E Enjte, 05.02.2024, 12:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Treichel prezantoi në Tiranë librin "I humburi"
E Djelë, 11.29.2009, 10:34am

 

 

 

 

 

 

 

Në libraritë e Shqipërisë doli këto ditë në qarkullim romani “I humburi”, i shkrimtarit gjerman Hans-Ulrich Treichel. Vepra është përkthyer në 30 gjuhë të botës. Treichel ishte edhe në Tiranë.

 

"I humburi" ka në qendër psikologjinë dhe sjelljet e një fëmije. Përjetimet e tij për familjen, në mënyrë të veçantë raportet me prindërit. Ngjarjet e romanit janë një retrospektivë për mesin e viteve 40, në kohën e shpërmguljes masive të gjermanëve nga trevat e Silezisë. Menjëherë pas thyerjes së forcave naziste dhe hyrjes së Ushtrisë së Kuqe aty.

 

Në një familje që arratisej humb fëmija. Ata ja kanë lënë në mirëbesim një të huaji, por shumë shpejt i vogli humb gjurmët. Goditja që pësojnë prindërit nga ky fakt, marrëdhëniet që krijohen me vëllanë tjetër përbëjnë gjithë subjektin e romanit. Treichel nuk e fsheh se “I humburi” është dhe një lloj autobiografie, pasi dhe atij pak a shumë kështu i ka ngjarë në jetën e tij të vërtetë. Por më shumë se një histori personale, kërkon që t'i japë mesazhe lexuesit: rritja e një fëmije nga prindërit është një e mesme mes lidhjes dhe autonomisë. Çdo anim nga njëra prej skajeve ndikon drejtëpërdrejtë në të ardhmen e fëmijës.

 

 "I humburi" dhe vlerësimet në Tiranë

 

Romani ecën në situata dhe gjendje të paparashikuara. “I humburi” ka pasur sukses në Gjermani dhe jashtë saj. Është përkthyer në 30 gjuhë. Variantin në shqip e ka sjellë përkthyesi Ardian Klosi. Prezantimi i këtij botimi në Tiranë, ku ishte dhe vetë autori, u bë në dy mbrëmje letrare. Në njërën ku u lexuan pjesë të romanit në gjuhën gjermane dhe në tjetrën ku u lexuan fragmente të përkthyera në shqip.

 

Armand Afezolli, në profesion jurist, por adhurues i gjuhës dhe kulturës gjermane e ka lexuar “I humburi”. Kemi të bëjmë me një titull dinjitoz në bibliotekën gjermane të përkthyer në shqip, thotë ai për Deutsche Wellen.

 

Filmi 'Precious' - një histori nga Harlemi
E Premte, 11.27.2009, 09:48pm

 

Filmi i ri i regjisorit Lee Daniels ‘Precious’ bazohet në romanin e suksesshëm “Push” nga autorja afrikano-amerikane Saphire. Ashtu si libri, edhe filmi shtjellon historinë e një vajze 16-vjeçare e cila jeton në lagjen Harlem të Nju Jorkut, dikur të prekur rëndë nga varfëria dhe krimet. Precious kapërcen problemet e abuzimit emocional nga familja dhe arrin ta marrë jetën e saj nën kontroll.

Në jetën e adoleshentes Precious nuk ndriçon asnjë rreze shprese. Ajo përmbush të gjitha kërkesat e nënës, pa marrë një fjalë të mirë prej saj. Precious përjashtohet nga shkolla, pasi mbetet shtatzënë nga i ati. Por vajza nuk dorëzohet. Ajo regjistrohet në një shkollë alternative.
        
Dialogu në film është shumë i kufizuar. Të gjitha ato që nuk shprehen me fjalë komunikohen përmes gjesteve, sjelljes dhe shikimeve.
Filmi është realizuar me ngjyra të zymta, depresive. Skenat rrallë herë kanë një objekt me ngjyrë të ndezur: një triko të kuqe, një varëse ngjyrë gur-kali, një shall portokalli. Të gjitha këto për të nënkuptuar një dritë shprese.

Vetëm fantazimet e vajzës, ku zhytet në momentet më të errëta të jetës, janë me ngjyra të ndezura.
        
