dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra protestuesit, të cilët ishin nisur drejt qendrës së Teheranit.

Raporte tjera thonë se disa protestues brohoritnin “Vdekje diktatorit” dhe “Në këtë muaj të përgjakur, basixh do të bjerë”, duke iu referuar milicisë qeveritare, e cila luan rol kryesor në shtypjen e protestave.

Protestat e sotme në Teheran vijnë në ditën e kulminimit të festës shiite të Ashuras, e cila përkujton nipin e vrarë të Profetit Muhamed.

Sot gjithashtu mbushen shtatë ditë nga vdekja e Ajatollahut të Madh, Hosein Ali Montazeri, i cili ishte kritik kryesor i regjimit aktual.

"Natë jo plotësisht e shenjtë" - Krishtlindjet dhe nacionalsocialistët
E Djelë, 12.27.2009, 10:47am

Qendra e Dokumentacionit mbi Nacionalsocializmin në Köln

 

Ekspozita e re të Qendrës së Dokumentacionit mbi Nacionalsocializmin në Köln, ofron një vështrim tronditës në mënyrën si Rajhu i Tretë i Adolf Hitlerit shfrytëzoi festën tradicionale të Krishtlindjeve si mjet propagande.

 

Ekspozita "Natë jo plotësisht e shenjtë" tregon kujtime nga festa e Krishtlindjeve në Gjermani nga koha e dy luftërave botërore: relike, fotografi, kartolina dhe pamflete. Ato portretizojnë me saktësi politizimin e Krishtlindjeve nga liderët e Gjermanisë së asaj kohe. Gjatë Luftës së Parë Botërore, simbolet ushtarake si medalje të Kryqit të Hekurt apo helmeta në miniaturë të ushtrisë gjermane, përdoreshin rëndom për zbukurimin e pemëve të Krishtilindjeve.

 

Krishtlindjet kundër parimeve të nacionalsocializmit

 

Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore Krishtlindjet edhe njëherë u bënë mjet i propagandës politike, këtë herë me nazistët në timonin e makinës propagandistike.

Besimi i krishterë dhe si rrjedhojë edhe festa e Krishtlindjeve ishin kundër parimeve të nacionalsocializmit. Nazistët për këtë arsye ishin shumë të vendosur të hiqnin qafe rrënjët tradicionale të krishtera të Krishtlindjeve në favor të perëndive të besimit german, shpjegon Barbara Kirschbaum, nga Qendra e Dokumentacionit mbi Nacionalsocializmin: "Një nga synimet e ideologjisë naziste ishte të eliminonte besimin e krishterë. Por ata kishin një problem: ky besim kishte rrënjë të thella në popullsinë gjermane. Për këtë arsye ata vendosën të kryejnë një transformim të ngadaltë për të mos u shkëputur nga shumica e popullsisë. Kështu ata u përpoqën të gjejnë lidhje mes ideve të tyre ariane dhe traditës mbi 100 vjeçare të Krishtlindjeve."

 

Festimi i familjes shembullore ariane

 

Nazistët filluan duke i dhënë Krishtlindjeve emrin e ri "Julfest". Celebrimi i lindjes së një foshnjeje hebreje, siç ishte shpëtimtari i të krishterëve Jezu Krishti, ishte në konflikt të fortë me ideologjinë naziste. Kështu ata u frymëzuan nga piktura klasike e Jezusit, Maries dhe Jozefit dhe nxorrën një koncept të ri për Krishtlindjet - celebrimin e familjes shembullore ariane.

 

Të krishterët gjermanë, megjithëse të indinjuar nga sakrilegji nazist, bënë pak për të protestuar ndaj asaj që po ndodhte. Barbara Kirschbam shpjegon përse: "Kishat kishin pranuar një lloj armëpushimi. Ata i besuan marrëveshjes së propozuar nga nazistët - nëse rrini urtë ne do t'iu lemë të qetë. Kështu nuk pati kundërshtim të hapur."

 

Dhurata për të vobektët - nazistët si mbrojtës të nevojtarëve

 

Për të nxitur edhe më tej krenarinë kombëtare gjatë Krishtlindjeve, nazistët çdo vit jepnin dhurata për të varfërit, u jepnin atyre ushqime dhe pije. Në një nga pamfletet e ekspozitës shkruhet: "nuk ka uri dhe të ftohtë për të vobektët gjatë Krishtlindjeve".

