Banorë
të fshatrave të malësisë së Tetovës janë paraqitur në "Lajm" duke
shprehur frikë se në këtë pjesë mund të përsëritet Kumanova. Ata thonë
se në fshatrat e tyre po mbretëron situatë e tensionuar, për shkak se
janë stacionuar forca të mëdha policore, si dhe gjatë tërë kohës po
fluturojnë helikopterë. Policia ende nuk është prononcuar lidhur me këto
informacione.
Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski, nuk konfirmon e as nuk demanton se
ka prezencë të shtuar policore në këto fshatra, por apelon te banorët
se nuk ka nevojë për panik.
"Edhe po të kishte ndonjë aksion, sigurisht se nuk mund të themi
asgjë pa përfundimin e tij. Mirëpo banorët nuk duhet të frikohen nga
prezenca e policisë, sepse policia është atje që t'i mbrojë. Ata janë
shtetas të Maqedonisë dhe policia do jetë pranë tyre", tha Kotevski për
"Lajm".
Ai shtoi se tani për tani nuk posedon informacione nëse në këtë rajon është vërejtur prezencë e ndonjë grupit të armatosur.