E Djelë, 12.08.2024, 04:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ZËRI I AMERIKËS - NIS PETICIONI PËR SHKARKIMIN E GUVERNATORIT FULLANI
Vazhdon në këtë mënyrë protesta për largimin e drejtuesit kryesor të Bankës së Shqipërisë pas vjedhjes së saj

E Premte, 08.08.2014, 04:43pm (GMT+1)



Disa qindra qytetarë të Tiranës ishin të parët sot që nënshkruan peticionin e saponisur nga shoqëria civile për shkarkimin nga detyra të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani për shkak të vjedhjes së Bankës.

Pas disa ditë protesta para selisë së Bankës, duke kërkuar dorëheqjen e tij, veprimtarët e shoqërisë civile nisën mbledhjen e firmave për një peticion, me anë të të cilit do t'i kërkojnë presidentit të Republikës dhe parlamentit, që ta shkarkojnë atë nga detyra.

Brenda pak orësh në peticion u hodhën disa qindra nënshkrime nga qytetarë të revoltuar, që shprehën shqetësim për skandalin e Bankës së Shqipërisë, ku një punonjës deklaroi se ka vjedhur mbi 7 milionë dollarë për 4 vjet rresht, dhe deri tani janë arrestuar 10 persona. Javën tjetër peticioni do të nënshkruhet në shumë qytete të tjera të mëdha të vendit.

Qeveria dhe opozita kanë dhënë reagime të pakta për ngjarjen, njëra duke thënë se krimi i rëndë është një sfidë për drejtësinë dhe tjetra se Banka duhet të forcojë masat e sigurisë. Qeveria deklaroi se do të respektojë pavarësinë e Bankës në masat e reja, ndërsa opozita pohoi se do të respektojë dinjitetin e saj.

Ekspertë të pavarur theksojnë se Banka punon prej shumë kohësh pa zëvendës-guvernator dhe pa dy antarë të këshillit mbikëqyrës, që duheshin dërguar nga parlamenti. Ndërsa këshilli mbikëqyrës, i kryesuar nga guvernatori nuk propozoi shkarkimin e tij.

Prokuroria nga ana e saj publikoi sot një njoftim, ku renditen për herë të parë rezultatet e deritanishme dhe pistat e hetimit. Gjykata po mban në arrest me burg 10 persona, të dyshuar për vjedhjen e Bankës, shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Prokuroria po heton nga 21 korriku për të gjetur mekanizmin e vjedhjes, vendndodhjen e parave, pasuritë e të arrestuarve dhe përgjegjësit për ngjarjen.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SPARTAK NGJELA - NË GRABITJEN E BANKËS KANË DORË 3 KRYEMINISTRA (08.08.2014)
PO MBLIDHEN FIRMA PËR SHKARKIMIN E FULLANIT - QYTETARËT FIRMOSIN PETICIONIN DREJTUAR KUVENDIT! (08.08.2014)
SOT PETICION PARA PARLAMENTIT PËR SHKARKIMIN E 'DON FULLHANIT' - EJANI DHE NËNSHKRUAJENI (08.08.2014)
VAZHDOJNË PROTESTAT KUNDËR RASTIT 'MONSTRA' (08.08.2014)
S'DIHET KUSH DO TA PËRFAQËSOJË KOSOVËN NË KËSHILLIN E SIGURIMIT (08.08.2014)
USHTARËT GREKË KËNDOJNË - MALEVE PA BUKË, DO PIJMË GJAK SHQIPTAR E TURK (08.08.2014)
RIFILLOJNË GËRMIMET NË RASHKË (08.08.2014)
PËRPJEKJET INTEGRUESE NË VERI TË MITROVICËS (08.08.2014)
KATHIMERINI - HETIMET PËR PAKTIN DETAR TENDOSIN MARRËDHËNIET SHQIPËRI-GREQI (08.08.2014)
KOALICIONI LDK-AAK-NISMA I INTERESUAR PËR QEVERI STABËL - ME VETËVENDOSJEN (08.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]