Reagim ndaj shkrimit të Fatos Lubonjës tek Panorama dhe Jean-Arnauld Dérens tek Le Mond Diplomatique
Para një viti Kushner, pas një viti Thaçi
Një vit më parë, në shkurtin që shkoi, ish Ministri i Jashtëm i Francës Bernard Kushner, do të vizitonte Kosovën , ku më 1999 kishte qenë atje shefi i UNMIK-ut si i dërguari i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Kofi Annan. Gjatë një takimi me gazetarët , publiku do ta shihte Kushnerin të shpërthente përpara kamerave gati në një krizë histerie, larg çdo kurtuazie diplomatike, kur do të ndihej, me të drejtë i shantazhuar, nga një gazetar serb i cili do t'i kujtonte atij « shtëpinë e verdhë » dhe do ta akuzonte për trafik organesh. « Kjo është një shpifje e ulët », iu drejtua i indinjuar Kushner gazetarit. "A jeni të sëmurë? Ju duket juve që kam një kokë që mund të shes organe, ju jeni të çmendur, ju u besoni lloj lloj budallallëqeve , zotëri ju duhet të shkoni të kontrolloheni.Nuk ka pasur shtëpi të verdhë, nuk ka pasur shitje organesh. Njerëzit që thonë gjëra të tilla janë ndytësira dhe vrasës," tha Kushner.
« Vrasës » i quajti Kushner prodhuesit e shpifjeve të tilla, ndryshe nga Thaçi që e krahasoi Dick Marty-in me shefin e propagandës të Hitlerit, pasi kësaj here ishte Dick Marty i cili në raportin e tij akuzon Thaçin dhe UÇK-në për trafik organesh dhe për « shtëpinë e verdhë ».
Pra në distancën e një viti, janë ndryshuar vetëm personazhet, ndërkohë që duhet të kujtojmë se pretendimet për trafik organesh i zbuloi e para Karla del Ponte, jo nga pozitat e prokurores të përgjithshme të Hagës, por nga ato të shkrimtares.
Milosheviçi e anatemoi i pari UÇK-në
Ndërkohë mallkimi i UÇK-së ka nisur 12 vjet më parë, prej kohës së Milosheviçit. Milosheviçi ishte i pari që anatemoi UÇK-në si « ushtri terroriste », që prej vitit 1998, kur ajo u shfaq së pari në skenën e Kosovës. Ishte vetë Sllobodan Milosheviçi, përmes « makinerisë propagandistike kriminale » të shtetit të tij, siç do ta përcaktonte Jamie Shea, zëdhënësi i NATO-s asaj kohe, që kishte filluar ta përhapte këto shpifje monstruoze edhe në metropolet e Europës, për të krijuar alibinë se Serbia është duke bërë luftë të drejtë kundër shqiptarëve, pasi ata janë edhe myslimanë, edhe fondamentalistë, edhe mafiozë, edhe terroristë.
Europa që e kishte harruar menjëherë Srebrenicën ishte e gatëshme ta gëlltiste këtë maskarrallëk të Milosheviçit. Në atë kohë kujtoj se si EuroNews do të gjente moral për të intervistuar Arkanin, në një intervistë të cilën do ta denonconte më pas gazetarja e njohur amerikane Christiane Amanpour, si një turp i EuroNews që intervistonte, një nga emrat më të përlyer që lidheshin me masakrën e Srebrenicës, krimin në Ballkan të një krimineli lufte e superwanted nga Interpoli.
Raporti i Dick Martit një monstrum
Në këtë kontekst, raporti i Dick Martit i shfaqur gati një dekadë më vonë pas luftës në Kosovë ka të njëjtin qëllim si Milosheviçi, për t'i damkosur shqiptarët me njollën e « monstrave të Ballkanit », para të cilëve bishat e regjimit kriminal të Milosheviçit, të cilat i masakruan boshnjakët, dhe e njollosën ndërgjegjen e Europës me Srebrenicën, janë ëngjëj, në krahasim me shqiptarët, pasi shqiptarët « jo vetëm që i vrasin viktimat e tyre që janë më së shumti serbë, po ua marrin dhe organet ». Raporti i Dick Marty-it gati sa nuk e ka justifikuar genocidin, spatstrimin etnik dhe terrorizmin që Serbia e Milosheviçit ushtroi në Kosovë ndaj « përbindshave » të tillë siç dalin në raportin e tij shqiptarët, një raport përplot me akuza monstruoze dhe asfare fakte.
