NATO - PROVA FOTOGRAFIKE TË MOBILIZIMIT RUS
E Premte, 04.11.2014, 07:12am (GMT+1)
Nato ka nxjerrë fotografi satelitore ku, siç thotë Aleanca, shihen 40,000 trupa ruse të grumbulluara pranë kufirit me Ukrainën, të pajisura edhe me tanke, avionë dhe mjete të tjera ushtarake në pritje të urdhërave nga Moska. Fotografitë, që iu shpërndanë grupeve mediatike dje, pasojnë garancitë e herpashershme të Rusisë se dislokimi nuk përbën arsye për t'u shqetësuar. Fotografitë publikohen në një kohë kur qeveria në Kiev po përpiqet të ulë tensionet në Ukrainën lindore, ku protestues pro-rusë uzurpuan ndërtesa qeveritare në fillim të javës dhe bënë kërkesa për një referendum për t'u bashkuar me Federatën Ruse.
Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Barak Obama u konsultua me Kancelaren gjermane Angela Merkel me telefon, dhe se dy udhëheqësit përsëri i bënë thirrje Moskës të tërheqë trupat nga rajonet kufitare. za
www.voal-online.ch
|