 

Barbara Kirschbaum shton: "Tradita e dhënies së dhuratave shërbente për të krijuar një imazh të nazistëve si kujdestarë të të varfërve."

 

Disa nga shtrembërimet e Krishtlindjeve nga nazistët kanë mbijetuar deri sot. Në shumë këngë Krishtlindjesh nazistët eliminuan referencat me krishtërimin. Barbara Kirschbaum shpjegon: "Nazistët u përpoqën të ndalonin disa këngë Krishtlindjesh me përmbajtje të qartë të krishterë. Disa këngëve iu zëvendësua teksti, të tjera u krijuan të reja. Një këngë e tillë e transformuar është ajo me titull: "Ka ardhur koha për ne". Ajo është në Gjermani ende popullore në versionin e krijuar nga nazistët. Njerëzit madje e këndojnë në kisha pa e njohur historinë e tekstit."

 

Më të ndërgjegjshëm për ndikimin e njeriut mbi historinë

 

Mbetet pyetja se çfarë mësimi mund të nxirret nga kjo ekspozitë. "Ajo mund të na bëjë pak më të ndjeshëm. Ekspozita tregon se si historia bëhet nga njeriu. Historia e Krishtlindjeve u shfrytëzua për qëllime propagandistike. Kjo festë është një shembull shumë i mirë, i shfrytëzuar jo vetëm nga nazistët por edhe më parë për t'i shërbyer legjitimimit të Luftës së Parë Botërore. Ndoshta kjo ekspozitë i bën njerëzit të pyesin: Po sot si veprohet? Urojmë që ajo të rrisë ndërgjegjësimin e njerëzve", thotë Barbara Kirschbaum nga Qendra e Dokumentacionit mbi Nacionalsocializmin në Köln.

"Ti ulesh prej parrizit" dhe "O e qeta natë" - You came down a star from Heaven - Tu schendi dalle stelle - Stille Nacht - 

E Premte, 12.25.2009, 09:28am



Këngët më popullore të Krishtlindjeve si ‘TI ULESH PREJ PARRIZIT’ -
Tu Scendi Dalle Stelle - You Came a Star from Heaven  apo “STILLE NACHT” - “O e qeta Natë” - "Silent Night" janë përkthyer në shqip nga emblema të shqiptarizmit si DOM NDRE MJEDA, AT VINÇENS PRENNUSHI, AT PJETËR MESHKALLA, kryevepra që po ia sjellim lexuesit me rastin e Krishtlindjeve.


‘TI ULESH PREJ PARRIZIT’ - Tu Scendi Dalle Stelle - You Came a Star from Heaven

Përkthyer nga DOM NDRE MJEDA

Ti ulesh prej parrizit,
O Zot e mbret madhnije.
E në tokë vjen m’ u bâ nieri
Vetem prej dashtenije:
Aq i dashtun jé per né
Qi në nji shpellë ti vjen me lé!
O Zot i lum,
Un s’e kam ditë se ti
Né të shkretët na don kaq shum!...


O NATË E QETË â€“ STILLE NACHT

Përkthyer nga AT VINÇENS PRENNUSHI

Flej, o Qielluer,
Zojës në krahnuer.
Flej, mos kjáj,
ndale at’ váj.
Gjumi t’vjen,
por ty s’t’bahet me fjetë,
pse n’do kashta
t’rrin trupi Ty p’shtetë.


O NATË E QETË â€“ STILLE NACHT

Përkthyer nga ATË PJETËR MESHKALLA


Nat’ e qetë, Nat’ e shejtë,
Krishti i lum sot ka le;
Shih si qeshet e bukura f’tyr’,
Me sy t’ambel mbar shekullin k’qyrë’
Flej, o i bukuri, flej
Flej, se shpresa je Ti.
(Për më shumë si zakonisht klikoni në titull)
Mishelë Hunciker, mrekullia zvicerane që mahnit publikun italian dhe gjerman
E Enjte, 12.24.2009, 12:03pm

Michelle Yvonne Hunziker (lindur më 24 janar 1977) është një aktore, modele, këngëtare dhe mbi të gjitha një personalitet televiziv i njohur për publikun gjerman dhe italian.