Raporti i Dick Marty-t është makabër në qëllimin që ka për t'i njollosur shqiptarët por edhe në rolin frymëzues që po i jep një segmenti në Europë për idenë e papërgjegjëshme se trafikimi i organeve i drejtuar nga UÇK-ja është i barabartë me krim kundër njerëzimit, ose i barazvlerë me Srebrenicën, kur do të duhej që së pari të provonte akuzat, dhe jo t'i prodhonte akuzat pa prova.
Fatos Lubonja tek Panorama dhe Jean-Arnauld Dérens tek Le Mond Diplomatique nuk janë Don Kishotë
Mjerisht kësaj burie i frynte edhe Le Monde Diplomatique, në shkrimin e datës 4 Janar, me titull « Trafikimi i organeve në Kosovë : një raport i mallkuar » - « Trafic d'organes au Kosovo : un raport accablant » - me autor Jean-Arnauld Dérens.
Shkrimin e Jean-Arnauld Dérens po e analizoj nisur nga fakti se është i botuar në një medium shumë prestigjioz siç është Le Monde Diplomatique, duke konstatuar shumë lehtësisht se zotëria në këtë shkrim shpesh del krejtësisht jashtë lëkurës së gazetarit dhe analistit, i cili ka Zot faktet dhe assesi supozimet.
« Nëse krimi i supozuar », thotë midis të tjerave Dérens në shkrimin në fjalë, « do të merrej i vërtetë, nëse trafiku do të zbulohet, atëhere ai është një krim kundër njerëzimit, i cili për nga horrori, ka të njëjtin nivel me masakrën genocidiale të Srebrenicës ».
Fakti që Dérens supozon me kaq lehtësi për një makabritet, të cilin e krahason pastaj me një krim kundër njerëzimit, kur i mungojnë tërësisht faktet ; fakti që supozimi i tij makabër mbështetet në një supozim tjetër makabër, e vë Dérens në një pozitë shumë qesharake pasi ai gjithnjë i referohet lidhëzës kushtore « nëse ». Por nëse Rudyard Kipling me lidhësen kushtore « if » - « nëse » ka shkruar një kryevepër, Dérens ka firmosur një fiasko.
Por Dérens përpiqet të tregohet inteligjent dhe nuk del autori autentik i kësaj idéje të marrë, duke ia atribuar atësinë e kësaj çmendurie Fatos Lubonjës. Dérens citon një shkrim të Fatos Lubonjës botuar më 22 Dhjetor tek gazeta Panorama me titull « Pse refuzohet raporti i Dik Martit », ku Lubonja ndjek metodologjinë e supozimit . Dérens shkruan midis të tjerave se « eseisti Fatos Lubonja, ish i burgosur politik i regjimit stalinist dhe një figurë udhëheqëse e së majtës në artikullin e tij botuar tek Panorama guxon të tërheqë një paralele në mes të këtij krimi, me atë të Srebrenicës, duke theksuar se shqiptarët tani janë të detyruar të vuajnë peshën dërrmuese të vetëdijes së tyre kolektive» citon Dérens Fatos Lubonjën. O Zot i madh. Po Fatos Lubonja nuk është shqiptar ?
Pra, sipas Dérens, i pari që e bëri krahasimin monstruoz me Srebrenicën ishte Fatos Lubonja, i dyti Dérens. Problemi është se nga kush e ka huazuar këtë krahasim Lubonja, kush ia ka furnizuar, kush është furnitori. Ndërsa logjika foshnjore e Dérens më tepër se fyerje ndaj shqiptarëve, është tallje me Le Monde Diplomatique. Dérens le të shkojë më mirë në një kopësht fëmijësh.
Lubonja i akuzon shqiptarët për "faj kolektiv" dhe mungesë hetimi
Lubonja në shkrimin në fjalë midis të tjerave thotë se: "Problemi kryesor që hap raporti "Marti"", është se "Mbas serbëve që identifikohen me Srebrenicën do të dilnin disa monstra edhe më të këqij se këta, shqiptarët, që jo vetëm vrasin njerëz të pafajshëm, por edhe u tregtojnë organet." " E këtu s'bëhet fjalë për ndonjë monstër dosido", vazhdon Lubonja, "por për njerëz që i kemi përfaqësues të të tërëve. Atëherë, më mirë të mos lejojmë të hetohet kjo, sepse po të dilte e vërtetë, do të njolloseshim të gjithë. Dhe kështu, ata që e pengojnë hetimin automatikisht bëhen mbrojtësit tanë, kurse kush e kërkon hetimin, armiku ynë", del me deduksion Lubonja, të cilin e citon përsëri edhe Dérens në shkrin e tij.
