VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKANDNga SKËNDER BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 07:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Djelë, 02.06.2011, 03:50pm (GMT+1)

Atëherë nuk njihej termi ankand, por përdorej termi i përafërt i kohës, çarshia, qendra e tregut. Kur burrat e familjes së bajraktarit ishin në krizë apo familja ishte në fatkeqësi e dorëzonte bajrakun në çarshi dhe kumtarët e paguar, fshat për fshat e shtëpi për shtëpi përhapin lajmin në mbarë zonën e përfshirë se bajraku është dorëzuar në çarshi, prandaj kush guxon t'i dalë zot detyrës së bajraktarit, le të dalë dhe ta marrë në dorëzim bajrakun. Atje ku nuk kishte çarshi, atëherë bajraku dorëzohej tek kisha ose diku tjetër në një vend me shenjë, të shprehur me një mikrotoponim të veçantë.

Jo rrallë në histori, bajrakët, regjimet e zonave të veçanta, si me thënë pushteti lokal tradicional, ka rënë në duart e vegjëlisë, domethënë në duart e gjakut jo blu. Dhe jo rrallë ata kanë dhënë qeverisje nga më të suksesshmet. Me kohë, natyrisht me shekuj, edhe ata, falë martesave me dyer të para, falë namit të fituar në përfaqësimin e bajrakëve të vet, janë shndërruar në gjak blu. Me një fjalë, prej kur ka lindur si kategori historike, pushteti nuk ka mbetur kurrë merà (miraz), pra, nuk ka mbetur kurrë pa zot.

Natyrisht, nga ky rregull nuk do të kursehet as Kosova e sotme, pra Republika e pavarur dhe sovrane e Kosovës, e njohur ndërkombëtarisht deri tash nga 74 vende dhe me perspektivë të pambyllur për njohje të reja. Në një mënyrë a në një tjetër, Kosova do ta ketë pushtetin e saj, do t'i ketë institucionet e saj shtetërore mbi bazën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës në fuqi.

Sot pak a shumë Prishtina zyrtare është në gjendjen e politikës së nxjerrë në ankand, politikës në prag të nxjerrjes në ankand. Të gjitha partitë iu janë përgjigjur negativisht formulave të shpallura nga partitë e tjera. Dikush ka shpallur formulën PDK-AAK, si formulë të mjaftueshme. Dikush ka shpallur formulën PDK-AAK-AKR si formulë të zgjeruar, dikush ka shpallur formulën PDK-LDK-AAK si formulë të qeverisjes me bazë të gjerë, dikush ka kërkuar qeverisje gjithpërfshirëse. Sa më të përbëra formulat, aq më të vështira ndarjet e posteve, ndarjet e roleve, caktimi i mandatarit të ri për formimin e qeverisë, përafrimi dhe konsolidimi i programit të qeverisjes, përfytyrimi i zgjatjes së mandatit të ardhshëm të institucioneve qendrore shtetërore të vendit, parashikimi i qëndrueshmërisë së qeverisjes së vendit në periudhën vijuese.

Do pranuar, më shumë ka ndeshur në mirëkuptim formula më e thjeshtë e pasqyruar pak më lart, ajo PDK-AAK. Do të kishim prej saj një qeverisje të mjaftueshme, do të kishim një opozitë të fortë, do të kishim një vënie në provë të kimisë midis palëve përbërëse të të ashtuquajturit krah të luftës, do të kishim një perspektivë katërvjeçare të qeverisjes. Në një formulë të zgjeruar me AKR-në, kjo e fundit, siç është shprehur kryetari Pacolli, do të ndjehej si gomë rezervë, pra si një gjymtyre e panevojshme a si zgjatje gjymtyrësh, pra si apendis. Edhe unë do të pajtohesha se formula kështu menjëherë vështirësohet, e humbet komoditetin.