 

Ajo ka qenë e martuar me këngëtarin italian Eros Ramazzoti nga vitit 1998 deri në vitin 2009: ata kanë bashkë një vajzë, Aurora, lindur më 5 dhjetor 1996.

 

Vitet e fëmijërisë

 

Hunziker lindi në Sorengo (Lugano), në pjesën italishtfolëse të Zvicrës. Nëna e saj Ineke është hollandeze, babai i saj Rudolf, i cili vdiq nga fundi i vitit 2001nga një sulm në zemer, ishte zviceran gjermanishtfolës. Ai ishte piktor, por punoi si manaxher hoteli. Në vitin 1983 familja u vendos në Ostermundigen, një rrethinë e kryeqytetit Berne në zonën gjermanishtfolëse të Zvicrës, që është gjithashtu vendlindje e aktores zvicerane yll të Hollivudit dhe e para legjendare Bond girl Ursula Andress. Në Ostermundigen Hunziker kreu shkollën fillore. Pas ndarjes së prindërve, nëna e Hunziker u vendos ne Zuchwil/Solothurn. Kjo shkaktoi një krizë në jetën e Hunziker. Në vitin 1993, kur Hunziker ishte 16 vjeçe, ajo shkoi në Bolonjë me të ëmën. Duke dashur të bëhej interprete, ajo studioi italisht, frëngjisht, anglisht dhe hollandisht në një kolegj lokal. Pasi shkoi në Milano me të ëmën, ajo vendosi të bëhej modele dhe u punësua nga Riccardo Gay, një agjent i njohur i kësaj fushe. Ndonëse në atë kohë ishte në mbipeshë dhe e shkurtër, në moshën 17 vjeçare pozoi për shtëpi të tilla të famshme të modës si Armani, Rocco Barocco, La Perla, Colmar, Fuerte Ventura, Lovable dhe Swish.

Çarls Dikens dhe "Një këngë gazmore për Krishtlindje"
E Enjte, 12.24.2009, 09:39am

 

Çarls Dikens është autor i historisë më të njohur të Krishtlindjeve të mesit të shekullit të 19-të, “Një këngë gazmore për Krishtlindje”. Mbi 150 vjet më vonë ende prania e Dikensit shihet në mbarë Londrën.

 

Në qendër të Londrës po krijohet një skenë e periudhës së Dikensit, ndërsa kryeqyteti britanik është përfshirë nga atmosfera e Krishtlindjeve.

 

Muzeu i Çarls Dikensit në Londër ka zbukuruar për festat ambjentet e shtëpisë ku ka jetuar shkrimtari i madh, ku shumica e pajisjeve shtëpiake janë të kohës së tij dhe ku sot atje jeton stërmbesa e shkrimtarit, Lucinda Dickens Hawksley.Ajo thotë se në mbarë Londrën ende mund të gjesh një numër të madh lidhjesh me Dikensin.

 

"Është me të vërtetë fantastike që shumicën e objekteve në shkrimet e Dikensit i kemi ende sot. Rajoni Clerkenwell ka disa ndërtesa vërtet të bukura dhe të vjetra dhe Dikensi shkroi për këtë zonë në shumë prej librave të tij".

 

Edhe në bare e pabe të kësaj zone, gjithashtu gjeje shumë materiale, ndërsa Charls Dickens ishte në kërkim të personazheve interesante.  

  » Luvri pasurohet me një tjetër kryevepër të pikturës
  » Kush do t'i kryesojë shitjet muzikore, Suzanë Bojle apo Tejlor Suift?
  » Eminemi shpallet artisti i dekadës në klasifikimet amerikane
  » BALADË PËR VETEN DHE PËR MIKUN TIM XHO (humor)Nga THANI NAQO
  » Kontrastet poetike të Skënder BuçpapajtNga Dr.Xhavit Aliçkaj, Dekan i Fakultetit të Letërsisë, Prishtinë
  » Albumi i U2 më i miri i vitit 2009
  » LE TË JEM UNË ZAMIRA...(Fragmente tregimi)Nga PIERRE-PANDELI SIMSIA
  » E ardhmja e Facebook
  » Oktavio Pac: Perëndimi kthehet nga Lindja në mbarimin e historisë
  » Albumi i Suzanë Bojle debuton No 1 në klasifikimet amerikane



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]