Deri tani nga tërmeti në Nepal numërohen mbi 7 mijë të vdekur dhe rreth 10 000 persona të tjerë të zhdukur.
Përveç kësaj tërmeti 7.8 ballë zvogëloi edhe malin Evereset. Mali më i lartë në botë u shkurtua me 3 cm, sipas shkencëtarëve.
Analiza është e bazuar në të dhënat e Agjencisë Hapësinore Europiane.Kur
pllakat tektonike midis Indisë dhe Euroazisë, lëvizën duke shkaktuar
tërmetin, bënë që korja e Tokës të relaksohej dhe ky relaksim i Tokës,
sipas shkencëtarëve, reduktoi lartësinë e Everestit.
Roger Bilham, anëtar i Institutit të Kërkimet Shkencore Mjedisore
gjithashtu tha, se një mal i pozicionuar në afërsi të qendrës së
Nepalit, Annapurna, u rrit me 20 cm.
Ndërkohë për shkak të ortekëve të shumta të shkaktuar nga tërmeti me
magnitudë 7.8 ballë është bërë pothuajse e pamundur "ngjitja në
Everest", në këtë sezon. Nga ortekët e shumta u vranë të paktën 919
persona.