E Premte, 04.26.2024, 08:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Shakira me albumin e ri "Ujkonja" (She Wolf)
E Premte, 10.02.2009, 05:06pm
Artistja vazhdon veprimtarinë e saj humanitare për fëmijët kolombianë

 

Voal-online –Ndihet e lirë ndaj shtrëngimeve shoqëror si në ujkonjë që arratiset nga kafazi. Kjo është Shakira në albumin e saj të ri “She Wolf” (Ujkonja). Vepra e re e këngëtares kolombiane do të dalë në qarkullim më 9 tetor.

 

Titulli i albumit është metaforik, por flet qartë: “Sot ndihem më femër dhe më pranë vetvetes sime, më instiktive dhe më primitive, ka treguar artistja në takim me mediat në prag të daljes së albumit të ri.

 

Paralelisht me muzikën këngëtarja Shakira e vazhdon gjithnjë e më dendur veprimtarinë e saj humanitare, në të cilën është e përfshirë prej shumë kohësh.
Unesko e deklaron Tangon Argjentinase Pasuri të Njerëzimit

E Enjte, 10.01.2009, 08:30am
Muzika dhe kërcimi janë rezultat e një përzierje ritmesh, melodish, malli dhe ndjenjash. Instrumenti karakteristik i Tangos është Bandoneon, sipas muzicistit që e shpiku gjermanit Heinrich Band (1821-1860). Fjalët e këngëve shpesh janë të pakuptueshme, nga rrethinat e pjesës më të varfër të Buenos Aires. Historitë që tregohen nëpër këngë janë shpesh të lidhura me kulturën e rrugës, e betejave me thikë dhe pasioneve të forta, që tregohen nëpër tekstet e poetëve argjentinas Evaristo Carriego dhe Jorge Luis Borges. Një kulturë që vinte me bazë nga poshtë dhe që pastaj kishte depërtuar dhe eksportuar nëpër sallonët e aristokracisë franceze nga Carlos Gardel (1890-1935) në vitet '30. Gardel ishte një kompozitor, këngëtar dhe aktor i shquar i kohës, personazh që e ngriti Tangon në qiell.
Qarku i Shkodrës fiton Çmimin e Parë të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës
E Mërkurë, 09.30.2009, 11:46am

Qarku i Shkodrës është shpallur fitues i edicionit 9 të Festivalit Kombëtar Folklorik “Gjirokastër 2009”, ndërsa me çmim të dytë u nderuan qarku i Gjirokastrës dhe grupi “Kosova 2”, ndërsa me çmim të tretë qarku i Elbasanit dhe ai i Lezhës.

Por në këtë festival juria ndau edhe çmime të tjera, si ajo “për grupe zhanresh” me të cilin u nderua si orkestra më e mirë në veglat tradicionale qarku i Dibrës me orkestrën e Matit; çmimi “për sazet” me të cilin u nderua orkestrina e muzikës popullore qytetare të qarkut të  Korçës; çmimi “për iso-polifoninë labe” me të cilin u nderua grupi i Vlorës; çmimi “për iso-polifoninë toske” u nderua qarku i Beratit për iso-polifoninë e Skraparit; çmimi “për ritualin më të mirë” u nderua qarku i Tiranës, çmimi “për vallen më të mirë të burrave” u nderua qarku i Fierit me Vallen e Brezave; çmimi “për grupin më të mirë të valleve të grave” u nderua qarku i Durrësit me vallen e Fluturave; çmimi â€œpër paraqitjen më të mirë të veshjeve popullore” u nderua grupi i Kukësit dhe çmimi “për diversitetin kulturor” u nderua Grupi i Gjirokastrës me vallen e Dropullit.