Ky është i pari rol kinematografik, që ka luajtur aktorja Gabi Sidibe, e cila interpreton personazhin Precious. Por që tani emri i saj është përmendur si kandidaturë e mundshme për çmim Oscar. Interpretimi i saj është sa i sinqertë aq edhe tronditës.

Shpërthen debati për identitetin francez

Nga Associated Press


E Enjte, 11.26.2009, 10:18pm

 

 

 

Ministri francez për Emigracion, Eric Besson, e nisi këtë fushatë, të pagëzuar Debati i Madh, në fillim të këtij muaji në faqen e tij në internet, ku qytetarët mund të shkruajnë qëndrimet e tyre për atë se çfarë do të thotë të jesh francez. Ministria ka theksuar se vetëm gjatë dy javëve të para janë postuar mbi 32 mijë komente

Debati i madh filloi gjatë ditës së djeshme me pyetjen e madhe:”Për ju, çfarë do të thotë të jesh francez?”

Nuk është ky ndonjë ushtrim pompoz akademik në shkollat elite të Francës e as ndonjë shou televiziv. Është kjo një përpjekje e qeverisë franceze për të qartësuar-me pjesëmarrjen e qytetarëve - vlerat e kombit, i cili po përballet me tendosje gjithnjë e më të mëdha, pasi që traditat, të cilat i kanë sjellë emigrantët, po bien ndesh me vlerat tradicionale franceze.

Ministri francez për Emigracion, Eric Besson, e nisi këtë fushatë, të pagëzuar Debati i Madh, në fillim të këtij muaji në faqen e tij në internet, ku qytetarët mund të shkruajnë qëndrimet e tyre për atë se çfarë do të thotë të jesh francez. Ministria ka theksuar se vetëm gjatë dy javëve të para janë postuar mbi 32 mijë komente.

Dje u zhvilluan debatet e para lokale nga qindra debatet e këtilla, të cilat janë paraparë të zhvillohen gjatë dy muajve të ardhshëm.

Tema të debateve do të jenë historia, kultura, religjioni dhe gjuha franceze. Në këto debate synohet të adresohen disa propozime, siç është kuptimi i simboleve kombëtare, si flamuri apo propozimi se a duhet të rinjtë të detyrohen që së paku një herë në vit të detyrohen të këndojnë himnin kombëtar. Do të debatohet edhe për atë se si duhet të ndahen këto vlera me emigrantët.

“Franca është një shtet i tolerancës dhe i respektit, por gjithashtu edhe e kërkon respektin”, tha në fillim të këtij muaji presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy.

Të ecësh vertikalisht nëpër oqean

Nga Pierre-Pandeli Simsia


E Hënë, 11.23.2009, 01:40pm

 

 

 

 

Poet! Sa fjalë e bukur dhe tingëlluese kur e dëgjon dhe e lexon!

Sa nder dhe vlerësim i jep ky emër poetit të vërtetë!
Sa thjesht është të shkruash vargje, vargje të thjeshta, të rimuara, vargje të lira, të komplikuara, vargje shumërokëshe dhe, shpeshherë, mundohemi që çdo varg të shkruar ta quajmë poezi dhe vetë vargjeshkruesin e të gjitha llojeve mundohemi ta quajmë poet, pavarësisht, nëse i afrohet ndopak poezisë apo vetë krijuesit poet që i thurr ato vargje.
Në kohën që po jetojmë, poezinë e kanë marrë dhe e kanë ulur këmbëkryq cilido krijues në vargjet e tij dhe të duket se poezia është aq e thjeshtë për ta krijuar, sa, ç'donjeri nga ne mund ta krijojë atë shumë thjeshtë, mjafton të hedhë vargje në letër..
Të bëhesh poet, të krijosh poezi, është shumë e vështirë, sepse, vetë poezia si zhanër, është po aq e vështirë për ta krijuar, sa edhe ajo vetë nuk të lejon ta shpërdorosh emrin e saj.

Ndryshe nga proza, që të lejon të hysh në të gjitha hapësirat e saja për t'i trajtuar ngjarjet, personazhet, dialogët, monologët... poezia dhe poeti vetë kanë  sekretin e tyre për të hyrë në ato porta kaq të vështira, sikur edhe në katër vargje të shkruara, të përmbledhë atë, që një prozator mund ta përmbledhë në tregimin, novelën, romanin e tij. Kjo është mjeshtëria e poetit për të krijuar poezinë e tij...
Merr në dorë një libër me poezi për ta lexuar me një truk të jashtëm për ta patur zili dhe shfleton fletët, lexon vargjet që janë shkruar në të dhe... menjëherë e mbyll, i zhgënjyer...

