PO MBLIDHEN FIRMA PËR SHKARKIMIN E FULLANIT - QYTETARËT FIRMOSIN PETICIONIN DREJTUAR KUVENDIT!
E Premte, 08.08.2014, 01:36pm (GMT+1)
TIRANË - Aksioni i radhës, pas tre protestave për dorëheqjen e Ardian Fullanit si Guvernator i BSH, shoqeria civile nisi mbledhjen e firmave të qytetarëve me të cilat do t'i kërkohet Kuvendit seancë e jashtëzakonshme për shkarkimin e Fullanit.
Paraditen e sotme, qytetarët në Tiranë kanë nisur plotësimin e formularëve me emrin e personit që firmos dhe numrin e kartës së identitetit.
Organizatori i protestës, Zirkon Disha u shpreh se pas Tiranës, do t'i drejtohen edhe rretheve. "U japim mundësi qytetarëve për të nënshkruar një peticion, që më pas do i drejtohet Kuvendit, të cilit i kerkohet shkarkimi i Fullanit. Ai nuk mund të mbajë me postin, ka refuzuar doreheqjen"- tha Disha.
Ai u është drejtuar deputetëve që të mbështesin këtë kërkesë, për të mos u bërë pjesë me mosveprimin e tyre te vjedhjes së BSH.
Shperndaje sa me shume! Behu pjese e Peticionit per shkarkimin e Fullanit! Sot organizatoret e Protestave per Doreheqjen e Don FullHajnit inicuan para Parlamentit nje Peticion Kombetar drejtuar Deputeteve te Kuvendit te Shqiperise per te kerkuar nje Seance te Jashtezakonshme per shkarkimin e tij!
Kjo iniciative duhet perhapur ne te gjithe Shqiperine ndaj dhe ju kerkojme qe ju ta printoni formatin me poshte dhe ta plotesoni duke vendosur tavolina ne rruge kudo ku jeni ne lagje tuaj apo ne mes te qytetit apo ne plazh dhe te mblidhni firmat perkates dhe ti dergoni direkt ne Kuvendin e Shqiperise ose dergojani Z. Zirkon Disha.
www.voal-online.ch
|