Po të kishte qenë në dorën e disa pleqve kanunorë të politikës në Prishtinë, atëherë në Amerikë nuk do të kishte kurrë më shumë se një Bush, një Kennedy, një Rockefeller, një Ford. Por realiteti i demokracive perëndimore, që nga Amerika e deri në Ballkan (Evropë Juglindore) është e tillë që ua jep qytetarinë e plotë edhe dinastive jombretërore, përveç në biznes, në art e gjetkë, edhe në politikë.
Fati e do, për shembull, që Greqia të udhëhiqet pothuaj në gjithë periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore nga dinastia Papandreu dhe nga dinastia Karamanlis. Kanunorët e Prishtinës, të frikësuar nga përsëritja e emrave nga breznia në brezni nëpër dinastitë politikë, nuk do të kishin lejuar të paktën që Greqia të qeveriset sot prej një Jorgo Papapandreu, nipit të Jorgo Papandreut gjysh, rreth pesëdhjetë vjet në politikën e Greqisë si ministër me protofole të ndryshme, si kryetar partie, si kryeministër, si kryetar opozite e tjerë. Aq më tepër edhe bir i Andreas Papandreut, edhe ky rreth 40 vjet në jetën politike të Greqisë, që nga deputet në kryetar i Partisë Socialiste të Greqisë, si kryeministër i vendit.
Mendësia sipas së cilës Ukë Rugova nuk mund të mëtojë të ketë rol në partinë e babait, ngaqë ajo nuk ishte pronë e babait dhe nuk është pronë e babait, siç mund të jetë shtëpia në Velani apo trojet në Cerrcë të Burimit, nuk do ta kishte lejuar Jorgo Papandreun as të hynte në politikë në radhët e partisë së babait, as të ishte deputet në radhët e deputetëve të partisë së babait, as të dilte në krye të partisë së babait, as të fitonte zgjedhjet duke pasur kapitalin politik edhe të babait, as të merrte karriken e babait si kryeministër i Greqisë. Madje e njejta mendësi do t'ia merrte për keq Jorgo Papandreut kulturën perëndimore, për më tepër amerikane, të marrë bashkë me gjirin e nënës, do t'ia merrte për keq edhe faktin që ai e flet greqishten me të meta, ndërsa amerikanishten e flet në mënyrë të përkryer.
Dinastia tjetër në krye të politikës së Greqisë, në krahun e konservatorëve, pra së djathës klasike greke, është ajo e Karamanlisëve. Jorgo Pandreu ia mori pushtetin në zgjedhjet e fundit pikërisht Kosta Karamanlisit, kryetarit të partisë së themeluar nga gjyshi Karamanlis. Nuk është larg mendjes që një tjetër dinasti e fuqishme në Greqi të përvijohet nga ish ministrja e Jashtme e Greqisë Dora Bakojanis, bijë e ish kryeministrit Micotaqis, çka nuk mund të paragjykohet prej asnjë demokrati të mirëfilltë në botë.
I njëjti parametër i demokracisë do të lejonte që në Poloni të ishin dy vëllezër, madje binjakë, në të njëjtën kohë njëri president dhe tjetri kryeministër, do të lejonte pastaj që vëllai binjak i mbijetuar i presidentit Kazinski të merrte partinë e kryesuar prej vëllait ish president dhe të bënte një garë të fortë presidenciale, duke synuar të merrte vendin e lënë bosh nga Kazinski tjetër. Dhe sot ky është kryetar i opozitës polake e synon të jetë kryeministër i ardhshëm i Polonisë.
Edhe dy konurrentët kryesorë të Partisë Laburiste të Britanisë, pasues të drejtpërdrejtë të Toni Blerit dhe Gordon Braunit, janë vëllezër. Dhe kanë bërë një garë tejet të rreptë për të marrë kreun e kësaj partie. Fakti që janë vëllezër nuk ka penguar askënd në britani apo në mesin e laburistëve britanikë për të dhënë votat sipas parapëlqimit për njërin dhe tjetrin vëlla, ku do të kishte, siç e dimë, një rezultat tejet të ngushtë midis fitimtarit dhe të mundurit.
Në demokraci, qoftë në shtetet republika, qoftë në shtetet mbretëri apo principata, dinastitë mbretërore, dinastitë princore, dinastitë aristokratike nuk mbeten asnjëherë dekor i shoqërisë. Në një mijë mënyra ato kanë qytetarinë e plotë për të qenë pjesë e jetës së vendit, për ta pasuruar jetën e vendit me thesarin e trashëguar e të përcjellë brez pas brezi në qeverisjen e vendit, në pjesëmarrjen në jetën e vendit.
Nga i gjithë ky kend kaq i gjerë askush në Kosovë nuk mund t'ia mohojë dikujt nga familja Jasharaj, dikujt nga familja Gërvallaj, dikujt nga familja Haradinaj, kushdo qofshin ata, për të marrë pjesë në politikën e Kosovës, në politikën shqiptare në përgjithësi. Janë të gjitha familje që i kanë dhënë Kosovës dhe kombit heronj të shquar, komandantë të shquar, politikanë të shquar.
Të njëjtit kontekst i përket edhe familja Rugova. Ukë Rugova është i katërti i dinastisë me të njëjtin emër. Nga stërgjyshi, tek gjyshi, tek babai, kjo familje i ka dhënë Kosovës dhe kombit burra të shquar dhe të ditur, duke kulmuar tek Ibrahim Rugova, vizionari i madh gjenial i Kosovës së pavarur dhe sovrane. E gjithë kjo dinasti, ashtu si dinastitë e lartpëmendura janë kapital politik, moral, qytetar, kombëtar për Kosovën, kombin, përkatësinë evropiane. Dhe nga ky kapital ka të drejtën absolute të qytetarisë çdo pinjoll i përgjegjshëm i tyre, pa asnjë diskutim.
Është e vështirë të jesh djalë i mirë i babës së mirë, thonë në Kosovë. Këtë e thonë edhe gjithandej tek ne shqiptarët. Ibrahim Rugova diti si të jetë djalë i mirë i babait të mirë. Ai e lartësoi Kosovën, kombin, domosdo emrin e brenzave paraardhës, domosdo emrin e brezave pasardhës. Askush në Kosovë, askush nga shqiptarët nuk ka një kapital fillestar siç e ka Ukë Rugova.
Kanunorët e Prishtinës nuk i druajnë thjesht e vetëm këtij kapitali fillestar të pashoq me të cilin Ukë Rugova hyn në politikën e Kosovës. Ata i druajnë formimit të dëshmuar, integritetit të dëshmuar, i druajnë filozofisë së pagabueshme se pema nën pemë bie, pra fakti se djali nuk ka si të mos i ngjasojë babait. Ukë Rugova, ndonëse për fije të perit do të mbetej jashtë garës aktuale zgjedhore, arriti të bindë elektoratin se kush është ai dhe të marrë një nga rezultatet më sukseshme në këtë garë. Merret me mend se çfarë përmasash do të kishte pasur fitorja e tij nëse do të kishte vepruar me një infrastrukturë komode të krahasueshme me cilindo pjesëmarrë në këtë garë.
Ndërsa kanunorët e Prishtinës nuk do të lenë mbrapa as emrin e vet, as emrin e djemve apo të nipave të tyre. Ata janë një përkohësi tejet episodike e jetës së Kosovës.
(Botuar në Bota Sot më 25 dhjetor 2010)
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