Nesër del në Amerikë libri "The Clinton tapes"-Wrestling history in the White House "Bisedat e regjistruara të Klintonit", histori restlingu në Shtëpinë e Bardhë-  me autor Taylor Branch

E Hënë, 09.28.2009, 08:16pm

Vitet e Klintonit, në fjalët e Klintonit


Voal-online - Nëse nuk keni pasur rastin që të lexoni librin autobiografik 1000 faqesh të Bill Klintonit , mos u mërzisni. Tani do të keni në dorë librin e ri të autorit Pulizer (Pulitzer)
Taylor Branch, "The Clinton Tapes," – „Bisedat e inçizuara të e Klintonit“, bazuar në intervistat që Bill Klinton i ka dhënë  autorit gjatë 79 mbrëmjeve përgjatë presidencës së tij, i cili do të dalë nesër në Amerikë.

Midis mitikes dhe modernes

Nga Ilirian Sadikaj


E Shtunë, 09.26.2009, 10:13pm

Shënime për librin poetik “Frika nga Atdheu” të Skënder Buçpapajt

 

Libri fillon me poezinë “ Udhës për tek nëna.“ Nëna e poetit ndërron jetë. Dhe poeti, fëmija, djali, i dashuri, thur një elegji, apo ngre një këngë, ose të dyja bashkë, për nënën e vet, por edhe për nënën e gjithësecilit prej nesh. Tregimi është yllor, përfshin kohë mitike e moderne, ndodh në ambjentet shqiptare e pastaj kudo në botë. Dorën e mban në zemër, ndërsa lexon këtë poemë. Nëse “Udhës për tek nëna” do të botohej një ditë si një libërth xhepi, unë do ta mbaja gjithmonë me vete.

 

Hapet Muaji i Sulmeve Kundër Kadaresë

Nga Arben Kallamata


E Mërkurë, 09.23.2009, 02:51pm
NJOFTIM:
Njoftohet se është hapur zyrtarisht Muaji i Sulmeve Kundër Kadaresë. Si çdo vit, Muaji i Sulmeve Kundër Kadaresë hapet në Shtator për t’i paraprirë vendimeve të Akademisë Suedeze për çmimin Nobel në letërsi Ai vazhdon deri vitin tjetër.  Veç aktivistëve me motive politike, janë të ftuar të marrin pjesë hidhnakët intelektualë; ish-anëtarë e kandidatë lidhjesh shkrimtarësh në qendër e në rrethe; emigrantë të punësuar dhe të papunësuar që shkëlqejnë në blogje interneti; studiues e kritikë amatorë, vendas e të huaj, si dhe çdo lloj kategorie tjetër xhelozi apo inatçiu që nuk përton të hedhë një dorë baltë mbi shkrimtarin më të shquar të letërsisë kombëtare dhe përfaqësuesin më të denjë të kulturës dhe identitetit shqiptar. 
Te "40 Shenjtorët" zbulim befasues arkeologjik
E Mërkurë, 09.23.2009, 10:16am
Zbulohet një ndër qendrat e pelegrinazhit më të mëdha në rajon. Sipas arkeologëve të Institutit të Arkeologjisë, kjo qendër ka qenë pikërisht tek "40 Shenjtorët", në Sarandë. Pelegrinë jo vetëm nga rajoni, janë pagëzuar në një prej 6 vaskave të pagëzimit zbuluar deri tani. Ekspedita e fundit nxori në pah edhe të tjera vlera, siç është sistemi i sofistikuar i furnizimit me ujë, dhe fakti që kjo qendër mund të jetë ndërtuar në mënyrë që pelegrinët të mos shkonin deri në Jeruzalem. Gjatë muajit gusht të këtij viti, Instituti i Arkeologjisë, në vazhdim të punës së tij, kreu gërmime në këtë monument. Gërmimet në këtë objekt kanë filluar që në vitin 2003, dhe sipas arkeologëve, ato po shkojnë drejt përfundimit.
Në Los Anxhelos, viti i 61-të i ndarjes të çmimeve Emmy Award


