E Mërkurë, 05.08.2024, 03:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Austri
E Hënë, 06.08.2009, 10:53am

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi edhe njëherë ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare, kësaj radhe në qytezën Leibnitz të Austrisë, ku u mbajt Kupa Evropiane e kategorisë më të lartë në Evropë për junior deri 20 vjeëar. Në këtë garë morën pjesë 30 shtete, kurse ekipi kosovar u paraqit me tre garues.

Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në këtë turne. Së pari mposhti izraeliten Cohen Gili, pastaj sllovenken Neja Shimenc, në çerekfinale mposhti hungarezen Barbara Maros, kurse në gjysmëfinale ishte më e mirë se garuesja austriake Tina Zeltner. Në finale përballë Majlindës ishte edhe një hungareze, Katarina Sabo, të cilën për një minutë e gjysmë e deklasoi, duke e përplasur tri herë me ippon.

Roxher Federer shkruan histori: rrëmben edhe turneun e 14-të Grand Slam
E Djelë, 06.07.2009, 05:25pm

Zvicerani mund Söderling dhe fiton të parin Roland Garros

 

Voal-online – Roger Federer ka bërë një rikthim të madh, e ka bërë në tokën e kuqe të Parisit, ku nuk kishte arritur asnjëherë të imponohje në finale, për arsye edhe të pranisë së Rafael Nadalit në aktin përfundimtar. Por sivjet spanjolli nuk ishte, sepse e kishte përzënë pikërisht Robin Söderlingu, i cili sot nuk ia ka dalë t’i bëjë ballë King Roger-it, atij fitimtari që më në fund ia ka arritur të marrë edhe titullin Roi Roger.  Tri sete kanë mjaftuar: të parin e ka dominuar (6-1 me 3 break në përparësi), të dytin e ka fituar në tie-break dhe të tretin e ka rrëmbyer falë kryerjes së shërbimeve të cilin ia grabiti kundërshtarit në lojën e parë.

 

Shqipëri-Portugali, Kombëtarja ndëshkohet në minutën e fundit
E Djelë, 06.07.2009, 08:26am
Minutat e fundit vazhdojnë të mbeten makthi i kombëtares shqiptare që edhe dje përballë Portugalisë e ka pësuar pikërisht atëherë kur askush nuk e mendonte. Një gol i Bruno Alvesh, ka bërë që festa e 14 mijë tifozëve të pranishëm në stadium, të shuhet në çast. Ka qenë sërish një gabim, për fat të keq sërish i Isli Hidit, që ka sjellë fitoren e yjeve portugezë. Përpos kësaj, mbrëmja e djeshme, që shënoi edhe debutimin e Kuzhesë, mund të quhet tepër pozitive. Pas disa ndeshjesh kur përfaqësuesja kuqezi kishte humbur fizionominë, mbrëmë ishin disa shenja të qarta përmirësimi edhe pse naiviteti mbetet karakteristikë e kësaj skuadre. Pjesa e parë ka qenë e mbushur me raste dhe me një Kristiano Ronaldo në superformë. Ylli i Mançester Junajtid ka ndërmarrë disa inkursione të rrezikshme, duke treguar se jo më kot është fituesi i "Topit të Artë" në fuqi.
I riu shqiptar takon Kristiano Ronaldon
E Shtunë, 06.06.2009, 04:59pm
Kamera e agjencisë së famshme të lajmeve Reuters ka fiksuar një moment të veçantë në kryeqytetin e Shqipërisë. Një adoleshent tiranas duke u takuar me Ronaldon. Ylli botëror i futbollit Kristiano Ronaldo mbërriti në Tiranë pasi kombëtarja e tij Portugalia, ndeshet me kombëtaren tonë sot në “Qemal Stafa”. I riu kryeqytetas, siç shihet edhe nga fotografia mban bluzën me të njëjtin numër të lojtarit të madh si dhe emrin e tij të shkruar në bluzë. Kristiano Ronaldo ka adhurues të shumtë anembanë botës, aktualisht është lojtari më i adhuruar që po përjeton kulmet e tij në sportin më popullor, siç është futbolli. Natyrisht, ai ka edhe adhurues të shumtë në mesin e shqiptarëve. Këtë nuk e fshehin ata, ashtu sikurse nuk e fshehin drojën që kanë nga një golashënues aq i rrezikshëm si Kristiano Ronaldo.
Kombëtarja në Tiranë përballë Portugalisë, me besim në fitore
E Shtunë, 06.06.2009, 09:34am

