E Djelë, 12.08.2024, 07:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHIKONI - BORDI I BANKËS I VENDOSIN VETES SUPER RROGA DHE KREDI ME 0'5%
Më poshtë edhe lista e pagave më të larta në Shqipëri

E Djelë, 08.10.2014, 08:05am (GMT+1)



TIRANE - Heshtja e shumicës dërmuese të anëtarëve të "kupolës" drejtuese të Bankës qendrore, të përfshirë në skandalin e mega-vjedhjes së 7 milionë dollarëve, është e shpjegueshme, po të shohësh privilegjet financiare unikale që gëzojnë ata.

Paga e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë është dy herë e gjysmë më e lartë se ajo e deputetëve të Kuvendit, që i emrëojnë ata ligjërisht. Duke qenë se Këshilli i vendos vetë pagat e anëtarëve të tij dhe të guvernatorit, gjë që e ka bërë me një raport krejtësisht të papërligjur ndaj pagave të "kupolës" tjetër të zyrtarëve të shtetit, ata i kanë dhënë vetes privilegjin e një pagese prej 400 mijë lekësh të reja në muaj.

Guvernatori Fullani e ka 900.000 lekë të reja.

Por, përveç kësaj, anëtarët e bordit të Bankës së Shqipërisë kanë edhe privilegje të tjera, të cilat ua njeh ligji për Bankën e Shqipërisë. Sipas burimeve nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë vitit të shkuar anëtarët e këshillit dhe drejtues të bankës kanë përfituar 1 milionë euro kredi me interes 0.5 përqind për 30 vjet, interes ky që është, madje, më i ulët edhe se norma e inflacionit në vend. Ndërkohë, norma mesatare e kredive bankare për individët fillon nga 15 për qind.

Po kështu, rezulton se gjatë 2013-ës, 5 milionë lekë janë shpenzimet e paguara nga fondet e BSH si shpenzime telefoni për anëtarët e bordit.

Këto shpenzime janë të njohura me Ligjin për Bankën e Shqipërisë, ku neni 45 thotë se Këshilli Mbikëqyrës vendos për shpërblimin e anëtarëve, duke përfshirë këtu pagën, shpërblimet suplementare madje dhe "kompensime monetare për kalimin e kohës së lirë si dhe masën e kredive për banesë".

Pavarësisht nga rekomandimet e KLSH të vitit të kaluar për ndryshim të legjislacionit në këtë pikë, as mazhoranca e kaluar dhe as ajo aktualja nuk kanë marrë deri tani asnjë masë për të kufizuar privilegjet unike të drejtuesve të Bankës së Shqipërisë.

KLSH
Absurdi I mega-pagave të Bordit të BSH është konstuar edhe në raportin e korrikut të vitit 2013 të auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Bankën e Shqipërisë, ku theksohet se edhe nivelet e dietave ditore jashtë vendit për Guvernatorin dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës janë pothuaj sa dyfishi I atij të Kryeministrit ose 60 euro më tepër se dieta e Presidentit të Republikës. Vetëm dieta e Drejtorëve të Departamenteve krahasohen me dietën e Presidentit.

Sa u përket pagave, KLSH shprehet se Banka e Shqipërisë është e pavarur për të përcaktuar nivelin e pagave dhe të shpërblimeve të Guvernatorit, Zv. Guvernatorëve dhe personelit të Bankës. Megjithatë, është konstatuar një mosrespektim I sensibilitetit të shtetasve në lidhje me përdorimin e fondeve në dispozicion, kjo"referuar niveleve shumë të larta të pagesave për nivelet drejtuese, si page dhe shpërblime të ndryshme, por dhe të trajtimeve për udhëtime e dieta,krahasuar me nivelin e pages të punonjësve të institucioneve kushtetuese".

Përsa më sipër, është rekomanduar që "të përcaktohet një kornizë e kujdesshme rregullatore në lidhje me nivelin e pages së Guvernatorit,e cila duhet të ndjekë trendin e pagave të tregut bankar, por gjithmonë duhet të jetë në raporte të pranueshme krahasuar me pagën e Presidentit të Republikës, bazuar kjo në përvojat dhe praktika t më të mira të vendeve të ngjashme, por pa harruar përshtatshmërinë me realitetin shqiptar. Gjithashtu, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të kenë paga më të ulta se ministrat", rekomandon KLSH.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DREJTUESIT E BANKËS SË SHQIPËRISË I DHANË VETES 2,6 MILIONË DOLLARË SHPËRBLIME BRENDA VITIT (08.10.2014)
ERMELINDA MEKSI - E THIRRA UNË KËSHILLIN MBIKQYRËS PËR TË SHKARKUAR FULLANIN (08.10.2014)
PROKURORIA - BANKA E SHQIPËRISË NUK KISHTE KASAFORTË PËR ÇELËSAT E ARKAVE TË THESARITVjedhësi kishte - dhe i mbante në kasafortën e tij (08.09.2014)
KOSOVË - SHPËTOHEN TRE ARINJ TË VEGJËL (08.09.2014)
KOSOVA NIS MUAJIN E TRETË PAS ZGJEDHJEVE - PA QEVERI TË RE (08.09.2014)
JOSIF LEVI - VENDIMI I IZRAELIT PËR TË MOS NJOHUR KOSOVËN LIDHET MË SHUMË ME KONFLIKTIN TONË PRIVAT (08.09.2014)
KASUMI - MUND TË JENË MBI 450 TRUPA NË RUDNICË (Intervistë) (08.09.2014)
ZIRKON DISHA - FULLAN, HIQ MERCENARËT DHE SHANTAZHISTËT (08.09.2014)
MAQEDONI - POLICIA NDALON PROTESTËN E SHQIPTARËVE PARA GODINËS SË QEVERISË (08.09.2014)
BANKA E SHQIPËRISË - DO TË MERRET NËN HETIME KËSHILLI MBIKQYRËS (08.09.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]