Një gjë zbulon Fatos Lubonja se këtu nuk është fjala për individë, por për fajin kolektiv të shqiptarëve si komb. Po përse ? Për çfarë ? Për çfarë krimi ? Për supozime ?
Por Lubonja nuk thotë të vërtetën, dhe me këtë rast as Dérens që e riciton, pasi si Shqipëria, ashtu edhe Kosova kanë kërkuar hetime deri në fund të raportit, ku Tirana zyrtare i ka bërë thirrje institucionit të akuzës, dhe Prishtina zyrtare i ka kërkuar EULEX-it, të rihetojë, kur dihet se nga hetimet e mëparëshme të EULEX-i t nuk ka rezultuar gjë.
Në shkrimin e tij tel Le Mond Diploatique, Dérens thotë se nga të vetmit që iu kundërvu Thaçit, ishte Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes. Edhe kjo nuk tingëllon e vërtetë sepse megjithë klimën e nderë politike që ofron fushata zgjedhore Floren Krasniqi, një nga zërat më përfaqësues të Vetëvendosjes dhe nga më kritikuesit e Hashim Thaçit në një intervistë tek Zëri i Amerikës dy ditë më parë tha se "raporti i Dik Marty-it është skandaloz, antishqiptar dhe antikombëtar dhe se Vetëvendosja nuk ka akuza ndaj Thaçit gjatë kohës së luftës kur ky drejtonte UÇK-në".
Hijet e 1998-1999
Ndërkaq, duke u kthyer dhjetë vjet pas, nëse duam të hedhim dritë në periudhën për të cilën bëhet fjalë, midis 1998-1999, kjo periudhë përkon me kohën kur Milosheviçi ishte i plotfuqishëm në Kosovë, paçka se kishte filluar lufta.
Sa i përket Shqipërisë, në këtë periudhë, ajo posa kishte dalë nga trazirat e piramidave, që i çuan shqiptarët në një luftë civile, për të cilat shpesh flitet se kishte gisht Milosheviçi. Krizën e firmave piramidale e majta e përdori si pretekst, për rikthimin e dhunshëm të së majtës në pushtet, kthim që u shoqërua me asgjësimin e plotë të shtetit, kohë kur u shënuan shumë vrasje poltike, kur u vranë shumë përkrahës të Sali Berishës, midis të cilëve deputeti Azem Hajdari, ministri i Mbrojtjes i Kosovës Ahmet Krasniqi, vrasje që përvijuan edhe më vonë si në Shqipëri, ashtu edhe Kosovë, të cilat edhe sot e kësaj dite kanë mbetur të pahetuara dhe pa autor, të cilat duhet të analizohen nga klasa politike në Shqipëri e Kosovë që fajtorët të kenë emër.
Për periudhën e zezë, siç mund të jenë vitet 1997-1998 për Shqipërinë, që përkuan me konfliktin e Kosovës, e cila po ashtu ka plagët e veta, amnezia e klasës politike si në Shqipëri, ashtu dhe në Kosovë është e papranueshme.
Gjatë 1998-1999 Milosheviçi e kontrollonte dhe kishte minuar kufirin Shqiperi-Kosovë
Ndërkohë supozimi që bëhet në raportin e Dick Marty-it se serbët janë sjellë nga Kosova në Shqipëri gjatë 1998-1999 tingëllojnë krejtësisht banale, pasi gjatë këtyre dy viteve, deri në 10 Qrshorin e 1999 kur NATO nënshkroi me Serbinë Marrëveshjen e Kumanovës, kufiri Shqipëri-Kosovë kontrollohej plotësisht nga makineria kriminale ushtarake e Milosheviçit, e cila gjatë kësaj kohe jo vetëm e kishte shkelur edhe sovranitetin territorial të Shqipërisë, por edhe e kishte minuar këtë territor.
Kufiri Shqipëri-Kosovë u hap për herë të parë gjatë betejës së Koshares, në prill 1999, ku forcat e UÇK-së janë ndeshur direkt në luftime të ashpra me forcat e ushtrisë serbe të Milosheviçit, betejë që zgjati disa ditë, ku janë vrarë dhe kanë humbur jetën më tepër se 100 ushtarë të UÇK-së me në krye Agim Ramadanin, një strateg ushtarak, me formim në Kroaci.
