E Shtunë, 10.05.2024, 01:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHUMË PAQARTËSI PËR BANORËT E LAGJES SË TRIMAVE

E Hënë, 05.11.2015, 06:38am (GMT+1)



Të shtënat e armëve në Kumanovë mesditën e së dielës kanë pushuar plotësisht, por banorët e Lagjes së Trimave, nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, ngase postblloqet e vendosura të policisë akoma mbajnë të bllokuara të gjitha hyrje-daljet në këtë lagje.

Muhamet Arifi tha se është në ankth për fatin e një pjese të familjes së tij që s'ka arritur të evakuohet mbrëmë.

"Po atje e kam nënën, një vëlla dhe djalin tim. Po kontaktojmë, vetëm nëpërmjet telefonit. Na tregojnë se ka pasur krisma deri tani, tash pak është stabilizuar gjendja", tregoi për Radion Evropa e Lirë, Muhamet Arifi, banor i Lagjes së Trimave, i cili bashkë me ekipet e gazetarëve priste të marrë leje nga policia për të hyrë në këtë lagje.

Një tjetër banor që takuam derisa po prisnim ishte edhe Nezir Aziri. Ai ishte larguar të shtunën nga Lagja e Trimave, duke e kaluar natën tek e motra, por të dielën, me familjen e tij ka tentuar të kthehet në shtëpi.

"Prej dje kemi dalë nga shtëpia. Po tani shpresojmë se do të mund të kthehemi, se nga ajo ana tjetër na bllokoi policia", tha Aziri.

Ndërsa, kur e pyesim si ishte të dielën, derisa ai ishte atje, teksa mban vajzën në krah, Aziri tha:

"Po kishte të shtëna të mëdha dhe m'u desh t'i marr fëmijët dhe të largohem".

Edhe Zvonko, banor në Lagjen e Trimave, tha se është i shqetësuar për fatin e shtëpisë së tij. Ai tha se ka tentuar të kthehet, por policia e ka ndaluar,duke i thënë se akoma lëvizja e qytetarëve në këtë lagje nuk është e sigurt.

"Po dje u largova nga shtëpia me nënën dhe gruan. Fatmirësisht, vajza ishte në qytet dhe natën e kaluam të sigurt, po megjithatë dua të di se çka ka ndodhur me shtëpinë time. Ne në këtë lagje jetojmë bashkë, shqiptarë e maqedonas, dhe asnjëherë s'kemi pasur probleme. S'e di pse ndodhi kjo", tha Zvonko.

Ndërkohë, Mile Mievski, rreth të gjashtëdhjetave, i cili jeton fare pranë Lagjes së Trimave, shpreh dyshimet e tij se pas zhvillimeve të fundit në Kumanovë, qëndrojnë struktura të caktuara për përfitime politike dhe përfitime materiale.

"Sa vite jetoj këtu, unë asnjëherë s'jam ndier keq që jetoj në lagjen që është me shumicë shqiptare. Dikush nga jashtë na e solli të keqen. Kuptohet se gjithë kjo bëhet që të përfitojë dikush materialisht dhe politikisht", shprehet i bindur Mile Mitevski nga Kumanova.

Përderisa, për bashkëqytetarin e tij, Xhelal Ademi, zhvillimet e fundit janë si rrjedhojë qeverisjes së gabuar të këtij pushteti.

Ai fajëson si partinë politike maqedonase, ashtu dhe atë shqiptare në Qeveri.

"Po ne prapë jemi duke u kthyer atje. Vetëm fëmijët i kemi larguar se ata dje kanë përjetuar trauma të mëdha nga të shtënat, kështu që kryesisht kanë mbetur njerëz të moshuar".

"Dhe, pika më interesante është se bëhet një luftë, dhe askush me saktësi nuk di të na thotë se me kë bëhet?! Kush është ai grup? Çka kërkon ai grup? Cilat janë qëllimet e tyre? Ne e dimë se gjatë vitit 2001 gjithë popullata e përkrahëm Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, por kësaj radhe nuk kemi ditur se çka po ndodh, vetëm në momentin e fundit filluan të shtënat", thotë Xhelal Ademi nga Kumanova. za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DY HERË MË PAK INVESTIME TË HUAJA NË KOSOVË (05.11.2015)
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË (05.11.2015)
BORXHI I KOSOVËS - MBI 1,73 MILIARDË EURO (05.11.2015)
TIRANA I KËRKON SHKUPIT TRANSPARENCË MBI ZHVILLIMET NË KUMANOVË - "hetim bazuar mbi fakte dhe prova të besueshme. Kriza politike në Maqedoni nuk duhet të konvertohet në një krizë ndëretnike” (05.10.2015)
ZËRI I AMERIKËS - PAQARTËSI RRETH NGJARJEVE NË KUMANOVË (05.10.2015)
ZHURNAL - MË SE 50 GRA, FËMIJË DHE PLEQ SHQIPTARË NGA KUMANOVA PO MERREN NË PYETJE NË POLICI (05.10.2015)
ALI LAJÇI - KOSOVA I KA INJORUAR HARTAT E VITIT 1974 (05.10.2015)
OBORRI MBRETËROR SHQIPTAR - NDËRHYRJA USHATARAKE NDAJ CIVILËVE TË NDALOJË MENJËHERË (05.10.2015)
ANALISTËT - KUMANOVA U INSKENUA NGA GRUEVSKI, PËR TË QËNDRUAR NË PUSHTET (05.10.2015)
VUÇIÇI - NEVE NUK DO TË NA I MERRNI KUFIJTË (05.10.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]