New York Times, DYLAN FARROW - WOODY ALLEN ABUZOI ME MUA KUR ISHA 7 VJEÇE
E Hënë, 02.03.2014, 11:54am (GMT+1)
Dylan Farrow, vajza e adoptuar e Mia Farrow dhe Woody Allen, përsëriti pohimet e ngacmimeve seksuale nga babai i saj. Në një letër botuar në New York Times, Dylan argumenton se regjisori i famshëm ka abuzuar me të kur ishte vetëm 7 vjeç.
Në letrën e saj, Dylan rrëfen një episod të vitit 1992. "Kjo ndodhi në shtëpinë e familjes në Konektikat. Ai më çoi në një papafingo të errët dhe më sulmoi seksualisht"- shprehet ajo. "Më tha të shtrihem dhe të luaj me lodrat e vëllezërve të mi", vijon rrëfimi i saj, duke shtuar se "pastaj abuzoi seksualisht me mua, ndërkohë që më thoshte se unë isha një vajzë e mirë, që ky ishte sekreti ynë, duke më premtuar se do të më merrte në Paris dhe do të më bënte yll në filmat e tij."
Këto gjëra kanë ndodhur rregullisht dhe shpesh, ka theksuar Dylan. Akuzat ndaj tij ishin edhe arsyeja e ndarjes së Mia Farrow dhe Woody Allen. Megjithatë, regjisori i famshëm asnjëherë nuk është dënuar për një rast të tillë.
www.voal-online.ch
|