Për ta çimentuar qeverisjen e ardhshme mbi formulën PDK-AAK, unë do të propozoja me këtë rast që kësaj shumice qeveritare t'i bashkëngjitej mbështetja në parlamentare, pra vota në Kuvendin e Kosovës nga ana e Lidhjes Demokratike e Kosovës. Kjo mbështetje, kuptohet, do të arrihej me marrëveshje mes dy partnereve qeveritare dhe LDK-së si partnere parlamentare, në kuadrin e një kompromisi mes shumicës dhe LDK-së lidhur me programin e ri të qeverisjes, përmbajtjen, mënyrën dhe afatet e përmbushjes. Në këtë mënyrë, pa marrë pjesë në qeverisje, por si pjesë e Kuvendit të Kosovës, LDK do ta impononte një pjesë të programit të saj ndaj shumicës së re qeverisëse. Kjo ndodh jo rrallë në vendet e konsoliduara në momente hopesh të reja të vendit ose shpesh në vende jo të konsoliduara në periudhat e tyre në konsolidim e sipër si shtete.

Në këtë mënyrë, roli i opozitës pa kompromis i mbetej Vetëvendosjes, ndërsa roli i opozitës së moderuar i mbetej AKR-së. Kjo e fundit do të ishte burim i iniciativave, i organizimit të komisioneve, organizimit të grupeve të përkohshme parlamentare me pjesëmarrës nga të gjitha grupet për çështje të ndryshme, kryesisht të fateve kombëtare të Kosovës ose për zgjidhjen e momenteve kyçe të paparashikuara në qeverisjen e vendit a në jetën parlamentare të vendit.

Formulat e gjera, i bëjnë të pamanovrueshme gjetjet e kandidaturave dhe miratimin e tyre, i bëjnë të pamanovrueshme përpjesëstimet e pushtetit në përqindje, i bëjnë të pamanvorueshme lindjet e pakënaqësive në gjirin e qeverisjes, i bëjnë të paparashikueshme zgjatjet e afateve të qeverisjes. Pra e çojnë politikën nga ankandi në ankand, duke ia ulur gjithnjë e më shumë vlerat fillestare të daljes së tyre në tregun e ankandeve.

(Botuar në Bota Sot më 22 janar 2011)

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ 

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ROJA TË SOVRANITETITZotër shtëpieNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.06.2011)
"PRANVERË ARABE" APO DIÇKA TJETËRNga FRANK SHKRELI (02.03.2011)
MBI NGJARJET E JANARITNga ISMAIL KADARE (02.03.2011)
NJË PAMFLET TJETËR QOSIST PËR NJË REVOLUCION TJETËR TË VONUARSi rren, shpif, flliq e ndyn dhe jargiset Rexhep QosjaNga JAHIR DEMAJ (02.02.2011)
STABILITETI I SHQIPËRISË NË FAVOR TË GJITHË SHQIPTARËVEMETODAT E EDI RAMËS DESTABILIZUESE PËR SHQIPËRINË DHE RAJONINNga Elida BUÇPAPAJ (02.02.2011)
KORTEZHI I ENVER HOXHËS DHE KORTEZHI I EDVIN KRISTAQ RAMËS SOT...Të bësh propagandë edhe me të vdekurit......!Nga BEQIR SINA, New York (01.29.2011)
DITA QË NDAN, Ç'DO TË BËHET MË PAS?Të flasim si qytetarë: 21 janari shpjegon të shkuarën dhe të ardhmen, teksa pasqyron të sotmenNga VISAR ZHITI (01.28.2011)
(NUK) JU FLET RADIO LONDRABBC MBYLL SHËRBIMIN NË SHQIPNga FRANK SHKRELI (01.27.2011)
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETITNga Elida BUÇPAPAJ (01.27.2011)
PA ASNJË PROVË RAPORTI VË NË BANKËN E AKUZËS BE, SHBA, KOSOVËN, SHQIPËRINË...Nga SHPËTIM IDRIZI, fjala e plotê nê seancên e 25 janarit nê Srasburg (01.27.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]