PRESHEVA HAP SHËRBIMIN EMERGJENT PËR REFUGJATËT NGA KUMANOVA
E Hënë, 05.11.2015, 07:09am (GMT+1)
Presheva ka formuar shtabin emergjent për të pritur refugjatët e mundshëm shqiptarë nga Lagjja e Trimave.
Këtë për Televizionin publik e ka bërë të ditur Fadil Azizi, anëtar i Shtabit Emergjentë Komunal për pritje të Refugjatëve të mundshëm nga Kumanova.
Ai ka thënë se i kanë bërë përgatitjet e duhura për ardhjen e ndonjë fluksi refugjatësh.
Në pikën kufitare që ndanë Luginën me Maqedoninë, janë sistemuar qindra efektive të xhandarmërisë, policisë dhe ushtrisë serbe. kp
www.voal-online.ch
|