VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LIBIA - TURPI I PERËNDIMIT?Nga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Enjte, 10.10.2024, 11:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

LIBIA - TURPI I PERËNDIMIT?

Nga FRANK SHKRELI


E Enjte, 03.10.2011, 11:04pm (GMT+1)

Lajmet mbi luftimet midis kryengritësve dhe forcave besnike të Moamar Gadafit në Libi vërtetojnë nga dita në ditë se ai vend është zhytur në një luftë të egër civile. Numri i të vrarëve dhe të plagosurve civilë, anembanë vendit, por sidomos në pjesën perëndimore të Libisë është gjithnjë në rritje e sipër nga sulmet e forcave të regjimit terrorist të Gadafit dhe mercenarëve të tij. Sipas lajmeve nga Libia, me mijëra veta mund të kenë gjetur vdekjen nga dhuna në atë vend dhe siç duket Gadafi nuk është i kenaqur së vrari sa më shumë nga kundershtarët e tij, por pasi është pasuruar vet dhe familja e tij, ai gjithashtu u ka dhënë urdhër forcave të regjimit të tij që të sulmojnë dhe të shkatërrojnë edhe pasurine e popullit libian, duke sulmuar qendra me rëndësi të industrisë së naftës, përfshirë edhe qendrën kryesorë të naftës në vend, portin Sidra.

Ndersa forcat e Gadafit po ushtrojne dhune vdekje-prurese kunder popullates civile qe kundershton regjimin e tij, vazhdojne bisedimet dhe takimet diplomatike ne Evrope dhe ne Kombet e Bashkuara ne New York per ndalimin e kesaj masakre. Bashkimi Evropian vendosi te zgjase afatin e sanksioneve ekonomike kunder regjimit te Gadafit dhe Ministrat e Mbrojtjes te 28 vendeve te organizates se NATO-s po takohen ne Bruksel per te shqyrtuar gjendjen ne Libi, dhe mundesine e marrjes se masave ushtarake kunderj regjimit te Gadafit. Edhe Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara eshte duke u "keshilluar" per masat e mundeshme qe mund te marre ose te rekomandoje Organizata e Kombeve te Bashkuara.

Megjithe keto manovrime diplomatike, duket se nuk ekziston asnje entuziazem per te nderhyre ne Libi, perkundrazi, vihet re nje ngurrim i dukshem si ne Evrope ashtu edhe ne Amerike, e lere me ne Kombet e Bashkuara, ose ne radhet e Liges Arabe, per te nderhyre, sidomos ushtarakisht, per ndalimin e gjakderdhjes qe Gadafi po shkakton mbi popullin e tij te pambrojtur dhe per te ndaluar shkaterrimin e pasurive natyrore te vendit. Ndersa Turqia, vendi anetar i trete me i madh i NATO-s eshte shpallur haptazi e kategorikisht kunder cdo nderhyrjeje ushtarake, nuk eshte per tu cuditur aspak se Rusia e Kina, dy anetare te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara do te perdornin veton mbi cdo propozim te Kombeve te Bashkuara per ndonje nderhyrje ushtarake ne Libi. Duket sikur bota, e sidomos Perendimi nuk ka arrijtur ende nje pike vendimarrese mbi masakrat qe po ndodhin ne Libi.

Ka ardhur koha qe bisedimet dhe konsultimet nderkombetare tani te kethehen ne veprime. Vendet perendimore, mundesisht me perkrahjen e Kombeve te Bashkuara, e ne mungese te kesaj perkrahjeje, atehere me ndihmen dhe angazhimin e NATO-s -- duhet ti dergojne Gadafit nje mesazh te pa-dyshimte se komuniteti nderkombetar nuk do te toleroje masakrimin e popullesise civile --duke shpallur ne minimum vendosjen e zones se ndalim fluturimit mbi territorin e Libise, per te ndaluar forcat e Gadafit qe te perdorin helikopteret dhe aeroplanet moderne ne masakrimin e popullesise civile qe kundershton ate regjim, dhe te marrin vendim te menjehershem qe te jene gati per nje reagim te shpejte per dergimin e ndihmave humanitare ne Libi.

