E Djelë, 12.08.2024, 06:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BORXHI I KOSOVËS - MBI 1,73 MILIARDË EURO

E Hënë, 05.11.2015, 06:14am (GMT+1)



Borxhi i jashtëm bruto i Kosovës, i cili përfshin borxhin publik dhe borxhin privat, në fund të vitit të kaluar ka arritur në vlerën 1.73 miliardë euro. Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, borxhi i sektorit privat deri në këtë periudhë ka arritur në 1.34 miliard euro, kurse borxhi publik ka kap shifrën 392.8 milionë euro.

Por, rreth asaj se sa rrezikon qëndrueshmërinë buxhetore dhe likuiditetin e bizneseve private, ekspertë për çështje ekonomike japin vlerësime të ndryshme. Ata thonë se pavarësisht rritjes, Kosova ka nivelin më të ulët të përgjithshëm krahasuar me vendet e rajonit.

Megjithatë, sipas tyre, autoritetet kompetente, por edhe sektori privat duhet të jenë të kujdesshëm kur marrin borxhe.

Milazim Abazi, ekspert për çështje ekonomike, konsideron se niveli i borxhit është shumë i ulët. Ai thotë për Radion e Evropa e Lirë, se autoritetet kompetente duhet të marrin më tepër borxhe për projektet, të cilat ndikojnë në përmirësimin e zhvillimit ekonomik.

"Unë i sugjeroj Qeverisë së Kosovës dhe biznesit privat që më tepër të angazhohen në tërheqjen e investimeve të huaja, qoftë në formë kredie, qoftë me investime direkt në bizneset kosovare dhe investimet publike të Qeverisë së Kosovës, siç është rruga Prishtinë Shkup. Pra, të investohet me kredi të butë, e jo nga buxheti i shtetit. Mirëpo, para se të ndodhë kjo, duhet të ndalet korrupsioni në ekzekutiv", thotë Abazi.

Ndryshe, në Ligjin për borxhet publike, thuhet se në asnjë rast shuma e papaguar e borxhit të përgjithshëm, nuk duhet të tejkalojë 40 për qind të Bruto Prodhimit Vendor (BPV).

Edhe eksperti tjetër i ekonomisë, Menderes Ibra, konsideron se norma e ngarkimit të borxhit të përgjithshëm është dukshëm më e ulët se në shtetet tjera të rajonit. Kjo, pasi borxhi publik aktualisht është 10.6 për qind e Bruto Prodhimit Vendor.

"Ideja se borxhi i një vendi, përveç se duhet shikuar si një shumë, duhet të parë edhe në kontekst të zhvillimit ekonomik, sa është në funksion të tij, sa është në funksion të ekonomisë, rritjes së eksportit dhe zvogëlimit të importit. Do të thotë, sa prek ai borxh direkt në politikat strukturore ekonomike të një vendi", konsideron ai.

Ndërkaq, Milazim Abazi tregon se për cilat projekte Kosova duhet të hyjë në borxhe ndërkombëtare.

"Në borxhe, autoritetet kompetente duhet të hyjnë për rregullimin e infrastrukturës, për rrugë, për kanalizime, për ujësjellës. Pasi ne jemi shumë prapa rajonit në këtë aspekt. Gati 60 për qind e familjeve kosovare që jetojnë në fshatra, nuk kanë ujë të pijshëm të kontrolluar", thekson Abazi.

Ndryshe, pjesa më e madhe e borxhit publik përbëhet nga borxhi i jashtëm i Qeverisë, i cili në fund të dhjetorit 2014 ishte 326.4 milionë euro.

Kurse, shuma më e madhe e borxhit privat është në formë të kredive ndërmjet kompanive, që janë në relacion të investimeve direkte, pasuar nga borxhi i sektorëve tjerë të ekonomisë dhe huamarrjet e bankave komerciale. rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TIRANA I KËRKON SHKUPIT TRANSPARENCË MBI ZHVILLIMET NË KUMANOVË - "hetim bazuar mbi fakte dhe prova të besueshme. Kriza politike në Maqedoni nuk duhet të konvertohet në një krizë ndëretnike” (05.10.2015)
ZËRI I AMERIKËS - PAQARTËSI RRETH NGJARJEVE NË KUMANOVË (05.10.2015)
ZHURNAL - MË SE 50 GRA, FËMIJË DHE PLEQ SHQIPTARË NGA KUMANOVA PO MERREN NË PYETJE NË POLICI (05.10.2015)
ALI LAJÇI - KOSOVA I KA INJORUAR HARTAT E VITIT 1974 (05.10.2015)
OBORRI MBRETËROR SHQIPTAR - NDËRHYRJA USHATARAKE NDAJ CIVILËVE TË NDALOJË MENJËHERË (05.10.2015)
ANALISTËT - KUMANOVA U INSKENUA NGA GRUEVSKI, PËR TË QËNDRUAR NË PUSHTET (05.10.2015)
VUÇIÇI - NEVE NUK DO TË NA I MERRNI KUFIJTË (05.10.2015)
KUMANOVË - PESË POLICË TË VRARË, 30 TË PLAGOSUR Autoritetet e Shkupit konfirmuan vrasjen e policëve dhe plagosjen e të tjerëve, por nuk dhanë asnjë hollësi për pasojat në radhët e qytetarëve apo grupit me të cilin u përleshën&a (05.10.2015)
KOSOVA ËSHTË E INTERESUAR QË NË MAQEDONI TË MOS KETË DHUNË (05.09.2015)
KUMANOVË - JANË DJEGUR DY SHKOLLA, PËRPLASJA VAZHDON (05.09.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]