E Shtunë, 04.27.2024, 03:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Në ankand një foto e paparë e Pol Mëkartnit
E Martë, 08.18.2009, 09:41am

 

Voal-online –Një foto e paparë ndonjëherë e Paul McCartneyt në shkollën fillore, befasuar nga fotografi në një foto të klasës ndërsa lexon një gazetë komiksash, do të dalë në ankand në Liverpool më 29 gusht, bashkë me 315 objekte të tjera beatlesiane. Paul është fotografuar në Joseph Williams School të Liverpoolit më 1952.

Pamja, ndotur e zhubrosur, është sjellë nga një grua në Beatles Shop (që organizon ankande dhe që gjendet pranë të famshmit Cavern Club ku filloi karriera e Beatles) para pak kohësh.

Merilin Monro e paparë
E Shtunë, 08.15.2009, 05:34pm
Voal-online -Marilyn inedita: prova në Griffith Park. Gusht 1950: një Marilyn Monroe 24 vjeçare pozon në Los Angeles për fotografin e revistës Life, Ed Clark. Vendi ku bëhet fotografimi është Griffith Park, vitin e filmit “Xhungla e asfaltit” dhe dy muaj para se aktorja të shfaqej në filmin “Eva kundër Evës”. Për aktoren e ardhshme yll rolet ishin ende të vogla. Dhe para objektivit Marilyn Monroe lexonte poezi me zë të lartë (fotografitë janë të gjitha nga Getty Images).
Gëzim Alpion, drama shqiptare që tronditi publikun britanik
E Mërkurë, 08.05.2009, 10:11am
Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori” njoftoi dje se ky prezantim i kësaj drame të veçantë do të organizohet më 14 gusht 2009, në orën 11 në sallën “Abreti” në “Tirana International Hotel”. Në fillim do të shfaqet e filmuar premiera angleze e dramës “Sikur të vdekurit të dëgjonin”, e mandej do t’i lihet vendi një diskutimi mbi identitetin kombëtar shqiptar”.  

Gëzim Alpion lindi në Peshkopi më 10 tetor 1962. Ai ka studiuar në Universitetin e Tiranës (1982-85), Kajros (1985-93) dhe Durhamit (Angli) (1993-1997). Që nga akordimi i titullit “Doktor” në Filozofi në Universitetin e Durhamit në vitin 1997, Alpion ka punuar në Mbretërinë e Bashkuar si lektor i letërsisë anglo-amerikane, modernizmin, dhe filmit në Universitetin e Huddersfield, Sheffield Hallam University dhe Newman University College. Në vitin 2002, Dr. Alpion u emërua lektor në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Birminghamit, ku është edhe Drejtor i Studimeve Pasuniversitare, dhe Anëtar Nderi i Institutit të Studimeve të Avancuara në Arte dhe Shkencat Shoqërore që nga viti 2000. Dr Alpion ka zhvilluar biseda dhe leksione në disa universitete britanike (Oxford, London School of Economics, University College London, Kingston), si dhe në SHBA, Kanada, Kinë, Indi, Rusi, Afrikën e Jugut, Gjermani, Itali, Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.
Pas shumë vitesh Norvegjia nderon përsëri shkrimtarin e saj nobelist
E Mërkurë, 08.05.2009, 08:08am

Norvegjia po shënon 150 vjetorin e lindjes së shkrimtarit të saj nobelist Knut Hamsun, duke e përkujtuar atë me pullë postare dhe një muzeum në fshatin e lindjes, pavarësisht nga simpatia e tij për nazizmin gjatë luftës së dytë botërore.

Muzeu Hamsun u hap dje në Hamaroey, fshati i fëmijërisë së autorit, përgjatë bregdetit norvegjez. I njohur për romanin e tij Uria më 1920, Hamsun fitoi çmimin Nobel për romanin Rritje e Dheut.

Para luftës së dytë botërore, Hamsun nderohej si hero në Norvegji. Në kohën e luftës, Hamsun kaloi në anën e Hitlerit. Gjatë luftës së dytë botërore, propaganda naziste e përdori Knut Hamsun dhe famën e tij si shkrimtar për të bërë të pranueshme politikat e veta. Madje Hitleri e ftoi atë në Berlin, takim që u shfrytëzua nga propaganda për t'u bërë thirrje norvegjezëve që të mos luftonin kundër nazizmit dhe qeverisë norvegjeze të kryeministrit Vidkun Quisling, i vendosur në pushtet nga nazistët.

Në Austri luhen dy pjesë të sapozbuluara të Moxartit
E Hënë, 08.03.2009, 08:13am
Dy pjesë të sapozbuluara me piano të identifikuara si krijime fëmijërie të Volfgang Amadeus Moxart u luajtën dje në Austri, në shtëpinë ku jetonte kompozitori i shekullit të 18-të.

Dy kompozimet, u luajtën në pianoforten e Moxartit në shtëpinë e familjes në Salcburg para një audience gazetarësh.

Ekspertët thonë se të dy pjesët ishin hedhur në letër nga babai i Moxartit kur ky i fundit ishte 7-8 vjeç.
Kritiku i madh Robert Hughes kundër biznesit të artit
E Djelë, 08.02.2009, 02:27pm

Teksti i mëposhtëm është një sintezë që kritiku i artit dhe shkrimtari ka mbajtur disa ditë më parë në Teatro Dal Verme

Dua ta filloj duke propozuar diçka shumë të thjeshtë. Domethënë se blerja e veprave të artit shumë të kushtueshme ka përfunduar duke u bërë dukshëm vulgare. Veç të tjerash, nuk shërben për asgjë: nuk është më një shenjë e padiskutueshme dijeje artistike apo rangu shoqëror, asgjë nga e gjitha kjo. Tani ka diçka më shumë të shpifur në këtë, pasi në një botë pabarazish marramendëse si kjo e jona, paraja ka zëvendësuar domethënien. Të kesh në murin e shtëpisë një vepër arti shumë të kushtueshme të sapoblerë është ekuivalente me një mburrje, sikur të ulërish se ti je më i pasur se unë.