E Hënë, 09.21.2009, 03:39pm

Voal-online - Ne Los Anxhelos te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, u ndane për të 61-të herë mbreme çmimet "Emi" per shfaqjet dhe filmat me te mire televiziv. Seriali “Mad Man” fitoi cmimin si drama me e mire e vitit, ndersa seriali komik, Therd Rok, mori trofene si komedia me e mire. Aktorja fituese e çmimit Oskar, Glen Klous, u cilesua aktorja me e mire per rolin e saj ne serialin “Demixhis” ndersa aktori me i mire mashkull u shpall Brajan Krenston per serialin Brejking Bed. Aktorja komike, Tina Fej, e cila terhoqi vemendjen e publikut nje vit me pare me imitimin qe i bente kandidates republikane per zevendes presidente te SHBA, Sara Palin, nuk arriti te marre dot kete vit çmimin si aktorja me e mire.  Kete vit, nje sere çmimesh te rendesishme shkuan per ato qe cilesohen si programe te tipit Reality, duke qene se jane nga prgramet televizive me te ndjekura ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Albumi i ri i Jay Zi "The Blueprint"
E Hënë, 09.21.2009, 07:28am

Albumi i ri i Jay Z kryeson listat amerikane të muzikës duke e bërë atë artistin solo më të suksesshëm që nga koha e Elvis Presley-t. “The Blueprint 3” është albumi i 11 i yllit të muzikës rap që mban vendin e parë, duke e renditur atë para Elvis Presley-t për albumet në vendet e para.

Megjithë rekordin e ri, Jay Z ende mbetet pas Beatles të cilët kanë 19 albume që kanë zënë vendin e parë në Amerikë. Duke folur për katërshen e famshme, disa prej albumeve më të shitura të tyre patën sukses në listat amerikane të muzikës pasi tifozët nostalgjikë u turrën për të blerë albumet e ripërpunuara dixhitale. Gjatë javës që mbaroi me 13 shator u shitën 626 mijë kopje të albumeve të Beatles duke zënë vendin e 15 në listën e katalogëve të muzikës në amerikë.  

Ndërkohë Beyonce është hedhur në gjyq lidhur me planet e saj për nxjrrjen e një parfumi me emrin “Fierce”. Shitësi i rrobave Abercrombie & Fitch e ka hedhur në gjyq këngëtares sepse kanë tregtuar një parfum me këtë emrë që nga 2002. Aroma e Beyonces pritet të dalë në treg në vitin 2010.  
B B mbush 75 vjet
E Djelë, 09.20.2009, 01:03pm

Prej 29 shtatorit retrospektiva e jetës dhe karrierës në Bolonjë-Bijankur

Voal-online – Vitet kalojnë, rrjedhin edhe për të famshmen BB. Më 28 shtator mbush 75 vjet Brizhitë Bardo (Brigitte Bardot), lindur më 1934 në një lagje borgjeze të Parisit dhe bërë sex-symbol në vitet Gjashtëdhjetë. Kur ishte 15 vjeçare nis karriera e sa me një fotografi në revistën Elle. Në njëzet vjet do të luajë në mbi dyzet (40) filma. Jeta e veprimtaria e saj, shtrirë në tri të katërta të shekullit, do të jenë në qendër të retrospkeitvës së parë kushtuar asaj, në Boulogne-Billancourt, në rrethinën e Parisit. Retrospektiva do të hapet më 29 shtator.

  » Takim me Elvira Dones në Asti të Italisë
  » Universiteti Politeknik i Tiranës "Doctor Honoris Causa" për akademikun Barolli
  » Doli nga shtypi monografia "Profesor Rexhep Ramaj model i intelektualit të përsosur"
  » Kalabrezja Maria Perruzi është Miss Italia 2009
  » Tina Fei triumfon në çmimet Emi
  » Zhduket koleksioni ku gjendej portreti i legjendës së boksit Muhamed Ali
  » Kurorë e gabuar në Miss Italia 2009
  » Mallkimi i Makbethit
  » Venecia dha çmimet
  » Kriza financiare dhe ndikimi mbi artin



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]