Situata ne Libi dhe manovrimet e tanishme diplomatike me sjellin ne mend periudhen e para nderhyrjes se NATO-s ne Kosove per te ndaluar nje tragjedi dhe gjenocid te popullit shqiptar te Kosoves. Mos te ishte per rolin udheheqes te Shteteve te Bashkuara qe binden NATON te nderhynte dhe te bombardonte Serbine, Kosova sot do te ishte krejtsisht dicka tjeter, qe me frikeson edhe ta marr me mend. Natyrisht se do te ishte e preferuar qe komuniteti nderkombetar te vleresoje gjendjen ne Libi dhe te vendose per marrjen e masave konkrete dhe te menjehershme, por sic duket fatkeqsisht, ose fatbardhesisht, si atehere edhe sot, jane Shtetet e Bashkuara, fuqia qe duhet te jete udheheqse ne perpjekjet per te bindur boten se populli libian meriton te shpetohet nga ky "qen i terbuar i Lindjes se Mesme", sic e pat quajtur Presidenti Ronald Reagan ne kohen e tij. Zevendes ambasadori i Libise ne Kombet e Bashkuara, Zoti Ibrahim Dabbashi i beri thirrje "komunitetit nderkomebtar qe te marre masat e nevojshme per te ndihmuar popullin libian dhe per ta mbrojtur ate nga gjenocidi me te cilin perballet tani."

Diktatoret shtypes si Gadafi dhe miku i tij i dikurshem Milosheviqi nuk cajne forte koken per presionet politike e ekonomike te komunitetit nderkombetar. Eshte e qarte se -- duke u bazuar ne standardet njerezore nderkombetare -- Gadafi po ben ben krime kunder njerezimit duke masakruar popullin e vet, ne perpjekje per te mbajtur gjalle regjimin e tij te deshtuar. Eshte detyre morale, mundesisht me pelqimin e komunitetit nderkombetar, por nese jo, atehere Perendimi, e sidomos Shtetet e Bashkuara, duhet te luajne rolin udheheqes per ti dhene ultimatum dhe per te detyruar kapitullimin e regjimit terrorist te Moammar Gadafit, edhe me force ushtarake po te jete nevojshme, per ndalimin e kesaj gjakderdhje te papranueshme ne Libi.

Ishte e drejte dhe me vend kur NATO bombardoi Beogradin gjate luftes se Kosoves per te shpetuar popullin shqiptar nga gjenocidi i regjimit terrorist te Milosheviqit. Eshte urgjente, e drejte dhe e moralshme tani nderhyrja e NATO-s ne Libi, bile edhe pa nje mandat nga Kombet e Bashkuara, neqoftse eshte e nevojshme, per te ndaluar sulmet e forcave ajrore dhe te artilerise kunder popullesise civile. Ka ardhur koha qe fjalet e politikaneve dhe zyrtareve ushtarake perendimore te kethehen ne vepra dhe te ndihmohen grupet kryengritese libiane kunder regjimit te Gadafit, ashtuqe te mos perseritet ai qe eshte quajtur "turpi i perendimit", kur bota ndejti duar kryq, duke mos nderhyre me kohe ne Bosnje per te ndaluar forcat serbe, gje qe coi ne nje skenare gjenocidi te vertete, mu ne mes te Evropes, nje pike e zeze kejo ne historine boterore te pas Luftes se Dyte Boterore.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentishtOPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.10.2011)
ABRAHAM LINKOLNI - SHEMBULL I DINJITETIT NJERËZORNga FRANK SHKRELI (03.08.2011)
BOTA ARABE NUK ËSHTË DUKE THIRRUR PËR NDIHMËN TONËNga ANNE APPLEBAUM, "Washington Post" (03.08.2011)
MOS E LUANI LOJËN E TJETËRKUJTNga KRISTOFER DELL, "Kosova sot" (03.07.2011)
20 VJETORI I RIVENDOSJES SË MARRËDHËNIEVE MIDIS SHTETEVE TË BASHKUARA DHE SHQIPËRISËNga FRANK SHKRELI* (03.06.2011)
ISLAMI ËSHTË PROBLEMI?Nga NICHOLAS D. KRISTOF, New York Times (03.06.2011)
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.05.2011)
THAÇIZMINga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.05.2011)
RADHA E RËNIES SË RAISËVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.05.2011)
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.05.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]