PRESIDENTJA JAHJAGA KËRKON KRIJIMIN E GJYKATËS SË POSAÇME
E Premte, 04.11.2014, 03:40pm (GMT+1)
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka mbajtur sot takime me udhëheqësit partiakë për të diskutuar çështjen e Gjykatës së Posaçme dhe atë të mandatit të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX.
"Në letrën drejtuar (shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian) baroneshës Ashton do të kërkoj vazhdimin e misionit të EULEX-it dhe nevojën e themelimit të Gjykatës për Kosovën me seli brenda dhe jashtë vendit, për të adresuar akuzat e ngritura në raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2010".
"Krijimi i Gjykatës së veçantë reflekton angazhimin e Kosovës për një proces të pavarur dhe të paanshëm për t'u marrë me këto akuza në mënyrë kredibile".
"Kjo gjykatë do të përqendrohet në individë dhe veprime individuale dhe nuk është gjykim i përpjekjeve kolektive të popullit tonë për çlirim dhe pavarësi", ka thënë Jahjaga.
Edhe çështja e Gjykatës, edhe ajo e mandatit të EULEX-it duhet të votohen në Parlamentin e Kosovës, por fillimisht duhet të përcillen nga një letërkëmbim ndërmjet presidentes së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. rel
www.voal-online.ch
|