E Djelë, 12.08.2024, 12:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BANORËT E KUMANOVËS PYESIN - KU JANË BDI DHE AHMETI?!

E Hënë, 05.11.2015, 09:33am (GMT+1)


Banorët e Kumanovës apelojnë që partia shqiptare në pushtet më në fund të flas dhe të thyejë heshtjen.

Kjo thirrje bëhet nga Këshilli emergjent për ndihma që është formuar për t`i dalë në ndihmë banorëve të Lagjes së Trimave ku ndodhën përleshjet dhe terrori i paparë për banorët.

"Përveç një komunikate të lëshuar në mëngjesin e parë të së shtunës, kur kishin filluar krismat në Lagjen e Trimave, partia shqiptare në pushtet është mbyllur në heshtje. Pse heshtin, pse nuk dalin të flasin dhe të sqarojnë çfarë është puna, çfarë ka ndodhur. Ata janë njerëzit që i njohin që ishin këtu si pjesëtar të grupit të armatosur. Është e pafalshme kjo që po ndodhë dhe turp për politikën shqiptare. Ata duhet të japin sqarime dhe llogari, përfshirë edhe do parti tjera", theksoi për INA, një aktivistë i këtij Këshilli për emergjencë për të ndihmuar banorët e Lagjes së Trimave.

Në lagjen ku ndodhën luftimet është një fotografi rrënqethëse. Banorët nuk shpresojnë shumë se do të ndodhë diçka e mirë për ta pas gjithë këtij terrori dhe dëmeve shpirtërore dhe materiale që kanë përjetuar. Ata apelojnë që bashkësia ndërkombëtare të përfshihet në hetimin e plotë të gjithë asaj që ndodhi dhe të ndihmojë në revitalizimin e kësaj lagje.

Asan.S nga Kumanova thekson se faktori ndërkombëtarë është e vetmja garancë që mund të bëj hetim transparent dhe të na tregojë se çka në të vërtetë ka ndodhur, por edhe të sigurohen mbështetje dhe ndihma për gjithë popullatën që ka përjetuar dëme të mëdha.

Dy përfaqësuesit shqiptarë të partive kryesore politike BDI dhe PDSH ishin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare tek presidenti Gjorgje Ivanov, por ata nuk janë deklaruar as para dhe pas takimit, për të dhënë vlerësimet për situatën e krijuar.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM' (05.11.2015)
KUMANOVË - LIROHET EKIPI I ARRESTUAR I 'KOHËS DITORE' (05.11.2015)
PRESHEVA HAP SHËRBIMIN EMERGJENT PËR REFUGJATËT NGA KUMANOVA (05.11.2015)
EPILOGU I PËRLESHJEVE NË KUMANOVË - 22 TË VRARË (05.11.2015)
SHUMË PAQARTËSI PËR BANORËT E LAGJES SË TRIMAVE (05.11.2015)
DY HERË MË PAK INVESTIME TË HUAJA NË KOSOVË (05.11.2015)
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË (05.11.2015)
BORXHI I KOSOVËS - MBI 1,73 MILIARDË EURO (05.11.2015)
TIRANA I KËRKON SHKUPIT TRANSPARENCË MBI ZHVILLIMET NË KUMANOVË - "hetim bazuar mbi fakte dhe prova të besueshme. Kriza politike në Maqedoni nuk duhet të konvertohet në një krizë ndëretnike” (05.10.2015)
ZËRI I AMERIKËS - PAQARTËSI RRETH NGJARJEVE NË KUMANOVË (05.10.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]