U SHUA YLLI I FILMIT 'STAR TREK'
E Shtunë, 02.28.2015, 10:17am (GMT+1)
Leonard Nimoy, aktor i cili ka luajtur rolin e Spock në Star Trek, ka vdekur sot në moshën 83-vjeçare.
Ai ka vdekur sot pasi vuante nga një sëmundje kronike e mushkërive, ai u dërgua më shpejtësi në një qender mjekësore pas një thirrje në 911 më 19 shkurt. Sot gruaja e tij, Susan Bay Nimoy konfirmoi se ai ka vdekur sot në mëngjes në shtëpinë e tij.
Aktori, kishte folur më parë në lidhje me luftën e tij kundër kësaj sëmundje e cila ja vështirëson frymarrjen. Leonard kishte vizituar shumë spitale gjatë muajve të fundit, por nuk kishte efekte pozitive.
Ai në vitin 2014 në Twitterin e tij kishte shkruar: "Unë e kam lënë duhanin 30 vjet më parë. Por siç duke nuk ishte e mjaftueshme kjo periudhë. Unë kam COPD. "
Leonard fajëson vitet që ka pirë duhan për sëmundjen e tij. Postimi i fundit i tij në Twitter ishte: "Jeta është si një kopsht. Aty mund të kesh momente të bukura por nuk mund ti ruash ato, përveç në kujtesë."
www.voal-online.ch
|