"The Invisible Victory" i Mujë Buçpapajt merr çmim të parë në SHBA
E Shtunë, 07.25.2009, 05:52pm

Libri i poetit Mujë Buçpapaj, “The Invisible Victory”, është nderuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Çmimin e parë “për librin më të mirë  të përkthyer në anglisht nga gjuhët e huaja gjatë vitit të kaluar.”

 

Ceremonia e shpalljes së çmimit u organizua me datën 18 Korrik në orën 10:30 të Mëngjesit në Librarinë Publike të Qytetit Bregdetar të Destin, në shtetin e Floridës (USA).

 

Takimi u organizua nga kjo librari, e cila në emër të librarive publike Amerikane ndau disa Çmime letrare, midis tjerash edhe Çmimin e parë për librin më të mirë të përkthyer në anglisht nga gjuhët e huaja gjatë vitit të kaluar 2008, siç është edhe libri poetik “The Invisible victory”, i përkthyer nga Prof. Ukë Buçpapaj dhe botuar nga “Marinaj Publishing” , Teksas SHBA.

Vdes legjenda e televizionit amerikan Uolter Kronkajt

E Hënë, 07.20.2009, 01:10pm
Shumë amerikanë, e kujtojnë lajmin e vrasjes së presidentit Xhon Kenedi në nëntor të vitit 1963, nga transmetimi emocional.

Kur ndodhnin ngjarje të rëndësishme në gjithë botën, gjatë viteve 1960 dhe 1970, miliona amerikanë i drejtoheshin ekranit për të parë dhe dëgjuar drejtuesin e lajmeve Uollter Kronkajt për t'u informuar për to.
Uolter Kronkajt, një ikonë e televizionit amerikan vdiq në Nju Jork dje në mbrëmje, pas një sëmundjeje të gjatë. Ai ishte 92 vjeç. Mënyra e tij komunikuese, ndihmoi që emisioni i tij i lajmeve në televizionin CBS, ishte më i ndjekuri nga viti 1961 deri në vitin 1981, kur ai doli në pension. Presidenti Obama tha nga Shtëpia e Bardhë se "për dekada me radhë, Uollter Kronkajt ishte zëri më i besuar në Amerikë".

Në YouTube leksione gazetarie

E Premte, 07.03.2009, 11:33am

Me materiale video dhe këshilla nga firma prestigjioze

 Voal-online – Nga Uashingtoni merret vesh se, për t’i stërvitur gazetarët në profesionin e tyre, YouTube ka krijuar një seksion me materiale vidoe dhe me këshilla nga firma prestigjioze. Janë, midis të tjerësh, gazetarë të The Washington Post, të cilët e kanë zbuluar skandalin e Watergate. YouTube, uebsajti i famshëm që përmban video, ka hapur Reporters’ Center, pra Qendrën e Reporterëve, një knal që përmban filmime dhe udhëzime për përgatitjen në gazetari: prej gazetarisë hetimore (investigative) tek intervistat, deri tek etika profesionale e gazetarisë.

Kadare thotë se letërsia e bën të ndihet i pavdekshëm
E Djelë, 06.28.2009, 10:07pm
Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka folur për çmimin e fundit "Prici i Arturias" dhe marrëdhëniet e tij me letërsinë. Në një intervistë në emisionin "Studio e Hapur" në "Alsat" me gazetaren Eni Vasili, Kadare ka shpjeguar se letërsia e bën atë të ndihet i pavdekshëm. Kryefjala e ditës është çmimi prestigjioz letrar "Princi i Asturias".

ALSAT: Në konkurrim morën pjesë 31 kandidatë nga 27 vende të botës, ndërsa në pesëshen e përzgjedhur në fund keni qenë përballë holandezit Noteboom, britanikut McEwan, italianit Tabuchi dhe Milan Kunderes. Eshtë gjykuar tërësia e veprës. Ndodhi që ju dhe Kundera u nisët nga Franca, por ju përfaqësonit Shqipërinë ndërsa Kundera Francën. Si ndodh në këto raste, njëlloj si me lojtarët e futbollit?

  » Intervistë me yllin e këngës shqiptare Adelina IsmajliADELINA ISMAJLI FLET PËR HERË TË PARË: NË KOSOVË NDIHEM E SHANTAZHUAR Intervistoi: Elida Buçpapaj
  » Kadare merr Çmimin spanjoll Princi Asturias për Letërsinë (Shqip dhe anglisht)
  » Ismail Kadare kandidohet për çmimin Princi Asturias për letërsinë
  » Intervistë me Kristaq Turtullin autor i një libri të ri në anglisht
  » "Shqipëria miqësore" e dy autorëve gjermanë
  » I shquari ndër filozofët, Jürgen Habermas mbush 80 vjeç
  » Ndriçim Xhepa më i vlerësuari me çmime në historinë e kinematografisë shqiptareNga Agron SEJAMINI
  » Suzën Bojl shkon në Amerikë
  » Botohet në Itali "Gjenerali i ushtrisë së vdekur"
  » Jodhaa Akbar fitoi trofetë e Bollivudit



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]