Kombëtarja shqiptare zhvillon sot në orën 20.30 ndeshjen me kombëtaren e Portugalisë, në kuadrin e kampionatit botëror 2010. Portugalisë i duhet patjetër të fitojë për të shpresuar në një vend në eleminatoret e Botërorit 2010, duke parë se ndodhet 7 pikë dyshes kryesuese Danimarkë dhe Hungar. Skuadra portugeze aktualisht ndodhet në të njëjtën kuotë pikësh me Shqipërinë, duke pasur vetëm 6 pikë pas 5 takimesh. Prandaj, lojtarët e ekipit tonë kombëtar janë përgatitur për sulmin portugez dhe bazuar në planin e trajnerit të ri kroat, Josip Kuzhe, ata do të përqendrohen më shumë në mbrojtje, për të parandaluar shënimet e mundshme nga ekipi i Kristiano Ronaldos. Në përbërje të skuadrës që drejtohet nga Karlos Keiroz janë disa nga futbollistët më të mirë të botës si Kristiano Ronaldo, Deko, Bruno Alvesh apo Simao.

Kobi Brajën shënoi 40 pikë në një ndeshje të mrekullueshme
E Premte, 06.05.2009, 03:16pm

Voal-online – Në ndeshjen e hapjes të finaleve të NBA të enjten, ku The Los Angeles Laker fituan 100-75 kundër Orlando Magic, i famshmi Kobe Bryant shënoi 40 pikë, duke ndikuar fuqishëm në synimin e skuadrës së tij në fitoren e titullit të parë pas vitit 2002, kur ata kishin në këtë rol një gjigant I Shaque O’Neal. Traineri Phil Jackson tha se iu ka kërkuar djemeve fitore dhe vetëm fitore, nuk ka rëndësi me çfarë rezultatesh do t’I fitojmë ndeshjet, ka rëndësi që t’I fitojmë ato dhe përfundimisht titullin. Loja e Bryant në ndeshjen e parë të finaleve të NBA, me 18 pikët e tij të shënuara në pjesën e parë të ndeshjes, krijoi edhe shkëputejn e parë të fuqishme të The Los Angeles Lakers ndaj kundërshtarëve të Orlando Magic.

Stinor i artë për Kobi Brajën
E Enjte, 06.04.2009, 03:22pm

Voal-online – Mbrojtësi i Los Angeles Lakers, Kobe Bryant, ka përjetuar një nga stinorët më shpërblyes të karrierës së tij. Por ai thotë se kjo nuk do të kishte kurrfarë vlere nëse ekipi i tij nuk arrinte të fitonte Finalet e NBA kundër Orlando Magic.

 â€œIshte një vit i hatashëm, duke fituar një medalje të artë botërore dhe duke dalë në finalet,” iu tha Bryant reporterëve pasi ai dhe kolegët bënë një sesion të plotë praktike në Staples Center. "Vitin e kaluar ne nuk fituam, por morëm një përvojë të vlefshme.”

 The Los Angeles Lakers u mundën nga Boston Celtics në finalet e vitit të shkuar, dy muaj para se Bryant dhe ekipi kombëtar i SHBA fitoi medaljen e artë Olimpike në Pekin duke mundur 118-107 kampionen botërore në fuqi, Spanjën.

