Dhjetra
persona kanë hyrë me dhunë të hënën në Qendrën e Bashkësisë Islame në
Shkup, ku kanë marrë vulat, ndërsa, siç bëhet e ditur, ish-sekretari i
Bashkësisë Fetare Islame, Afrim Tahiri është vetëshpallur kryetar i
kësaj Bashkësie. Polica maqedonase e ka siguruar objektin për të penguar
dhunën eventuale fizike midis grupeve të konfliktuara të besimtarëve.
Incidenti është rezultat i një përplasjeje të pak ditëve më parë
midis kryetarit të Bashkësisë Islame Sulejman Rexhepi dhe myftiut të
Shkupit Ibrahim Shabani, pas shkarkimit nga detyra të këtij të fundit.
Ndërkohë, një tjetër incident ka ndodhur të dielën para mesnate në
Tetovë. Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer në afërsi të selisë së
partisë Bashkimi Demokratik për Integrim. Organet e hetimit kanë dalë në
terren për të analizuar ndodhinë, ndërkohë që nuk ka pasoja në njerëz, e
as nuk dihen motivet e shpërthimit. za