Dick Marty bën raport për t'i ikur të vërtetës
Marrëveshja e Kumanovës midis NATO-s e Serbisë i dha fund konfliktit të përgjakshëm, gjatë të cilit Serbia deportoi 1 milionë shqiptarë të Kosovës nga vatrat e tyre, ndërkohë që veç 10 mijë viktimave shqiptare të luftës u shpallën edhe 3600 shqiptarë civilë të zhdukur, midis të cilëve fëmijë, të rinj, gra e pleq, prej të cilave, gjatë këtyre dhjetë viteve të pasluftës janë zbuluar nëpër varrezat masive në Serbi e Kosovë eshtrat e vetëm 2600 viktimave të zhdukura, por sot e kësaj dite nuk dihet asgjë për fatin e 1600 të zhdukurve të tjerë shqiptarë. E përse nuk ka hapur hetim rreth këtij fakti tragjik Dick Marty, por endet me një raport monstrum për t'i damkosur si monstra shqiptarët ? Në interes të kujt është kjo ? Në interes të poshtrimit të së vërtetës ?
Pretendimi i raportit të Dick Marty-it, të cilin e përmend edhe Dérens në shkrimin e tij tek Le Mond Diplomatique, se më 2001, 60 hebrej në Izrael kanë bërë transplante veshkash nuk përbën as fakt dhe as akuzë.
Sepse mjerimi dhe varfëria i bën shumë njerëz të shesin një veshkë, për të ndihmuar familjen e për ta vazhduar jetën.
Po ashtu Klinika "Medicus", që e përmend Dérens, e zbuluar tash së fundi nga EULEX-i në Prishtinë, të cilin e ka drejtuar një turk i cili tani është shpallur në kërkim, nuk e furnizon me fakte raportin e Dick Marty-it, veç hedh dritë në faktin se trafikimi i organeve kërkon kushte të specializuara, dhe se është është domen i mafies rajonale-ballkanike, ku shqiptarët për shkak të varfërisë, detyrohen të bëhen viktima të mafies e të shesin veshkat e tyre tek blerës të cilët psejo mund të jenë europianë të kamur.
Nga ana e tij, Këshilli i Europës me reporterët e tij, përfshi Dick Marty-in nuk mund të zëvendësojnë organin e akuzës, që në rastin tonë ishte Tribunali Ndërkombëtar i Hagës, i cili kishte kompetenca të plota të hetonte krimet e luftës në Ballkan, përfshi ish-prokuroren e tij të përgjithëshme zonjën Del Ponte, ku në rastin konkret, as tribunali dhe as del Ponte nuk arritën kurrë të ngrinin një akuzë të tillë monstruoze kundër shqiptarëve, pasi në konflikt shqiptarët ishin viktima.
Fakti që Ramush Haradinaj, ish-komandant i UÇK-së dhe ish kryeminstër i Kosovës sot është në Hagë; fakti që Agim Çeku, ish-Gjeneral i UÇK-së dhe ish-kryeministëri Kosovës është ndalur disa herë nëpër qytete të Europës me flet arresti nga Serbia; dhe fakti më i fundit kur nën akuza nga një raport me supozime është Hasim Thaçi, lider i i UÇK-së dhe kryeministër i Kosovës, ndërkohë që Mlladiçi, një kriminel lufte, i akuzuar nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës bën qejf nën mbrojtjen e Beogradit, tregon qartë jo vetëm se raporti i Dick Marty-it është një turp i ndërgjegjes së Europës, por edhe një deformim i drejtësisë ndërkombëtare dhe i institucioneve të Europës, me vokacionin që po tregon për të goditur, jo vetëm ata shqiptarë, të cilët në Kosovë luftuan me armë në dorë kundër pushtuesit, pasi Adem Jasharin e të tjerë i kishte vrarë vetë Serbia, por edhe për t'i goditur shqiptarët si komb. Nuk do t'ia arrijnë dot. Sepse në fund të fundit Europa është qytetërim i vlerave dhe jo i mesjetës dhe as instrument i mendjeve të sëmura, që dikur prodhuan Hitlerin dhe Gebelsin dhe në fund të shekullit XX nën hundët e tyre toleruan Srebrenicën.
(Ky opinion u botua tek Bota Sot më 10 janar)
NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ
HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJPDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJFATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJKRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJSA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJPROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