Mediat qarkullojnë lajmin se Partia Demokratike e Kosovës synon t'i rikonfirmojë dy emërtesat kryesore të vendit, në postin e Kryeministrit të Kosovës dhe të Presidentit të Kosovës respektivisht do t'i ketë Hashim Thaçin, kryeministër aktual, dhe Jakup Krasniqin, kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, të dy eksponentë të së njëjtës parti.
Pa e paragjykuar z. Jakup Krasniqin në detyrën e kreut të shtetit, unë kisha menduar se PDK-ja, duke e pasur postin kryesor, atë të kreut të qeverisë, atëherë postin tjetër kryesor do t'ia japë një partnereje tjetër qeveritare. Dhe këtu unë nuk kam pasur parasysh as Aleancën Kosova e Re dhe as kreun e kësaj partie apo të koalicionit përkatës partiak Bexhet Pacollin.
Këmbënguljen për ta mbajtur patjetër postin e Kryeministrit unë e shikoj si ndjenjë përgjegjësie të kësaj partie dhe të vetë kryetarit të saj. Një parti, duke mos e pasur qeveria e Kosovës emrin e një eksponenti të saj, përkatësisht duke mos e pasur emrin e kryetarit të saj, edhe mund të spekullojë dhe të mos i pranojë përgjegjësitë për të metat, mangësitë apo dështimet e qeverisjes së saj. Por, kur ajo e ka Kryeministrin, atëherë i merr mbi shpatullat e saj edhe detyrat, edhe përgjegjësitë, edhe privilegjet, edhe pasojat e qeverisjes, pra i merr mbi vete edhe të mirat, edhe të këqijat.
Rikonfirmimin e dy emërtesave kryesore, prandaj, unë e shikoj si një skemë pa sens krijues në një rrafsh më të gjerë. E shikoj si një mungesë të frymës krijuese, të shpirtit krijues të qeverisjes së re të Kosovës. E shikoj si një mungesë të frymës ndërtuese dhe të shpirtit ndërtues. Pra e shikoj si një prirje jokonstruktive, si një prirje jo të bazuar në dëshirën për të ndërtuar, por në dëshirën për të shpërblyer vetveten partia e parë e Kosovës, kreu i saj më i lartë.
Një skemë pa sens krijues është skemë shabllone, është një skemë e cila të është dhënë e gatshme nga realiteti që krijoi dorëheqja e parevokueshme e ish Presidentit Fatmir Sejdiu, detyruar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, dhe largimi i Lidhjes Demokratike nga koalicioni qeverisës. Kjo skemë e imponuar mund të ketë funksionuar për administrimin e zgjedhjeve, për funksionimin e jetës së vendit në rrethanat përkatëse, në një koniunkturë të shkurtër, të kufizuar, por nuk është aspak e thënë që të funksionojë në rrethanat e realizimit të programeve të reja, të reformave të reja, të sfidave të reja të marra përsipër nga PDK-ja si kryesuese e koalicionit të ardhshëm apo të imponuara nga këto realitete të cilat ne i njohim, si dhe nga realitete të së ardhmes, ku nuk mund të mos mungojnë të papriturat.
Rënia e kësaj partie, e udhëheqjes së saj, e kryetarit të saj në këtë skemë më shtyn të mendoj se kjo parti nuk i jep hapësirë veprimi udhëheqjes së saj, më shtyn të mendoj se kjo udhëheqje nuk i jep hapësirë veprimi kryetarit të saj. Ngushtimi i këtyre hapësirave nga poshtë është po aq i rëndë sa zaptimi i tyre nga lart. Në raportet parti-udhëheqje-kryetar përcaktohen sa autoriteti i partisë, aq edhe autoriteti i udhëheqjes, sa autoriteti i udhëheqjes, aq edhe autoriteti i kryetarit. Ka parti të cilat nuk funksionojnë ngaqë i mban nën dorë të fortë udhëheqja, ka udhëheqje të cilat nuk funksionojnë ngaqë i mban nën dorë të fortë kryetari, por ka edhe kryetarë me duar të lidhura nga udhëheqja, ka edhe udhëheqje me duar të lidhura nga partia e tyre. Me partinë është parsysh baza e saj, zëri i kësaj baze, i cili përfaqësohet nga veprimtarët e saj, pra nga militantët e saj. Në qoftë se këta për çdo gjë e për çdo hap e kushtëzojnë udhëheqjen dhe kryetarin, këta janë pa autorizime nga baza e tyre, prandaj të cunguar në veprimtarinë dhe rolin e tyre. Në qoftë se këta nuk pyeten fare apo nuk pyten fare nga udhëheqja e kjo nga kryetari, atëherë janë faktorë të mpirë, të paralizuar, mbeten pa forcë dhe rol mbështetës e përkrahës ndaj kreut, shndërrohen thjesht në instrument elektoral të kreut.
Kundërthënie të tilla janë të pashmangshme. Dhe janë pengesë në shkallë të ndryshme për reformimin e qeverisjes, reformim i cili fillon nga reformimi i brendshëm i partisë. Një forcë politike në pushtet, e cila nuk është në gjendje ta reformojë vetveten, nuk mund të jetë në gjendje ta reformojë qeverisjen, ta reformojë politikën, ta reformojë ekonominë, ta reformojë shtetin, ta reformojë shoqërinë. Një parti që kërkon rezultate prej kreut të saj është e domosdoshme t'i japë atij autorizime të bollshme. Kështu udhëheqja nuk do të ishte peng i partisë, kryetari nuk do të ishte peng as i udhëheqjes, as i partisë. Kështu edhe udhëheqja do të ishte e thirrur gjithnjë pranë kryetarit, edhe partia do të ishte e thirrur gjithnjë pranë udhëheqjes, krejt në mënyrë të natyrshme.
Duke mos e diskutuar emërtesën e Kryeministrit si një ekskluzivitet të partisë kryesore të vendit, unë e shikoj gjithnjë të domosdoshme që postin tjetër kryesor ta ketë partia tjetër partnere. Por kjo varet gjithsesi se deri ku e hedh shikimin sot Partia Demokratike e Kosovës: a e hedh deri pas katër vjetëve apo e hedh në një fazë më të afërt, ndoshta krejt të afërt.
(Botuar në Bota Sot më 13 shkurt 2011)
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THAÇIZMI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
RADHA E RËNIES SË RAISËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