Oprah Uinfri lë shown më 2011, për të filluar kanalin e saj televiziv
E Premte, 11.20.2009, 06:49pm

 

 

Pas 20 e sa vjetësh në programin më të famshëm të Amerikës

 

Voal-online –Pas njëzet vjetësh Oprah Winfrey, mbretëresha e talk show amerikane, do të mbyllë programin e përditshëm në shtator 2011. Show ka filluar më 1986.

 

Këtë e ka bërë të ditur sot në mënyrë zyrtare botimi online i Washington Post. "The Oprah Winfrey Show" është një nga programet televizive amerikane më të shikuara, ka arritur në stinorin e saj të njëzetepesë: puntata e fundit jepet më 9 shtator 2011, të premten, siç është traditë.

 

Sipas së përditshmes amerikane, programi i Oprah është në kulmin e suksesit të saj. Show i së premtes, vlerësojnë vëzhguesit mund t’i thyejë të gjitha rekordet. 

 

Oprah Winfrey, e cila zotëron një perandori të vërtetë mediatike, është konsideruar zezakja më e pasur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Programi i saj jepet pasditeve dhe tërheq vëmendjen e rreth 7 milionë shikuesve çdo ditë.

 

Gazeta New York Times, botimi online, duke konfirmuar lajmin e largimit të saj nga show, tthotë se ajo do të fillojë kanalin e saj televiziv. Burim i lajmit është një zëdhënëse e saj.

 

Libri "Botët në luftë" dhe autori i tij
E Enjte, 11.19.2009, 08:28pm

Voal-online -''Në Perëndim përgjigja ka mbetur gjithnjë pak a shumë e njëjtë: elementi dallues themelor midis Lindjes dhe Perëndimit - shkruan Anthony Pagden, historian dhe profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Kalifornisë – nuk është religjioni as historia, as kultura; është thjeshtësisht qeveria apo, më në përgjithësi, politika. Ky, siç dihet, ishte edhe opinioni i Herodotit. Nuk ishin raca apo klima, ndonëse kishin rolin e tyre, tiparet që i kishin dalluar grekët nga persianët, por një formë politike unike, një rend i njëjtshmërisë politike.”

Kjo pak ka ndryshuar gjatë kohës dhe sot, në një botë gjithnjë e më të globalizuar, ndërsa kufijtë e lashtë midis Lindjes e Perëndimit pothuaj janë zhdukur dhe shpresa se takime më të mëdha e zhvendosje më të mëdha do të sillnin, nëpërmjet njohjes, një respekt më të madh të ndërsjellët, është realizuar vetëm në mënyrë minimale, jemi duke jetuar luftën ndoshta më të gjatë  dhe sigurisht më të kushtueshme në historinë e njerëzimit, përveçse se jo më pak e ashpër dhe, në përfundim të llogarive, jo më pak e kotë se ka qenë përgjatë dy mijëvjeçarëve të fundit.

Anthony Pagden rindërton me kujdes faktet dhe realitet e veçanta, por pa humbur nga vështrimi kurrë kontekstin e përgjithshëm, pikërisht të këtyre dy mijë viteve e më shumë, ngaqë nis nga Lufta e Trojës dhe nga Iliada, e cila për grekët ishte kurorëzimi i lindjes së Heladës (e më vonë të Evropës), edhe nëse për Homerin grekët e trojanët ndajnë të njëjtat vlera dhe flasin të njëjtën gjuhë, përveçse nderojnë të njëjtat perëndi.

Zhani Ciko nderohet me titullin Kalorës i Arteve dhe Letrave
E Enjte, 11.19.2009, 09:36am

 

 

“Kalorës i Arteve dhe Letrave” është titulli më i ri i cili i është dorëzuar violinistit virtuoz dhe dirigjentit të orkestrës Zhani Ciko. Vlerësimi për Cikon cjen nga Ambasada Franceze e cila i ka dorëzuar mjeshtrit të muzikës por edhe drejtorit të Teatrit të Operas dhe Baletit, dekoratën e nderit përmes një ceremonie zyrtare.
Aktiviteti artistik i Zhani Cikos kalon përtej kufijve shqiptarë.
Në vitin 1991 ka dirigjuar orkestra në Austri, Francë, Itali, e Hungari.