 

 

Përgatitjet e kampionatit botëror të futbollit 2010
E Enjte, 06.04.2009, 08:39am

Rreth 350 bashkëpunëtorë nga e gjithë bota po merren me përgatitjen e kampionatit botëror të futbollit në Afrikën e Jugut në vitin 2010. Edhe evropianët ndihmojnë me eksperiencën dhe dijet që kanë. "Unë kam punuar që në kohën kur zhvillohej kampionati botëror në vitin 2006, për këtë projekt. Atëherë punoja në Berlin dhe pastaj më dërguan në Afrikën e Jugut për të organizuar seminarin "Kick Off" dhe qytetet mikpritëse në Kapstadt me Thabo Mbeki, presidentin dhe të gjithë sponsorat. Aty mora për herë të parë dozën e Afrikës së Jugut dhe që në momentin e parë u mrekullova nga vendi dhe njerëzit." Sytë e Delia Fischer shkëlqejnë kur tregon për punën në atdheun e ri. 33-vjeçarja ka studiuar në Vjenë për ekonomi dhe sport dhe jeton që prej 9 muajsh në Johanessburg, ku punon për shoqatën e futbollit FIFA në fushën e medias.

Kreshnik Çipi një sportist dhe biznesmen i suksesshëm
E Mërkurë, 06.03.2009, 08:59am

Nga GEZIM LLOJDIA

Kreshnik Çipi dhe krejt Çipajt e Vlorës janë tradicionalisht të lidhur me të djathtën. Një histori e gërmëzuar në 18 vjetët e fundit. Kreshnikun e kam ndeshur në të gjitha fushatat elektorale të PD. Kreshniku dhe gjithë djemtë e Flamurtarit në marsin e vitit '92 i bënë thirrje të hapur banorëve të qytetit të tyre, që i kishin idhuj se duke votuar për PD do të gjenin rrugën e shpresës. Kreshniku sot është një biznesmen. Krahas titujve të sportit pas viteve '90, ai dhe vëllai tjetër kanë ndërrmarë iniciativa private biznesi, të cilat kanë rezultuar të suksesshme.

Soderling nuk ka të ndalur
E Martë, 06.02.2009, 05:22pm
Voal-online – Ai që rrëzoi Nadalin nuk ka të ndalur. Në një ndeshje tejet të kollajshme ai ka shpartalluar edhe rusin Davydenko: 6-1 6-3 6-1 dhe ka arritur në gjysmëfinale. Robin Soderling kështu e shikon veten pa asnjë problem përballë më të mirëve. Suedezi 25 vjeçar, i cili me eleminimin e Rafael Nadalit është bërë personazhi i njërës prej befasive më të mëdha në historinë e sportit, duket se nuk ka ndjerë asgjë të veçantë nga kjo fitore. Si duke ngrënë bukë e djathë ai e ka vënë përpara nga fillimi deri në fundin e ndeshjes rusin Nikolay Davydenko, nga shumëkush konsideruar favorit i turneut, pas Federerit, në të njëjtin nivel me Andy Murray, prej kur Nadali është nxjerrë jashtë luftimit. Soderling ka dominuar me shërbime, me gjuajtjet e fuqishme, me shmangien e gabimeve, me kthjellëstinë, me ruajtjen e logjikës së ftohtë gjatë gjithë ndeshjes.
  » Federer mezi fiton
  » Roland Garros: Nadal eleminuar!
  » Ndeshja e Valujevit dhe Çagajevit nuk luhet këtë të shtunë
  » "Gladiatori" film sekret i Barcelonës përpara finales së Romës
  » Një zë më shumë në Parlament jo vetëm për futbollin por për të gjithë sportin shqiptar
  » Kristian Gros është shkarkuar
  » Kombëtarja grumbullim në Durrës përpara sfidës me Portugalinë
  » Barcelona kampione e Evropës
  » Ndërron jetë vajza 4 vjeçare e legjendës Majk Tajson
  » Tri skuadra angleze në garë për Lorik Canën



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]