E Hënë, 07.15.2024, 05:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
HOXHAJ - NDIKIMI RUS NË BALLKAN SHUMË HERË MË I FUQISHËM SE 10 VJET MË PARË

E Mërkurë, 01.07.2015, 04:22pm (GMT+1)



KOSOVË -  "Rusia është kthyer fuqishëm në Evropë dhe Azi. Ndikimi rus në Ballkan është shumë më i madh se sa ka qenë para 10 vitesh apo 20 vitesh". Kështu ka deklaruar Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj thotë se gjatë kohës sa ka punuar si kryediplomat i Kosovës, ka mësuar se në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë në Moskë, ekziston një departament i veçantë që merret me planifikim gjeopolitik dhe çdo investim që bëhet nga Rusia ekziston një plan tjetër më i thellë përtej interesave politike.

"Në rrafshin konkret, investimet ruse në ekonomi nuk janë investime që kanë vetëm për qëllim ekonomik por edhe ndikimin politik. Nëse ka blerje të minierave nga Rusia në Rumani apo hotelet në Malin e Zi, prapa saj ekziston edhe një axhendë politike", ka thënë Hoxhaj gjatë një interviste televizive.
Ish-ministri i jashtëm kosovar ka thënë se blerje të tilla rusët kanë bërë edhe në vende evropiane si Sllovakia e Republika Çeke ku janë blerë media të mëdha të këtyre vendeve.

"Isha në Sllovaki për vizitë dhe një gazetë e madhe e këtij vendi kërkoi intervistë. Një ditë para se të realizohej intervista, gazeta e anulon bisedën duke thënë se nuk kanë mundësi ta kryejnë për çështje kohe. Më vonë, nga ambasadorë të vendeve perëndimore marr vesh që ajo gazetë është blerë nga rusët dhe se aty një ministër i jashtëm kosovar e ka të vështirë të gjej hapësirë", kujton Enver Hoxhaj.

Hoxhaj, që tani është deputet i PDK-së dhe kryetar i komisionit parlamentar për politikë të jashtme ka thënë se edhe në "rrafshin ushtarak Rusia ka ndikim. Në vitin 2011 dhe 2012, rusët kanë ndërtuar në qytetin e Nishit një bazë ushtarake dhe qëllimet e saj mund të jenë shumë të mëdha sepse nga Nishi mund të ushtrohet kontroll në tërë Bullgarinë, Bosnje por dhe në Kosovë".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRPLASJA E BANDAVE NË SHQIPËRI (01.07.2015)
Radio Evropa e Lirë, HARADINAJ - GJYKATA SPECIALE, E PADREJTË (Intervistë) (01.07.2015)
Kosova Sot - GJITHNJË TË PAPREKSHËM PERSONAT E PUSHTETSHËM TË LIDHUR ME KRIMIN E ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONIN (01.07.2015)
MITROVICË - KRISHTLINDJET NË VERI KREMTOHEN EDHE ME TË SHTËNA ARMËSH (01.07.2015)
'TERRORISTI' KISHTE HYRË TRI HERË NË KOSOVË ME EKSPLOZIV (01.07.2015)
GJYKATA SPECIALE MUND TË PRISHË UNITETIN E KOALICIONIT PDK-LDK (01.07.2015)
SERBIA I PROPOZON BRUKSELIT - STATUSI PËRFUNDIMTAR I KOSOVËS TË JETË NDËRMJET TIROLIT JUGOR DHE REPUBLIKA SRPSKA (01.07.2015)
NJË SHQIPTAR I KOSOVËS VDES NGA ACARI NË HUNGARI (01.06.2015)
Deutsche Welle, KOSOVA THOTË SE QEVERIA E SERBISË PO SHKEL MARRËVESHJEN E BRUKSELITQeveria e Kosovës i kërkon BE-së të ndërmarrë masa për ta ndaluar Serbinë të ndërhyjë me struktura paralele në Kosovë (01.06.2015)
SHPEND AHMET I PËRGËZON PROTESTUESIT NË GJAKOVË - KRIMINELI NUK BËN TË KTHEHET NË VENDIN E KRIMIT (01.06.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]