Puna shumëvjecare e mjeshtrit të muzikës është një kontribut kushtuar artit shqiptar por në veçanti dhe promovimit të kulturës franceze. Urdhri i Arteve dhe Letrave i akorduar nga Ministria e Kulturës Franceze vlerëson individët të cilët dallohen në veprimtarinë e tyre artistike dhe për kontributin që ata i kanë dhënë artit dhe letërsisë franceze në mbarë botën.


Zhani Ciko është diplomuar për violinë më 1967-ën në Konservatorin shtetëror të Tiranës. Pas punës si solist dhe koncert maestër në orkestrën e TOB-it interpreton për herë të pßarë disa nga veprat madhore të literaturës në violinë, duke punuar në të njëjtën kohë dhe si pedagog në Akademinë e Arteve.
në 1988 ndërmerr një turne në Suedi me 18 koncerte shumë të suksesshme. Aktualisht është drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit ndërsa është dekoruar dhe me titullin Mjeshtër i Madh i Punës.

Del në shitje libri i Sarah Pejlin "Going Rogue"
E Martë, 11.17.2009, 10:43pm
Ish kandidatja Republikane për Zv.Presidente, Sarah Palin, është përsëri në qender të vëmendjes këtë javë.

Sot u vu zyrtarisht në qarkullim libri i saj autobiografik i titulluar "Going Rogue", i cili ka ngjallur shumë hamendje në lidhje me të ardhmen e saj politike. Në programin e njohur televiziv "Oprah Winfri Show", zonja Pejlin foli këto ditë për diskutimet gjatë fushatës presidenciale, sidomos për marëdhëniet e tensionuara me organizatorët e fushatës presidenciale të kandidatit republikan Xhon MeKein.

Por këshilltarët e fushatës së zotit Mekkein nuk kanë të njëjtin mendim me të rreth disa episodeve të fushatës që zonja Palin i shtjellon në libër. Libri nuk lë të kuptohet nëse zonja Palin do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të 2012, ashtu siç shumë nga mbështetësit e saj shpresojnë.

Zonja Palin është mjaft e preferuar nga grupet aktiviste konservatore, por aspak e pëlqyer nga demokratët apo grupet e pavaruara. Ajo vazhdon të mbetet një nga figurat politike më polarizuese në vend, dhe një nga anketat e fundit e organizuar nga rrjeti televiziv CNN rezulton se 7 nga 10 amerikanë mendojnë se ajo nuk është e kualifikuar për të qënë presidente.

Figura të ndryshme republikane mendojnë se Sara Pejlin ka potencial që të  shndërrohet në një kandidate e shkëlqyer presidenciale nëse i jepet kohë e mjaftueshme dhe këshillat e duhuara.

KAFEJA

Tregim nga PIERRE-PANDELI SIMSIA


E Martë, 11.17.2009, 09:14am

 

 

