KUÇI - KOSOVA KA KAPACITETE PËR RASTET E DREJTËSISË
E Mërkurë, 04.09.2014, 02:48pm (GMT+1)
Kosova ka kapacitete të plota për t'u ballafaquar me cilindo rast të drejtësisë dhe me pretendimet që mund të jenë në lidhje me krimet e kryera nga Ushtria Çlirimtare Kosovës, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
"Kërkesa ka të bëjë më shumë me qasjen e legjitimitetit ose të një kredibiliteti ndërkombëtar, sesa të mungesës së aftësive tona. Unë e përgëzoj ambasadoren amerikane që e pranoi në një mënyrë kur tha se "˜nuk është mungesa e kapaciteteve, sa është një kërkesë tjetër'".
"Ne kemi fituar me tranziconin e EULEX-it, që nënkupton se BE-ja po beson se janë ngritur kapacitetet tona. Por, kjo është kërkesë që më shumë ka bazament politik sesa juridik", ka thënë Kuçi në pyetjen e Radios Evropa e Lirë rreth themelimit të Gjykatës Speciale për të hetuar dhe gjykuar rastet e dyshuara për krime lufte. rel
www.voal-online.ch
|