Vetëm për vetëm ose edhe me të tjerë partnerë, PDK dhe LDK e kanë ndarë shtratin e qeverisjes gjatë gjithë viteve të pasluftës, me përjashtim të viteve 2005-2007, kur LDK ishte në qeverisje bashkë me AAK-në, ndërsa PDK ishte në opozitë. Prej dy muajsh, dy partneret e reja dhe të vjetra, janë, po të shprehemi me një gjuhë të përdorur rëndom për çiftet hollivudiane, në një periudhë reflektimi. Dhe nga çifte të tilla mund të priten ndarje, bashkime, divorce, rimartesa sa të kenë ymër me rrnue, pra sa të kenë vota prej elektoratit të Kosovës.
Pra, nuk mund të flitet sot për ndonjë divorc zyrtar ose jozyrtar (formal ose joformal) midis dy partive më të mëdha të Kosovës, me këtë renditje tashmë edhe pas zgjedhjeve të reja ende në proces. PDK, në cilësinë e partisë më të votuar, e ka zbutur e para gjuhën ndaj LDK-së, duke pohuar se një koalicion qeveritar me LDK-në është prapë i mundshëm. Nga ana e saj, LDK ka deklaruar se do të priten rivotimet e komunës së Mitrovicës dhe pastaj kjo parti do të marrë qëndrim zyrtar përfundimtar rreth mundësisë së përsëritjes së koalicionit.
Dy muaj janë pak që shtrati i partneritetit mes dy partive të jetë ftohur ndopak, ai është ende i nxehtë dhe mezi i pret në gjirin e vet PDK-në dhe LDK-në. Në klimën e krijuar gjatë procesit zgjedhor tejet të përfolur dhe tejet të zhvlerësuar, ku LDK-ja ka pasur rolin kryesor denoncues, zgjidhja më e ëmbël, më e butë, më pajtuese do të ishte një ripartnerizim i PDK-së dhe LDK-së. Vetëvendosja ka qenë denoncuesja tjetër më e vendosur dhe më zëmadhe e procesit. Prandaj ka krijuar përshtypjen se ajo do të jetë partnere e LDK-së në opozitë. Por çfarëdo idili i hamendur midis VV-së dhe LDK-së do të tretej në pakthim, në qoftë se tundimet midis dy partive më të mëdha do t'i çojnë prapë në bashkëjetesë qeveritare.
Këto janë ligjet e politikës. Partitë e vogla mund të jenë shtojca të rehatshme të pushtetit nëse koniunkturat iu sjellin fat. Ato rëndom poste marrin më shumë se do t'u takonte përpjesëtimisht, sepse e kushtëzojnë formimin e koalicionit. Dhe këto janë periudhat e tyre më të lumtura, më shpërblyese. Nga ana tjetër, partitë e vogla mbeten nën hijen e partive të mëdha në aspektin e përfoljes së korrupsionit. Dhe korrupsionin e bëjnë në shpërpjesëtim të madh me hapësirën e zënë prej tyre në kuadrin e spektrit politik, pra të përqindjes së votave.
Qeverisja më e shëndetëshme për Kosovën, në rrethanat optimale të zgjedhjeve të zhvilluara me standarde ndërkombëtare, do të ishte në një partneritet mes njërës nga partitë e mëdha dhe njërës a dyve nga partitë e vogla. Kështu do të lindte edhe një partneritet opozitar mes tjetrës parti të madhe dhe njërës ose dyve prej partive të vogla. Në mandatin e kaluar u krijua një partneritet i valë mes PDK-së dhe LDK-së, por nuk u krijua dot asnjë lloj partneriteti mes AAK-së, AKR-së dhe LDD-së. Edhe përpjekjet e AKR për partneritet me LDD-në dihet se dështuan në kuadrin e zgjedhjeve lokale të zhvilluara gjatë viteve 2009-2010 në Kosovë. Më vonë u pa se LDD-ja ishte një formacion në rrokullimë, çka AKR-ja nuk e kishte kuptuar në kohë, duke pasur pasoja nga kjo edhe në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në fundvitin e kaluar dhe fillimvitin e tashëm.
Një partneritet të ri PDK-së dhe LDK-së do t'ua këshilloja vetëm nëse ato do të ishin në gjendje t'i denonconin segmentet dhe eksponentët e tyre më të fuqishëm të korrupsionit të mandatit të kaluar. Pra, do të kërkoja që partneriteti i ri të mos jetë partneritet kompromisi për të mbuluar përfundimisht me plaf korrupsionin dhe të korruptuarit, pra për t'i dhënë përfundimisht imunitet korrupsionit në Kosovë. A mund të kenë vullnet ta bëjnë këtë liderët më të votuar nga të dyja partitë në këto zgjedhje? Nga përgjigja e dhënë ndaj kësaj pyetjeje do të varej edhe fati i një partneriteti të ri PDK-LDK.
Me siguri që do të jetë objekt i analizave fakti që edhe në rajonin e vet, Drenicë, një numër eksponentësh të PDK-së nga ky rajon, nuk kanë qenë ndër më të votuarit. Pra, e vërteta del se as bastionet e partive nuk ua kanë falur qeverisjen me të meta apo qeverisjen e korruptuar eksponentëve të caktuar partiakë dhe qeveritarë. Nëse logjika e votës do të përkthehej si duhej nga krerët e pative, atëherë mund të kishte baza për një partneritet të ri mes dy partive kryesore. Dhe jetëgjatësia e këtij partneriteti gjithashtu do të varej pikërisht nga mënyra e përkthimit të kësaj logjike të pagabueshme.
Nga pikëpamja ime, megjithatë një partneritet i ri mes PDK-së dhe LDK-së do të ishte një zgjidhje halli. Jam i sigurtë se Kosova do të mësohet më ngadalë e me ngurim më të madh me këtë ripartnerizim sesa gjatë mandatit të kaluar, ku gjithçka shfajësohej nga nevoja e mbështetjes së fuqishme në Kuvendin e Kosovës për vendimet historike si zyrtarizimi i pavarësisë, hartimi, miratimi dhe hyrja në fuqi e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, vala e parë e njohjeve ndërkombëtare, themelimi i institucioneve sovrane e tjerë e tjerë.
Prandaj, unë nga një partneritet i ri i mundshëm mes dy partive kryesore do të kërkoja që ta projektojnë qysh prej ditës së parë edhe datën më optimale të skadimit të këtij partneriteti. Kjo do të thotë që këto parti të përgatitin infrastrukturën e re për zgjedhjet e ardhshme të Kosovës. Dhe këto zgjedhje nuk do të mbaheshin domosdoshmërisht mbas disa muajsh apo mbas një viti. Ato do të mbaheshin në mirëkuptim dhe pajtim të plotë me opozitën, sado e papërfillshme të ishte ajo nga numrat që ka në Kuvend. Dhe në zgjedhjet e ardhshme, sado të hershme të ishin ato, të kemi një Kosovë të stabilizuar, një Kosovë të kthjellët. Dhe jo një Kosovë të hallakatur e të hutuar si kjo e vjeshtës 2010 dhe e dimrit 2010-2011.
(Botuar në Bota Sot më 14 janar 2011)
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