Ato ditë qyteti dukej i zbrazët; rrugët ishin pothuajse të shkreta. Shëtitjet e përnatshme të njerëzve në bulevardin kryesor të qytetit ishin më të shkurtra. Përpara televizorit, njerëzit prisnin të dëgjonin lajmet e reja. Ato lajme nuk ishin dëgjuar kurrë.
Kishte ditë që folësja e televizionit njoftonte për qarkullim zërash të rremë në hapjen e kufirit shtetëror me shtetin fqinj dhe se kalimi i kufirit nga qytetarët mund të sillte pasoja të rënda për jetën...
Ishte hera e parë në jetën e njerëzve që dëgjoheshin ato lajme tronditëse.
Ndryshe ishte realiteti i të ikurve; sapo mbërrinin në tokën e huaj, të larguarit lajmëronin familjarët  për mbërritjen e tyre shëndoshë e mirë.
Ajo situatë e krijuar, izolimi i plotë i Shqipërisë me botën e jashtëme, varfëria e madhe që po kalonte populli, urrejtja ndaj sistemit pesëdhjetë vjeçar diktatorial, rrënia përtokë e ekonomisë, mungesa e theksuar e artikujve ushqimorë, shpresa e humbur për një të ardhme të mirë në vend, bëri, që njerëzit   të largoheshin nga atdheu.
      "Po unë, ç'pres, pse rri akoma këtu"? - mendoi Dimi, ndërsa rrinte i vetmuar në qendrën e qytetit të tij, atje ku mblidheshin zakonisht grupshokë mbrëmjeve.
 Njerëzve që largoheshin çdo ditë në shtetin fqinj i ishin bashkuar pothuajse të gjithë shokët e tij.  "Pse duhet të rri edhe unë akoma këtu"?
Mendime të shumta i kaluan menjëherë në mendje si për të aprovuar vendimin që donte të merrte.  "Djalë beqar jam, pa preokupime familiare... Do iki..."
Mendoi edhe njëherë për të atin, i cili kishte disa vite që ishte burrë i ve, pastaj, mendimi tjetër e bindi: I ati do vazhdonte të jetonte me djalin tjetër, vëllanë e tij më të madh.
Por një mendim tjetër që e fshiku atë çast mendjen e tij, sikur ia sprapsi vendimin e porsa marrë; ishte një pengesë, sikur e mbante të shtrënguar për të mos vendosur të largohej nga atdheu, nga qyteti, nga shtëpia e tij qindravjeçare ku ishin lindur parardhësit e tij, trashëgimtar i të cilëve ishte edhe Ai vetë.
Përpara syve i doli e ëma, siç kishte qenë gjithë jetën e saj dhe para se të vdiste; e gjatë dhe e shëndetshme, ashtu, siç e kishte parë për të fundit herë,  tek flinte në gjumin e saj të përjetshëm në arkën mortore.

"Gjermania ma ndryshoi jetën" - Dirigjentja Suzana Turku dhe Muri i Berlinit
E Djelë, 11.15.2009, 09:11am

Dirigjentja e korit të mirënjohur "PAX DEI" në Shqipëri dhe Evropë, Suzana Turku, e sheh suksesin e saj të lidhur ngushtë me epokën e lirisë që hapi rënia e murit të Berlinit.

 

Krijimi i korit Pax Dei, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, është i lidhur ngushtë me emrin e dirigjentes Suzana Turku, Artiste e Merituar por edhe me rënien e regjimit komunist, të cilit i parapriu rënia e murit të Berlinit.

Ngjarja e madhe historike artisten Suzana Turku e gjeti në Francë, në Paris, në specializimin për kanto gregoriane, të parin që ajo bënte jashtë vendit, pas 13 vitesh pune si dirigjente në teatrin e Operas dhe Baletit.

"Më 9 nëntor 1989 isha në dhomë dhe po shihja televizor, njerëzit që kishin hipur mbi mur, zërat e tyre... atëhere nga shpirti më doli një brohorimë, ndjeva një çlirim, një gëzim, sikur isha edhe unë atje bashkë me ata" - tregon ajo për DW.

Deri atëhere dirigjentja e talentuar kishte dirigjuar kryesisht pjesë korale të operave shqiptare. Operat e huaja censuroheshin, tekstet e tyre përktheheshin në shqip, pasi ishte e ndaluar që kori dhe këngëtarët të këndonin në gjuhën origjinale. Kur muri i Berlinit ra, ajo ndjeu se era e ndryshimit nuk ishte larg, dhe pse regjimi komunist në Shqipëri mbahej me zor ende në këmbë.

  » Tejlor Suift është e fejuara e re e Amerikës
  » Ismail Kadare: Nuk i rikthehem më diktaturës...
  » Kënga "Kërkoj liri", më e pëlqyera në Gjermani pas rënies së Murit të Berlinit
  » Kur Roland Barti ia vinte nderin në vend Kullës Eifel
  » Argumentet e reja: Ajnshtajn vizitë sekrete në Shqipëri
  » "This is it" - tejet fitimprurës
  » Zbulohen dorëshkrime shqipe me shkronja cirilikeNga Dr. Avzi MUSTAFA
  » Të jetosh me Atdheun, me vetvetenNga KLITON NESTURI
  » Del në qarkullim kundërbiografia e Sarah Palin
  » Musiné Kokalari bllokohet në Gjirokastër



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]